Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke i ofruar pak nga vaksinat e saj Shqipërisë

3 Janar 2021, 15:11Sociale TEMA

Gazetari Carlo Bollino mendon e vendi i tij i origjines duhet te kujtohet per Shqiperine, e cila e ndihmoi ne momentet me te veshtira ne perballimin e vales se pare te pandemise, e cila kishte gjunjezuar Italine!

Përmes një statusi në Facebook Ai ka kërkuar që Italia të rikthejë solidaritetin që Shqipëria i dha asaj kur pandemia e kishte ‘gjunjëzuar’ para 10 muajsh.

Bollino shkruan se tashmë Itali duhet t’i vijë në ndihmë Shqipërisë me vaksinat, e cila përfiton mbi 450 000 doza çdo javë.

Sikur 1000 doza të jepeshin për Shqipërinë çdo javë, shkruan Bollino, Italia do të tregonte se fjala solidaritet dhe mirënjohje ekzistojnë edhe në kohë pandemie!

“Në muajin mars, kur Italia ishte në kulmin e emergjencës Coronavirus, Shqipëria vuri në dispozicion 30 mjekë dhe infermierë duke përfituar nga disponibiliteti i burimeve profesionale të papërdorura në frontin e pandemisë.

Dhjetë muaj më pas, Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen, që i jep prioritet vendeve më të pasura (në të cilën ka pjesë përgjegjësie edhe Bashkimi Europian), ka mbetur ende pa vaksina. Dhe do t’i duhet të presë akoma 3 javë për të marrë dozat e para.

Ndërkohë më të brishtët vazhdojnë të vdesin.  A nuk do të ishte ky momenti që Italia të shkëmbente në mënyrë konkrete dhe të prekshme solidaritetin e marrë dhjetë muajve më parë?

Italia ka marrë mbi 450.000 doza vaksinash në javë, por deri tani ka mundur të bëjë më pak se 10%. Do të mjaftonte të jepte 1000 doza në javë për Shqipërinë, për të filluar imunizimin që tani të personelit mjekësor, të mësuesve, të policëve, të moshuarve…

Do të ishte vërtetë shumë bukur të zbulonim se fjala solidaritet dhe fjala mirënjohje ekzistojnë edhe në kohë pandemie!”, shkruan Bollino në rrjetin social.

16 komente në “Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke i ofruar pak nga vaksinat e saj Shqipërisë”

  1. Ceni says:

    Keshtu duhet te ndodh. Shpresojme.

  2. Shaqo says:

    Carlo, ne shqiptaret nuk e kemi zakon te kujtojme te mirat qe u kemi bere te tjereve, por me shume mirnjohes jemi per te mirat qe na bejne te tjeret.
    …por ti flet si italian ne kete rast.

    1. Kola says:

      Shaqo pse genjen. Kemi mbi 50 vjet qe i themi çifutve se si i kemi shpetuar nga gjermani. Pothuajse perdite ne çdo emision tv.

  3. mirel says:

    Shqiperise nuk i ka munguar asnjehere ndihma dhe solidariteti nga Italia dhe kjo perseri do te ndodhe, Por edhe sikur nje italian me shume ne dite te vaksinohet edhe kjo eshte ndihme per Shqiperine.

    1. Publius_Varus says:

      Mirelo kujdes me bythlepirjen ndaj italianeve se te vijne te kapin vajzen pastaj.

      Se jane buburreca te medhenj.

      Po ti si vemje qe je ndoshta edhe e pranon kete gje.

  4. Kim été says:

    Do shpërbëjm BE-në para antarsimit të Serbis. S’është shaka por zotim.

  5. Leo says:

    Carlo perfaqeson vlerat me te mira te Italise. E meriton te jete konsull i Italise ne Shqiperi.
    Rralle gjen te njeri qe fjalet te perputhen me ndienjen e paster, ashtu sic ndodh me Bolinon. Keshtu e mbaj mend qe ne vitet 90-te, asgje ska ndryshuar per keq tek ai, po i njejti.

  6. Ebono per Albania says:

    Faleminderit z,Bollino, keshtu duhet te ndodhe …normalisht,por edhe ne do i marrim ato vaksinat kur te vijne radha..biles do te jete nje kontgjent i prodhuar posacerisht per Shqiperine,Kosoven,Maqeddonine,Bosnje Hercegovinen kete e kane menduar me kohe Vizionaret e BEsenje prodhim i ti pit qe njihet shume mire nga tregtaret e tezgave per cilesine …..

  7. Lanabregesi says:

    Respekt pa fund per Carlo Bollinon,i cili punon dhe jeton prej shume vitesh ne Shqiperi.

  8. Kola says:

    Shaqo pse genjen. Kemi mbi 50 vjet qe i themi çifutve se si i kemi shpetuar nga gjermani. Pothuajse perdite ne çdo emision tv.

    1. a says:

      bjeri legenit kola, hidh balte se te rritet pagesa ?
      Prit te shkruaj dikush tjeter dhe shkruaje prape komentin.

  9. Mir Njohja komuna Muqibabe says:

    Dhe ata qifute na e “dine shume ” per nder. Skllever e bij sklleverish …kur u shpetuan nga urija…

  10. proletari20 says:

    Besoj se Italia si gjithmone do ta ndihmoje Shqiperine edhe ne ket rast..Shqipetaret i kane syte nga Italia si gjithmone,
    Mos beni komente pa kuptim ne keto momente te veshtira per te gjithe .

  11. Ndroqi says:

    Carlo Billino eshte shembulli se si duhet te jet nje gazetar,se na i bjen zorret ne fyte disa vemje te ndyta si:Fevziu,Vasili,Shkullaku,Bejtja,Bushati,Sonila,Zheji,etj.

  12. Te na rroje vajza e pare,tjeter here me djale says:

    Po vaksinat qe i kane premtuar Lulzim Bashes partite simotra ,kur do te vijne,apo kane ngaterruar adresen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje