Pas deklaratës së Palokës se Edi Rama nuk kandidon në Durrës prej frikës së tij, ka pasur një reagim të fortë nga Bilushi i Metës rreth kësaj teme:
“Të nderuar kolegë.
Për disa çështje të rëndësishme parimore duhet të jemi seriozë edhe brenda koalicionit.
Mbi të gjitha duhet të biem dakord me njëri- tjetrin kur bëjmë deklarata politike që cenojnë personalitetin e forcës sonë politike.
Siç e dini, para disa muajsh u përfol që Edi Rama do jetë kandidat në Durrës.
Vetë Rama nuk e tha me gojë, por u kuptua se ai po vizitonte shpesh Durrësin.
Por ndërkohë ai shkoi në Vlorë me 28 nëntor dhe tha që unë nuk do iki kurrë nga Vlora.
Kjo u pa si sinjal që ai nuk do ishte në Durrës.
Në atë kohë ne nuk i kishim caktuar kandidatët, ndaj Doktori doli në televizion dhe tha që Rama iku nga Durrësi, nga frika e Lulit, se Basha do kandidojë në Durrës.
Me këtë rats Doktori donte dhe t’i caktonte Lulit, Durrësin si zonë.
Para një muaji ne vendosëm të caktojmë njeriun më të besuar të Monikës në Durrës.
Atëhere u treguam seriozë.
Thirrëm Doktorin për kafe dhe i kërkuam leje.
I thamë a mund ta përdorim ne si argument, që Rama iku nga Durrësi nga frika e Elonës?
Apo ta lëmë në fuqi që iku nga frika e Lulit?
-Jo, tha i. Mund ta përdorni lirshëm që iku nga frika e Elonës. Luli se ka ndarë mendjen akoma.
Atëhere ne vendosëm ta përdorim dhe deklaruam zyrtarisht se Rama u tremb të kandidojë në Durrës prej Elonës.
Kjo u prit shumë mire në popullin e Durrësit dhe pati një impakt të madh.
Pas asaj dite, kur Elona shkonte në Durrës, njerëzit e respektonin dhe i puthinin dorën që i shpëtoi prej Ramës.
Dje Edi Paloka ka bërë një deklaratë të papërgjegjshme, që prek edhe dinjitetin e Doktorit, dhe të Elonës.
Ai tha që Edi Rama iku nga Durrësi nga frika e tij.
Tani megjithë respektin për Palokën, ky nuk është më trim se Bujar Leskaj dhe as ka më shumë shokë të fortë se Bujar Leskaj.
Po të jetë ashtu, Rama ikën dhe nga Vlora.
Ai iku nga frika e një gruaje, jo nga frika e një burri si Paloka.
Kjo tregon mes të tjerash se Paloka nuk ka as ide, por vjedh ato që dëgjon nga LSI e Doktori.
Ne presim që ai të reflektojë dhe të kërkojë falje për këtë gafë, e cila ka cenuar rëndë të ardhmen e koalicionit në Durrës.
Ndryshe do bëjmë aleancë me Gon Dukën dhe le të përballet me Klanin e Zemunit pastaj”.
Pthe thua këthtu ti Biluth, th’ta mbuth mëndjen unë që i futh tmerrin Ramës në Durrës?