PD del blof për akuazat në Baldushk: Familjet Shabanaj dhe Karaj janë përfituese nga programi i rindërtimit

3 Janar 2021, 19:47Sociale TEMA

Njësia Administrative Baldushk i është përgjigjur Partisë Demokratike, pas vizitës së këtyre të fundit në tre familje në Baldushk.

Sipas PD e përbashkëta e tre familjeve ishte papunësia, duke shtuar se ata jetonin me fare pak të ardhura në çadra plasmani dhe se u ishte  ndërprerë ndihma ekonomike.

Nga ana tjetër Njësia Administrative Baldushk shprehet se familjet Shabanaj dhe Karaj, janë përfituese nga Programi i Rindërtimit dhe pritet që të marrin nga një shtëpi të re.

Njësia Administrative Baldushk, përgjigja e plotë:

Njësia Baldushk dhe Bashkia Tiranë u janë gjendur pranë cdo muaj pas tërmetit

Njësia Administrative Baldushk ka bërë të ditur se asnjë familje e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit nuk është lënë vetëm, pa mbështetje financiare, ndihmë ekonomike dhe pa u përfshirë në Programin e Rindërtimit.

Familjet e Mersin dhe Genc Shabanajt pas tërmetit të 21 Shtatorit janë dëmshpërblyer me 3 milionë lekë, ndërsa pas tërmetit të 26 Nëntorit janë strehuar menjëherë në konteiner dhe më pas janë pajisur me cadër me kushte ngrohjeje. Gjithashtu këto familje janë trajtuar me paketa ushqimore cdo muaj nga Njësia Administrative Baldushk dhe Bashkia Tiranë.

Edhe familja e Zija Karajt, e cila gjithashtu u përdor ditën e djeshme nga ish-deputetë të PD për të fabrikuar akuza kundër qeverisë, është dëmshpërblyer me 3 milionë lekë pas tërmetit të shtatorit, si dhe është pajisur me 2 cadra bashkë me orenditë e nevojshme për të pasur një jetesë të mirë. Familja Karaj është trajtuar dy herë në muaj me paketa ushqimore nga Njësia Administrative Baldushk dhe Bashkia Tiranë.

Dosja e familjes se z. Zija Karaj është trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit e cila e ka klasifikur si fituese dhe shume shpejt do fillojë rindërtimi i shtëpisë së re.

7 komente në “PD del blof për akuazat në Baldushk: Familjet Shabanaj dhe Karaj janë përfituese nga programi i rindërtimit”

  1. ce says:

    Ik o Gaz Bardhi se le nam duke genjyer cdo nate, je bo si Ver Llapa i leshelise

  2. Teuta says:

    Po keto familje ,a ndjene pergjegjesi dhe a u vjen turp qe mashtrohen nga mashtruesit e PD-se ? A kane pak burreri qe te mos e mohojne te verteten .apo kane marre ndonje shume parash , nga PD-ja dhe ndonje thes mjell nga LSI-ja ?

  3. Johani says:

    AA edhe vitin 2021 me ket idiot a,o Zot ku je, phyyyy he rrace e ndyre qe vetem surratin njeri e ka.

  4. Johani says:

    Edhe vitin 2021 me magar te njejt do e kalojme,o Zot eshte vetem fillimi i vitit.

  5. Atdhetar says:

    hahahahahahaahahahahahahahahahah shife amon kush pretendon te udheheqe vendin shijojeni mire kete kufome qe thith akoma oksigjen mbi toke komplet kaqol dhe shume PEDE ku e gjetet kte mor pashe zotin na e nxirrni edhe foto mjeranin hahahahahahahaahahah o bardhi ik e vari vetes nje nuske qe te te marre zoti me te mire ose po me degjove mu me mire mos dile me se na felliqe rracen shqiptare shkurt muhabeti keputja vetes

  6. vlora says:

    Kete pergenjeshtrim duhet ta benin familjet, por ata jane plehra duan te hane nga te dy krahet.Shume te pafytyre jane.keta te pd u japin ndonje lek dhe u marin prononcimin

  7. Xakja. says:

    E kane spiunin tek dera. Eli tek hoteli qe ndroj emrin kur erdhi ne fuqi Sala nuk e ka harru zakonin e vjeter. Dembabadem spiun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje