Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim tri dosjet e para: Shmangen 30 qershori dhe Teatri

8 Janar 2021, 22:22Kronika TEMA

Gjykata Kushtetuese tashmë është funksionale dhe duke nisur nga fundi i janarit do të marrë në shqyrtim çështjet e para. Çështja e parë do të merret në shqyrtim më 26 janar, ku me kërkesë të Gjykatës së Tiranës kërkohet shfuqizimi i papajtueshëm me Kushtetutën i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit” në Kodin e Procedurës Penale.

Ndërkohë më 4 shkurt është parashikuar çështja gjyqësore e një qytetari me Entin Kombëtar të Banesave kurse më 11 shkurt shqyrtohet kërkesa e shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” për të shfuqizuar një pjesë të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Deri në muajin shkurt pritet të shqyrtohen të paktën 20 dosje. Një nga çështjet më të nxehta lidhet me zgjedhjet e kaluara pasi në korrik të vitit 2019 Shoqata e Bashkive të Shqipërisë paraqiti një ankimim ku e konsideron procesin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 si antikushtetues për shkak te mungesës se alternativave në zgjedhje.

Krahas çështjeve të nxehta si zgjedhjet e 30 qershorit, ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar apo ndryshimet në Kodin Zgjedhor, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Meta lidhur me emërimin dhe shkarkimin e ministrave, përplasje që nisi pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt, si ministër të Jashtëm.

2 komente në “Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim tri dosjet e para: Shmangen 30 qershori dhe Teatri”

  1. Me lidhje me pronen eshte bere padrejtesia me e madhe dhe nuk besoj te kete ndodhur ne asnje vend tjeter. Kur vjedh komandanti cdo bejne te tjeret . Pasi u bene me saraje kerma Sali me zagaret apo fshatari i Cepanit qe fshin prapaniken me gjethe fiku. Tek ne cudirat filluan kur u nderrua sistemi ku te djathtet bene reforme agrare ate qe beri sistemi komunist ne 46. Kurse ne kthimin ose kompesimin e te denuarve dhe pronareve me shume ka bere ps se pd seprapthi. Gjyqtaret jane fryre me leke qe ilace iu befshin tek femijet pasi bujku pa dokumente fitonte gjyqin me pronarin me letra. Nuk gjen rehat ai vend po nuk ktheu mallin tek i zoti.

  2. astrit shba says:

    Eshte plotsisht i vertete,per pronat qe ende nuk kan shkuar tek i zoti.Keta gjyqtaret e rij te kushtetueses do te nisin rrugen e drejtsis me vendimet qe do re marrin qe publiku pret dretesine e mohuar deri tani per kthimin e kompesimin e prones .Pa drejtesi ne ceshtjen e prones nuk ka besim njeri te drejtesia.Urojm qe ne shkurrt kjo gjykate te zbatoj kushtetuten nenin 41 te saj,qe deri tani nga puna e pamjaftueshme e qeverisjeve te ndryshme nuk ka qene e garantuar mbrojtja e prones private sipas kushtetutes RSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje