Zbuten tensionet Turqi-Greqi, Çavuşoğlu: Dendias është mik i imi shumë i mirë, tashmë ka një dritare për dialog! Takohemi së shpejti

8 Janar 2021, 09:59Rajoni TEMA

Turqia dhe Greqia duket se do të lënë pas tensionet falë dy shefave të diplomacisë që pritet të takohen në ditët në vijim.

Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu në një deklaratë surprizë e ka cilësuar homologun grek Dendias si një mik të tijin shumë të mirë dhe se në ditët në vijim do të takohen.

Për më tepër Çavuşoğlu thekson se tashmë ka një dritare mundësishë për dialog pas tensioneve të njëpasnjëshme në Egje.

“Tani për tani, ka një dritare mundësish për një dialog më të mirë me Greqinë. Dhe ne kemi në plan të takohemi në javët e ardhshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili është gjithashtu një mik i imi shumë i mirë,” tha ministri i Jashtëm turk.

Këto deklarata ministri turk i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun portugez Augusto Santos Silva.

Tashmë Portugalia ka marrë për 6 muaj Presidencën e BE dhe Çavuşoğlu e sheh këtë si mundësi që Turqia dhe BE të shkruajnë një faqe të re.

Turqia dhe Greqia prej më shumë se një viti janë në një ‘luftë të ftohtë’, fillimisht prej krizës së emigrantëve në Egje dhe më pas me kërkimet nga pala turke në det për gaz.

7 komente në “Zbuten tensionet Turqi-Greqi, Çavuşoğlu: Dendias është mik i imi shumë i mirë, tashmë ka një dritare për dialog! Takohemi së shpejti”

  1. MS says:

    Rama ndermjetes! Ministri Turk I ka kopjuar Rames cilesimin ” miku im” per ministrin grek, do e akuzojne turqit si tradhtar!?

    1. Matrapiku says:

      Hahahaaaaaa gallatat Turke kane vecantin qe jane prefekte.
      O plera, o magjypa, deri dje benit trimin ndaj Greqis … pa na sqaroni pak mjeshtrin e hipokrizis qe perdorni.
      .
      Turqia e pa bese e di mire, qe dora qe nuk kafshohet dote puthet, por kjo qe me cudot me Turqit eshte qe jo vetem e puthin, por e lepijne.

  2. pjeter says:

    Rama gezon respekt ne ambientet dipllomatike nderkombetare,dhe personalisht nuk me habit qe vizita ne dy vendet strategjike per ne,dhe te deklaruara e te ritheksuara disa here nga Rama qysh sa erdhi ne pushtet ne 2013,te kete qene e studiuar dhe e planifikuar nen hijen dipllomatike te te treja vendeve,madje mendoj qe kryesia e OSBE-se,mund ti kete dhene Rames ato mundesi ku mund te kene filluar cdo gje.Natyrisht, nuk kane per te munguar garnitura me debile,sharlatane,e tradhetare te vertete.Po presin te fabrikojne ndonje gje qe tu a servirin militanteve te tyre,sallaten klasike te PD e asaj qe ka mbeteur tek LSI.

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Edi meqenëse je këtu në Athinë a mund të na sqarosh pak se si është ajo puna e atyre 50 mln euro që ju ka akorduar min e jashtme greke? ?ke shansin e madh që të ballafaqohesh me ish min Koxhias dhe të zbardhim ngjarjen. .prandaj lëri ato orvajtjet si messenger për më vonë. .

  4. Tomori says:

    Sa te kemi Pjepra qe jetojne me legjenda urbane ne nuk ngreme dot koke e te ecim para.

    1. pjeter says:

      Nuk ngreme koke sepse ka shume kunguj si puna jote ne Shqiperi,qe konkurrojne direkt me veshgjatet.

  5. Gezim says:

    Patjetër që Edi esh ndermjetes dhe në esh bravo i qofte si qe di di ke do çojmë pd e flamur Noka qe kur ish ministri brendshëm policia brithte me bodile benzinë për të ndezur makinat apo ka Dali një ambasador Nesho leshi qe ngeli ne emisione darkë më darkë si qeni llazit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje