Do zbulonte lidhjen e tyre gay pas tradhtisë, 19-vjeçari pasanik vret me levë të dashurin adoleshent

7 Janar 2021, 20:18Lifestyle TEMA
Do zbulonte lidhjen e tyre gay pas tradhtisë, 19-vjeçari pasanik

Një djalë i një fermeri të pasur është shpallur fajtor për vrasjen e një 15-vjeçari në një ‘sulm të egër dhe të pamëshirshëm’ pasi besonte se do të zbulonte lidhjen e tyre seksuale.

Matthew Mason joshi Alex Rodda në një pyll të largët afër fshatit Ashley në Cheshire me premtimin e seksit para se ta rrihte për vdekje me një levë.

Mason kishte qenë i përfshirë në një marrëdhënie intime seksuale me Alex, por 15-vjeçari dyshohet se kërcënoi të ekspozonte marrëdhënien e tyre pasi zbuloi se Mason kishte një tjetër lidhje me një vajzë për dy vjet.

Javën para vrasjes, Mason kishte bërë kërkime në internet për zhdukje prova krimesh, mistere krimesh të pazgjidhura etj.

Trupi gjysmë i zhveshur i Aleksit u gjet ne koshin e mbeturinave më 13 dhjetor 2019. Koka dhe trupi i tij kishin pësuar të paktën 15 goditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje