Emiljano Shullazi ulërin në ambientet 41 bis/ DPB jep masë ndaj tij, ky i fundit i hedh në gjyq

5 Janar 2021, 22:07Kronika TEMA

Emiljano Shullazi i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit është rebeluar sërish brenda ambienteve të burgut 313.

Shullazi, i cili është vendosur në sistemin e regjimit 41-bis, pasi ka konstatuar se në qelinë e tij ishte kryer kontrolli rutinë nga gardianët e burgut ka filluar të ulërijë, bërtasë dhe më pas ka dalë në korridor duke shkelmuar edhe një kovë me ujë. Ndërsa më pas ka thyer edhe xhamat e dritares së qelisë së tij.

Sipas dosjes së gjykatës Administrative, të siguruar nga Descript.al, ngjarja ka ndodhur në tetorin e vitit të kaluar, kur të shtunën e datës 31 tetor, i paraburgosuri Emiljano Shullazi  është kthyer nga ajrosja dhe është njoftuar për kontrollin rutinë në qelinë e tij. Kjo e ka bërë atë që të ulërijë dhe godasë xhamin e dritares dhe xhamin e derës së tualetit duke i thyer ato.

Shullazit i është kërkuar më pas që të nënshkruajë procesverbalin mbi dëmin e shkaktuar por ai ka refuzuar të nënshkruajë.

Më pas, ndaj Emiljano Shullazit është marrë edhe masa disiplinore duke vendosur përjashtimin e tij “nga veprimtaritë e përbashkëta për 14 dite” me motivacionin dëmtim me dashje të pasurisë së institucionit”, theksohet në dosjen e gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, në të cilën Shullazi ka apeluar edhe masën disiplinore të ndërmarrë ndaj tij.

(descript.al)

1 komente në “Emiljano Shullazi ulërin në ambientet 41 bis/ DPB jep masë ndaj tij, ky i fundit i hedh në gjyq”

  1. Hoxha Gay says:

    Helmojeni kete bir k*rve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje