Që nga viti 1990 deri në vitin 2019 janë rikthyer nga emigracioni 96 mijë shqiptarë, shumica e tyre pa dëshirë

4 Janar 2021, 09:27Sociale TEMA

Që nga viti 1990 deri në vitin 2019 janë rikthyer nga emigracioni 96 mijë e 775 persona, shumica e tyre pa dëshirë, por për shkak të mosaprovimit të azilit.

Të dhënat nga Anketa Kombëtare e Emigracionit tregojnë se numri kumulativ i emigrantëve të rikthyer arriti në 96,755 persona deri në mes të vitit 2019.

Më shumë se 34 mijë persona mbërritën në Shqipëri përpara vitit 2011 dhe mbi 60 mijë të tjera pas vitit 2011.

Pak më shumë se 85 për qind e emigrantëve kishin qenë më parë me qëndrim në tri vende, që janë edhe destinacionet më popullore për emigrantët, Greqia, Italia dhe Gjermania.

Një studim i fundit i profesorëve Gëdëshi dhe King mbi emigrantët e rikthyer gjeti se vetëm 10 për qind janë kthyer me dëshirë, ndërsa pjesa tjetër, 90% kryesisht për shkak se nuk kanë mundur të integrohen dhe nuk është aprovuar kërkesa e tyre për azil.

Nga anketa në të rikthyerit 24 për qind e familjeve shprehen se marrin ndihmë ekonomike dhe 61 thonë se blejnë me listë në një ose më shumë dyqane ushqimore. Rreth 65 për qind e tyre thonë se gjendja financiare e familjes është e pamjaftueshme ose shumë e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e përditshme.

Dy burimet kryesore të jetesës për familjet e të kthyerve janë puna e anëtarëve të familjes dhe ndihma sociale, ndihma ekonomike, pensionet dhe pagesat e aftësisë së kufizuar.

Po kështu, ka edhe disa familje që kanë si burim të vetëm të ardhurash ndihmën ekonomike ose pensionin e prindërve. Ky është rasti i Endritit nga një fshat i Peshkopisë: “Jemi pesë veta në familje dhe jetojmë vetëm me pensionin e babait, që është 16 000 lekë në muaj. Gruaja dhe unë jemi të papunë.”

Qëkur janë kthyer nga vendi pritës pas aplikimit për azil, gjenda financiare për shumë familje azilkërkuese nuk ka ndryshuar ose është përkeqësuar.

Faktori kryesor që shpjegon këtë situatë është norma e lartë e papunësisë, nën-punësimi dhe të ardhurat e ulëta nga çdo punë në sektorët formalë dhe joformalë.

Thuajse 36 për qind e popullsisë në këtë grup janë të papunë, shpesh,afatgjatë. Papunësia është më e lartë te të rinjtë dhe dukshëm më e lartë sesa norma zyrtare e papunësisë në Shqipëri.

Nga ata që punojnë, 34 për qind bëjnë punë të pakualifikuar në sektorin joformal, që jo vetëm është e keqpaguar, rastësore dhe e pasigurt, por edhe, shkakton stres emocional dhe pasiguri për të ardhmen.

Niveli arsimor i të kthyerve është shumë më i ulët sesa mesatarja e popullsisë së përgjithshme. Edhe pse disa anëtarë të këtij grupi kanë arsim të mesëm ose universitar, shumica kanë përfunduar vetëm arsimin e detyrueshëm nëntëvjeçar.

Edhe niveli i aftësive profesionale i tyre është i ulët. Rreth 53 për qind e tyre nuk kanë një profesion dhe bëjnë punë që nuk duan kualifikim.

Disa prej të kthyerve kanë pasur disa përvoja të mëparshme në migracion, kryesisht në Greqi.

1 komente në “Që nga viti 1990 deri në vitin 2019 janë rikthyer nga emigracioni 96 mijë shqiptarë, shumica e tyre pa dëshirë”

  1. Erdogan says:

    Eshte shume e qarte qe Gjermania,Italia,Spanja,Franca,Amerika etj investojne ne Turqi se duan te marrin qytetare te kualifikuar nga vendet tona.
    Popullsia e ketyre vendeve te zhvilluara qe ndajne teknologjine per aresye Strategjike midis tyre nuk rritet dhe kjo eshte aresyeja kryesore pse jane shtete mbi 50 milioneshe dhe konkurojne midis tyre per hegjemoni.
    Kush nuk e kupton lojen e Evropes me Ballkanin pervec Turqise eshte thjesht Idiot.
    Vetem se Turqia qe ktheu Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne Xhami duhej te paguante pasojat.
    Ku jane Ilyret e Vorio Epirit te protestojne per kete padrejtesi Kombetare nga Sulltani Erdogan?
    Nuk them per Turqit myslimane te vetequajturit “Skiptare” te protestojne se keta i thone Stamboll Qendres tone 1100 vjecare te Bizantit dhe jo Kostantinopolis se kane Ndergjegje Turke por te tjeret ne qofte se kane mbetur apo kane pak “Lirine” e shprehjes.
    Por duket se eshte plan qe me krijimin e ketij Pashalleku turk ne 1913en nga fashistet e Romes dhe Amerikanet e colonizatoreve te shkaterrojne Civilizimin tone te Lashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje