VIDEO shokuese: Momenti i aksidentit të rëndë në Elbasan, si shkoi makina përballë minibusit me pasagjerë

4 Janar 2021, 11:13Kronika TEMA

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, mbrëmjen e së dielës.

Siç duket nga pamjet makina, që drejtohej nga 29-vjeçarja K.Sh, vinte përballë minibusit dhe është përplasur në krahun e shoferit. Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë Volkswageni kabriolet është shkatërruar i gjithi.

Nga kjo ngjarje e rëndë mbeti i vdekur Kledis Deda. 36-vjeçari nga fshati Katund i ri i Elbasanit u dërgua fillimisht në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Po ashtu në spital, përveç shoferes së makinës janë dërguar për ndihmë mjekësore edhe disa pasagjerë të minibusit të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është arrestuar 29-vjeçarja për  veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

1 komente në “VIDEO shokuese: Momenti i aksidentit të rëndë në Elbasan, si shkoi makina përballë minibusit me pasagjerë”

  1. fajtori ai me makine te vogel

    skandal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje