Rama, "ultimatum" Lelit: Ky pallat nuk mund të rrijë aty si gogol komunist

4 Janar 2021, 15:21Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme disa zona të qytetit të Vlorës, në kuadër të projekteve rehabilituese.

Këtë herë, në shoqërinë e deputetit të Vlorës, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Dritan Leli, kreu i qeverisë është njohur me punën e deritanishme në zonën e Sheshit të Flamurit.

Ndonëse reshjet e shiut nuk kanë ndalur për asnjë moment, kryeministri nën çadër nuk ka nguruar që t’i japë porositë e fundit Lelit për punën e deritanishme.

“Edhe këtë pallatin e keni planifikuar ta integroni, se nuk mund të rrijë ai aty si gogol komunist”, tha Rama, ndërsa Leli iu përgjigj se ‘po’ duke qeshur.

Rama shkruan në Facebook se, ky projekt do të zgjerojë hapësira të reja dhe do të krijojë një stacion të ri për vizitorët e turistët në qytetin bregdetar.

“Vlorë- Nis rindërtimi i qendrës së qytetit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve dhe fillon bashkë me të,

Faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme hapësira këmbësore.

Do të pritet kulla e asnjëherëpërfunduar në mes të sheshit dhe baza e saj prej tre katesh të larta do të transformohet në një qendër komunitare për të gjitha moshat, me hapësirat e saj argëtuese e kulturore, duke krijuar edhe një tjetër stacion për vizitorët e turistët.”,-shkruan Rama.

6 komente në “Rama, “ultimatum” Lelit: Ky pallat nuk mund të rrijë aty si gogol komunist”

  1. Mandravellua says:

    ‘Nis ndertimi i qendres’….. Po ka 20 vjet qe ndertohet ne qender mer vlla…
    Sa here shkojme, si Bagdadi ne kohen e bombardimeve e gjejme…

    1. Vlora1912 says:

      Po gogoli fashisto bullgar i Kastratit ne mes ts Lango mares???

      Apo eshte gogoli i ripjelljss ai…nuk ti vret syt..
      ***

      SI nuk te thot asnje Burrr sa posht ke ren o Derman???!

      Apo ke mbledhur veç nuse partie rreth vetes??
      Si ky Leli..

      Mut Saliu e kak ti me iliri o Mavri..

      Sa fatkeq paska qelluar ky vend

  2. Vlora1912 says:

    Po gogoli fashisto bullgar i Kastratit ne mes ts Lango mares???

    Apo eshte gogoli i ripjelljss ai…nuk ti vret syt..
    ***

    SI nuk te thot asnje Burrr sa posht ke ren o Derman???!

    Apo ke mbledhur veç nuse partie rreth vetes??
    Si ky Leli..

    Mut Saliu e kak ti me iliri o Mavri..

    Sa fatkeq paska qelluar ky vend

  3. Patrioti says:

    Diktatura eshte gjalle .kjo qe thote rama eshte e pa ligjshme. U shoku kryeminister koha e peqe Lepe ka ikur. Prandaj pergjigjia me e mire eshte ike q…u rrote
    k….i.

    1. asnjeansi says:

      Patrioti i bythes .

  4. Z,Rama , u lodhem ... says:

    ….dy ndertime abuzive mbi lulishte midis dy pallateve dhe gati perballe ambulances ne vlore te mbrojtura me korupsion per gati 20 vjet nga ps e vlores , u sfilitem dhe nuk reagon njeri ne vlore , kemi dritaret te bllokuara nga ndertesa , bllokuar dhe kopeshti qe eshte mbrapa , korupsion i gjalle qe ndodhet ne ane te ruges ismil qemali ……duhen rafshuar se ne votojme si lagje per ju por nuk po i prishin as dritan leli sot dhe as shpetim gjika dje. Boll, boll, boll..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje