Angela Merkel e keqardhur: Trump duhet ta kishte pranuar humbjen që në nëntor

7 Janar 2021, 12:14Bota TEMA

Zemërim e trishtim shprehu kancelarja gjermane Angela Merkel për sulmet e dhunshme të së mërkurës ndaj Kongresit amerikan.

“Më vjen thellësisht keq që presidenti Trump nuk e pranoi humbjen që nga nëntori e deri dje”, tha ajo gjatë një takimi që pati me deputetë gjermanë:

“Pati nxitje të dyshimeve për rezultatin e zgjedhjeve dhe kjo krijoi një atmosferë që çoi deri në ngjarjet e një nate më parë”.

Merkel mirëpriti deklaratën e presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe faktin që Kongresi vijoi punën duke certifikuar presidencën e tij. Merkel tha se inaugurimi i tij duhet të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Amerikë:

“Kjo do të thotë që demokracia mbizotëroi. Është diçka që e kam ditur gjithmonë dhe që e prisja nga SHBA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje