Vetëvritet polici që mbrojti Kongresin amerikan gjatë trazirave: Po hetohen rrethanat

11 Janar 2021, 09:05Bota TEMA

Një oficer veteran policie, një anëtar i policisë së Capitolit, vendi ku ndodhën trazirat javën e kaluar, në të cilin kishte të vdekur, dyshohet se bëri vetëvrasje.

Kjo u njoftua sot nga zyrtarët. Kjo është një goditje tjetër për policinë e ngarkuar në ruajtjen e Kongresit amerikan, sepse një oficer policie vdiq gjatë trazirave të së mërkurës së kaluar.

Howard Liebengud (51 vjeç), i cili vdiq të shtunën, nuk ishte në detyrë, njoftoi policia. “Ai ishte një divizion që ruante Senatin dhe ka qenë në departamentin tonë që nga muaji prill i vitit 2005.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ne kërkojmë që familja e tij, oficerët e policisë dhe familjet e tyre të kursehen nga ngacmimet gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Departamenti i policisë nuk e ka mbyllur çështjen dhe ende po heton rrethanat në të cilat ai vdiq, por gazetat dhe reporterët, të tillë si “Punchball News”, pretendojnë se Libengood i mori jetën vetes, duke deklaruar se nuk dihet se çfarë e shkaktoi një veprim të tillë.

1 komente në “Vetëvritet polici që mbrojti Kongresin amerikan gjatë trazirave: Po hetohen rrethanat”

  1. Kalec Dega says:

    Ose nuk ka qene shqiptar KY ose do kete marre vesh per mikepritjen madheshtore te Rames nga Edrogani apo nisjen e vaksinave ne Shqiperi per neser….ndryshe i bie Barry dhe Michel jane akoma ne detyre sipas mesimeve te Comunist China Republic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje