"Njërin sy jeshil, tjetrin kafe"! Vajza e viktimës u nis të trafikohej në Greqi, s’u pranua prej tiparit të veçantë

5 Janar 2021, 15:07Kronika TEMA

Vargu i detajeve të rënda të zbuluara pas vrasjes së dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhit nga 59-vjeçari Përparim Tela vijon.

Mimoza, vajza e Kristina Bardhit dhe Përparim Ademit  është nisur që të trafikohej në një familje greke por s’është pranuar për shkak të një tipari dallues, një sy jeshil dhe një sy ngjyrë kaf.

Emisioni “Shqipëria Live“ në Top Channel ka siguruar foto të vajzës e cila tani është 30 vjeç.

Si ndodhi ngjarja?

Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas Përparim Tela vrau e breshëri kallashnikovi dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Ndërsa ditën e djeshme, ngjarja mori një rrjedhë krejt tjetër, ku Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave tha se autori i ka shfrytëzuar për prostitucion motrat e tij në Francë.

Ai gjithashtu tha se ato jetonin në një banesë me qira bashkë me bashkëshorten e tij, Vjollca Tela.

Ndërsa motra e dy viktimave tha se Përparim Tela ka trafikuar 10 fëmijë, pasi i linte shtatzënë dy viktimat. Sipas saj edhe bashkëshortja e tij ka trafikuar fëmijë të saj pasi nuk arritën dot që të mbaronin vilën dhe u duheshin para.

Një rrjet i mirëfilltë trafikimi fëmijësh dhe prostitucioni mes një familjeve ku anëtarët e saj bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

2 komente në ““Njërin sy jeshil, tjetrin kafe”! Vajza e viktimës u nis të trafikohej në Greqi, s’u pranua prej tiparit të veçantë”

  1. Alb says:

    Pse se thoni qe autori ka lidhje farefisnore me sali berishen dhe skemat qe perdorte ja ka mesuar baca sali

    1. && says:

      merr ilaqet or dreq. rrot cari ngelet gjith jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje