Nesër skadon shtetrrethimi! Shqiptarët futen për herë të fundit në karantinë në orën 20:30, pritet njoftimi nga Ekspertët

3 Janar 2021, 19:34Sociale TEMA

Nesër është dita e fundit që shqiptarët do të futen në karantinë në orën 20:30. Dy javë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që shqiptarët të karantinohen nga ora 20:30 deri në 06:00, kjo fashë orare do të skadojë nesër, më 4 janar.

Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalë ditën e nesërme në një konferencë për mediat ku do të njoftojë rregullat e reja anti-covid.

Nuk dihet nëse do të qëndrojnë në fuqi masat e tanishme, të cilat janë vendosur në datën 24 dhjetor, apo do të ketë një shtrëgim/lirim masash.

Ekziston mundësia që kjo orë policore të shtyhet dhe të rikthehemi me masën e mëparshme kur fasha e mbylljes ishte nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Vlen të theksohet se numri i personave të prekur dhe viktimat nga COVID në vend sa vijnë e ulen, duke shtuar mundësitë se mund të ketë një lirim masash. Gjithsesi, na mbetet të presim deklaratën zyrtare.

1 komente në “Nesër skadon shtetrrethimi! Shqiptarët futen për herë të fundit në karantinë në orën 20:30, pritet njoftimi nga Ekspertët”

  1. Dara says:

    Nuk bejne puna fashat jane pa lidhje,,Njerezit duhet te vazhdojne jeten duke mbajtur distance maske dhe dizifektojne duart ne cdo kontakt qe kane me dike apo prekje objekti gjate gjithe kohes qe jane jashte. Pa hyre ne shtepi te heqin kepucet e ti lene jashte ose ti disifektojne.te lajne duart dhe disifektojne xhaketa e xhupa qe ne korridor para se ti varin Kurse pleqt te rrijne brenda ne dhomen e tyre pa pasur kontakt thuajse fare me jashte dhe me njerezit e shtepise ku jetojne. Gatimi me doreza dhe maske, dizifektim pjata luge piruj etj para shtirjes se gjelles ne pjate apo pirjes se nje kafeje uji apo cdo gje qe preket perpara se te serviret. Tashti o djema ka nje problem se rinia duhet te punoje se njerezia ka mosha te ndryshme dhe halle halle dynjaja. Nuk mudeni te veni fasha sipas qejfit se dikujt i ben e dikujt i prish pune fasha e oraret e papunesia. Edhe cdo me thene mbas ores 22-00 mos te dali njeri ne kembe nje her se po i beni njerezit per budallej,,Po kujt i rruhet trapi te dali mbas asaj ore oooooo njerezit 98% e tyre rrine brenda ne ate ore ashtu kshu,,Keta 500 e kusur qe infektohen cdo dite( ÇDO DITE) e jo cdo nate mbas 22-00 oooooo shkencetari qe dha kete mendim qe te mbyllen njerezit gjoja natenne shtepi( TE MBYLLEN NATEN DHE INFEKTIMET DITEN (ÇDO DITE) ).Pa lidhje fare po fareee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje