Rama për inspektim në Vlorë, banori i ankohet për legalizimet, batuta me qytetarët: Rrinë urtë vlonjatët e bërtet korçari, s’shkon kjo

3 Janar 2021, 19:14Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Vlorë ku ka inspektuar punimet në lagjen “24 Maji”.

Kjo lagje thotë Rama ka një hapsirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët.

Kjo lagje thotë Rama ka një hapësirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët.

“Ka nisur transformimi i lagjes “24 Maji”, një hapsirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët”, shkruan Rama.

Në këtë takim ai ka qenë i shoqëruar nga Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli. Ky i fundit i ka prezantuar edhe projektin që do të tranformojë lagjen.

Kryeministri ka vijuar me inspektimet në Kume të Vlorës, një lagje e madhe informale prej 24 hektarësh pranë plazhit të vjetër, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e ujësjellës – kanalizimeve, do të vazhdohet me infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin.

Gjatë inspektimeve Rama është pritur nga një numër i lartë banorësh. Një banor i është ankuar kryeministrit se shumë qytetarë e kanë marrë legalizimin, ndërsa ai akoma jo.

Si gjithnje Rama ishtë përgjigjur me batuta.

Pjesë nga biseda:

Banori: S’kam marrë legalizimin, 10 veta e kanë marrë vetëm unë

Rama: E ke tepruar pak me lartësinë dhe do ta zgjidhim. 10 e kanë marrë ti se ke marrë e tani thua kemi probleme me legalizimin.

Banori: Vetë na thanë hajdeni nga Korça

Nga Korça ke ardhur ti. Duke ndenjur me Vlonjatët të duket vetja vlonjat por sje vlonjat. Dëgjo se nuk shkon kjo rrinë urtë të tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështu këta se rrinë kështu si korçarë se po hapën gojën këta e di si vjen puna pastaj.

Banori: Jemi bërë ne korçarët më shumë se vlonjatët.

Rama: Shaka bëjmë tani, se për fat të mirë kemi ardhur të fillojmë punën dhe shakaja na lejohet. Shakaja na lejohet. Na e bë një fotografi me këta djemtë tani.

5 komente në “Rama për inspektim në Vlorë, banori i ankohet për legalizimet, batuta me qytetarët: Rrinë urtë vlonjatët e bërtet korçari, s’shkon kjo”

  1. Z,Rama thuaj Dritan Lelit te prishi 2 ndertimet pa leje qe na kane zene lulishten perballe ambulances ... says:

    ..20 vjet ato 2 ndertime te koruptuara nga ish drejtuesit e PS se vlores, jane ndertime mes dy pallateve dhe para nje kopeshti femijesh. Vendos dore Edi se jemi te lodhur nga keta te koruptuarit e vlores .

  2. FATOS ARAPI says:

    okyemistri, humb kohen kot,para 25 prillit do te shohesh, kam qef te shoh … Nuk e di!!!

  3. E vertete says:

    …ne ane te ruges kryesore ne Vlore , midis dy pallateve gati perballe ambulances dy ndertime abuzive me vite te tera nuk i prek njeri , ndertime mbi ish lulishten e lagjes dhe perballe kopshtit. Krye korupsion e drejtuesve te Ps ne vlore , banoreve u ka sosur durimi , votojne Ps dhe injorohen nga Ps . Boll , boll , boll.

  4. VETËVENDOSJE! says:

    Bravo Ramut. Ja hengersh karin Alb8n Kurtit.

  5. Barcaleta says:

    Hahah…hajt se dhe ju lesht keni per te marr…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje