"Armiku ynë më i madh", Kim Jong-un i tregon forcën Biden-it: Do luftojmë për të gjunjëzuar SHBA-në

10 Janar 2021, 17:47Bota TEMA

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un deklaroi se aktiviteti i kombit të tij duhet të përqendrohet te “gjunjëzimi i armikut të vet të madh”, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Media shtetërore e vendit, KCNA sqaroi se Kim i bëri këto komente, teksa i drejtohej Kongresit të 8-të të Partisë Punëtore në Korenë e Veriut.

“Aktivitetet tona të jashtme politike duhet të përqendrohen tek armiku ynë kryesor dhe pengesa themelore për zhvillimin tonë revolucionar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë thënë ai, sipas NBC News.

Me herët sakaq ishte shprehur për zgjerimin e arsenalit bërthamor të vendit. Kim tha se planet për një nëndetëse bërthamore tashmë janë pothuajse të plota. Komentet e tij vijnë derisa presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden përgatitet të marrë detyrën. Analistët të ndryshëm mendojnë se deklaratat e udhëheqësit koreano-verior janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë e ardhshme amerikane.

Tonet e tij u ulën ndjeshëm me presidentin në largim të SHBA-së, Donald Trump, pavarësisht se shumë pak përparim konkret i bënë negociatat mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

4 komente në ““Armiku ynë më i madh”, Kim Jong-un i tregon forcën Biden-it: Do luftojmë për të gjunjëzuar SHBA-në”

  1. Lajme koti says:

    Ky koqa te kujton komunizmin shqiptar qe ndriconte gjithe boten. Kur u hapen portat doli se shqiptaret jetonin si majmunet.

    1. Kacaku says:

      ????????????????

  2. nord.al says:

    “Derisa presidenti” ne vend te “ndersa presidenti”. Gazeta Tema , pse i merrni kallep artikujt e gazetave te Kosoves dhe i botoni ne gazeten tuaj perderisa ato nuk dijne mire gjuhen shqipe? Ndajfolja ” derisa” nuk e zevendeson ndajfoljen ” ndersa”. Kete difekt e shoh vazhdimisht ne shtypin e Kosoves.

  3. lexuesit says:

    Kina po i tregon administrates se re rrugen e kulacit, me parate ne zarfe dhe kerrbacit duke perdorur Korene e Veriut.
    Dhe komente ndaj Kines nuk ka sic nuk ka asnje program te qarte se cfare jane planet ne te ardhmen!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje