Rritja e pagave me 15%, ministrja Kushi: Viti 2021 nis mbarë për mësuesit

4 Janar 2021, 14:50Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është ndalur sot tek rritja e pagave për mësuesit. Në një postim në rrjetet sociale, Kushi ka publikuar grafikën, ndërsa shkruan se 2021 do të nisë mbarë për mësuesit, pasi pagat e tyre do të rriten me 15%.

Sipas grafikës viti 2021 shënon edhe rritjen më të madhe të pagës për arsimtarët, krahasuar me vitet e kaluara.

“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%!? Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin! ?”, shkruan Kushi.

3 komente në “Rritja e pagave me 15%, ministrja Kushi: Viti 2021 nis mbarë për mësuesit”

  1. vjeshta says:

    Si u rritni rrogat atyre të paditur!
    Brezi i mësuesve pas viteve 90 duhet të bëjë kurse formimi ,se janë zero!

  2. Bledi Sota says:

    Po pedagoget e universiteteve publike, apo ato jane te njerkes? Ka qe ne 2009 qe nuk preken , as indeksim page e hoqi mavrija! Turp pedagog me rroga qesharake edhe studentet marrin me shume se nje Prof.Dr sot. Cfare arsimimi pret. Cudi eshte se rrogat e mesuesve ne gjimnaz do kalojne ato te pedagogeve.
    KM mavi i ka hal ne sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje