Përmbytjet, Rama në HEC-in e Vaut të Dejës: Këtu është zemra e problemit, deri tani menaxhim perfekt!

10 Janar 2021, 15:00Politika TEMA

Pas Obotit të Shkodrës, kryeministri Edi Rama ka parë nga afër dhe situatën në hidrocentralin e Vaut të Dejës, ku mes të tjerash tha se pikërisht këtu është zemra e problemit të përmbytjeve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se situata në këtë HEC deri më tani është menaxhuar në mënyrë perfektë.

“Këtu s’jemi për politikë, por për një hall që është i të gjithëve, përmbytjet. Është fakt që s’kemi probleme si në të shkuarën. Është zemra e problemit këtu dhe menaxhimi që keni bërë deri tani është perfekt. Do iu mundësohet që ta bëni deri në fund këtë menaxhim”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje