FOTOT: Mrekulli e inxhinierisë apo “Photoshop”?

7 Janar 2021, 22:10Lifestyle TEMA
FOTOT: Mrekulli e inxhinierisë apo “Photoshop”?

Fotografi të pabesueshme tregojnë transportin e një tehu gjigant të një turbine që prodhon energji me anë të erës.

Tehu, i gjatë 67 metra, me peshë 25 tonë, është transportuar në një kamion, i vendosur me kënd, duke krijuar një imazh të pabesueshëm.

Fotot u publikuan nga kompania e transportit, e cila operon në të gjithë Europën, duke ngjallur mosbesim në internet, ku shumë e komentuan si të pavërtetë.

Ky transport është nga më të vështirët, pasi duhet të shmangë qytetet, si dhe të ndërpritet përkohësisht energjia elektrike.

Për shkak të kthesave, krahu gjigant i turbinës nuk mund të vendoset horizontalisht, prandaj sigurohet një kënd mes 20 dhe 45 gradësh.

Rekordi për transportin e krahut më të gjatë të turbinës është vendosur në vitin 2016 në Danimarkë, i cili kishte një gjatësi 88 metra.

 

2 komente në “FOTOT: Mrekulli e inxhinierisë apo “Photoshop”?”

  1. ? says:

    Une nuk e di sa peshon ky krah i turbines, por nqs eshte metalik i gjithe sistemi nuk mund te jete ne ekuiliber sepse qendra e gravitetit eshte shume lart dhe eshte shume kollaj qe projeksioni i saj te dale jasht foot-printit te te gjithe objektit, per pasoje i gjithe sistemi permbyset. Kjo edhe sikur te jete i ndaluar kamjoni, sepse ne levizje ka edhe probleme te tjera te inercise.

  2. Ardian says:

    Përshëndetje, kam 13 vjet që merrem me këtë punë. Windmills ose wind energy. Krahët janë prej polyester dhe pesha e tyre varion nga gjatësia. Në fotografinë që shohim krahët transportohen me blade lifter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje