Bilushi i Metës krahason Nasip Naçon me Mike Pence

7 Janar 2021, 19:33Antena TEMA

Pas zhvillimeve dramatike në Uashington, Bilushi i Metës ka ndenjë zgjuar deri në orën 4 të mëngjesit me orën e Shqipërisë për të parë zhvillimet atje.

Për shkak se partia e Trumpit i ka ngjyrat si LSI, Meta ishte i interesuar se si do shkonte revolucioni.

Por ai u dëshpërua keq kur zëvendëspresidenti Mike Pence foli në Senat dhe dënoi revolucionin, duke i quajtur humbës.

Pas kësaj, ai pati një reflektim të gjatë me Bilushin rreth karakterit të Pence.

-Ky është si Nasipi, filloi Meta. Çfarë si bëri ky Trumpi.

E mori nga hiçi, e bëri zëvendëspresident, i dha gjithë pushtetet, e bëri të famshëm në SHBA.

Dhe me para do ta ketë bërë, se kot bëjnë si të ndershëm këta.

Në ditën që i duhej, ky i doli kundër.

Dhe unë Nasipit ça si kam dhënë.

E kam bërë ministër, deputet, i kam dhënë ça punësh ka dashur.

Në ditën time më të keqe vete më bashkohet me Sorosin, njësoj si Mike Pence.

Këta janë qëniet që shkatërrojnë botën.

Më dëgjo mua. Ky është rreziku real i botës.

Këta që të tradhtojnë dhe të lënë revolucionin në mes.

Mitingu i djeshëm ishte i madh sa mitingu im i 2 marsit. Ai vete e shkatërron.

Përfytyro pastaj sikër këtë që i bëri Pence, Trumpit, t’ia bëjë Luli, Doktorit.

Pas 25 prillit, të shpallë fitoren Rama me vota të vjedhura si Biden, të nisemi ne të djegim Kuvendin, e të dalë Luli të dënojë protestuesit. Kjo do jetë fundi.

Pale pastaj sikur të këndojë prapë himnin, por në këtë rast që fitoi Shqipëria mbi revolucionin.

Çfarë nuk pret nga karaktere të tilla.

Shiko dhe aspektin tjetër.

Pence dha urdhër t’i lënë demonstruesit të afrohen, të hyjnë në Kongres, që të diskretitonte Trumpin. Pastaj vrau 4 vetë.

Kaq vramë dhe ne më 21 janar e na mbytën.

Aty nuk thonë gjë. Pse? Se e ka bërë Pence të diskretitojë Trumpin.

Ndaj mendoj se duhet të dalim me një deklaratë, të dënojmë ata që tradhtojnë idealet e lirisë.

Ata i bëjnë dëm të madh njerëzimit.

E keqja kësaj bote do t’i vijë nga armiqtë e brendshëm, jo nga kundërshtari.

1 komente në “Bilushi i Metës krahason Nasip Naçon me Mike Pence”

  1. rexha 10 says:

    C’ME KUJTOVE GAZETEN E ZERIT TE POPULLIT ,ME ARMIKUN E KLLASES,ME KETE BIBILISHIN E PRESIDENTIT.
    EDHE TOSI E SOLLI ILIRIN NE TIRANE ,.A E DINE KY BILBILUSHI I METES SE C’FARE I BERI TOSIT FLORIRI”’?????Qetesohu bilushe i floririt ,sepse c’do gje do te lahet ne kete bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje