Tirana bën goditjen e bujshme, afron sulmuesin e kombëtares shqiptare

4 Janar 2021, 23:01Sport TEMA

Tirana ka kryer goditjen e pare te bujshme ne kete merkato janari.

Bardheblute kane zyratrizuar pak minuta me pare afrimin e sulmuesit Taulant Seferi.

“Mirësevjen Taulan Sulejmanov (Taulant Seferi)!

Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit.

KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi.

Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24 vjecarin.

Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar I kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze.

Klubi I uron suksese me fanellën bardheblu. #miresevjenTaulan”, thuhet ne njoftimin e Tiranes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje