Bilushi i Metës tregon komplotin Koka- Naço pas 25 prillit

6 Janar 2021, 19:25Antena TEMA

Pas vendimit të dy ish- deputetëve të LSI, Naço e Koka, për t’u rikthyer në Partinë Socialiste, Bilushi i Metës ka bërë një deklaratë shtypi për gazetarët, ku shpjegon arsyet pse ata kanë tradhtuar LSI-në:

“Të dashur miq!

Tradhtia e dy prej figurave të LSI dhe rikthimi i tyre në vatrën e krimit, ishte një proces që pritej.

Të dy këto figurina, kanë qenë “kolona e pestë” e Edi Ramës brenda LSI-së.

Nasip Naço synonte të kandidonte në Durrës, bashkë me Lefter Kokën, që pastaj t’i merrnin të dy mandatet e t’i çonin tek Edi Rama.

Lëvizja Socialiste për Integrim ra në gjurmë të këtij plani sekret, e zbuloi, e dokumentoi dhe e demaskoi atë.

Pas kësaj, të dy komplotistët u detyruan të pranojnë fajin dhe të dalin hapur.

Kjo do ta forcojë më shumë LSI-në.

Në bashkëpunim me PD dhe Doktorin, LSI do dalë më e fort nga kjo betejë.

Detyra jonë kryesore është të vendosim një listë kandidatësh, që nuk na tradhtojnë pas 25 prillit.

Kjo është e panegociueshme.

Çdo person i lëkundur që mes Edi Ramës dhe Doktorit, zgjedh Edi Ramën, nuk ka punë në listat tona.

Siç e dini, Nasip Naço ka qenë prokurori që ka kërkuar arrestimin e Berishës më 1998 dhe ai nuk kërkoi kurrë falje për këtë gjë.

Edhe Lefter Koka ka një të shkuar të errët në raport me Doktorin, për të cilën nuk ka reflektuar kurrë.

Pastrimi i LSI do vazhdojë me fshesë të hekurt për të eleminuar jo vetëm dy poli-agjentët, por dhe bashkëpunëtorët e tyre në parti, si dhe lidhjet e tyre të hapura dhe të fshehta për të sabotuar punën e partisë dhe të ardhmen e saj me PD.

Ilir Meta është i gatshëm të japë dorëheqje ditën e parë të fushatës për të kandiduar në Durrës, vetëm për t’u treguar këtyre dy poli-agjentëve, se LSI nuk ka vdekur dhe se ajo do dalë më e fortë nga kjo betejë me tradhtinë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje