Vrasja në Astir, gruaja e autorit: E dija që ishte i lidhur, por doja që ai të ishte i kënaqur. Zhaneta e tradhëtonte, ishim të mërzitur

4 Janar 2021, 14:28Kronika TEMA

Në dëshmitë e dhënë në para policisë gjyqësore ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen Vjollca Telo ka pranuar se ishte ne dijeni të lidhjes së burrit të saj me Zhaneta Metanin, por ajo nuk ishte shqetësuar pasi donte që burri të ishte i kënaqur.

Ajo ka treguar se është e martuar Ademin dhe kane tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Ajo me bashkëshortin kanë bërë marrëveshje qe ajo te mbaje mbiemrin e tij Tela ndërsa ai le të mbante mbiemrin e saj Ademi, pasi duhet forcuar martesa.

Burri saj Përparimi qe prej një periudhe rreth 20 vjet është njohur me Zhaneta Metanin dhe kanë pasur lidhje intime bashkë.

Ajo e ka marrë vesh për këtë lidhje dhe nuk ka ndërhyrë për të prishur lidhjen e tyre pasi e donte burri të ishte i kënaqur për të mos prishur familjen.

Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës shkonin familjarisht në plazh.

Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër.

Madje atë ditë thotë Vjollca ishte i mërzitur.

6 komente në “Vrasja në Astir, gruaja e autorit: E dija që ishte i lidhur, por doja që ai të ishte i kënaqur. Zhaneta e tradhëtonte, ishim të mërzitur”

  1. Inter Amala says:

    Gjelle jevgjish, eshte shqetesuar gruaja se pse dashnorja burrit tradhetonte burrin…. hapu toke hapu!

  2. armand says:

    C’po behet ?
    E kane idene e familjes keta lloj frymoresh ? Na ishte merzitur familjarisht se e “tradhetonte” dashnorja. Qenka bere Shqiperia te thjefsha Las Vegasin , Ibizen , Rotterdam e keshtu me rradhe.

  3. Italia says:

    O Zot ç’mban kjo toke.

  4. k says:

    Familje për merak.
    Rëndësi ka motors trendy.

    1. Qinami nga Qiparoi says:

      Çfarë është kjo gjuhë zoti Kolë Brana i Mokrës? Pastaj ke harruar ta mbyllësh me flm. Jo kjo nuk mund ti falet një komentuesi serioz si puna juaj! Flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje