Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Leli dhe ministrja Balluku ishin sot në Vlorë ku inspektuan situatën pas përmbytjeve që përfshinë vendin.
Kreu i qeverisë tha se me përmbylljen e ciklit të kanalizimeve s’do të ketë më përmbytje të përkohshme. “Me përjashtim kur ka reshje intensive, sepse reshja intensive përmbyt edhe Parisin”, theksoi ai.
Pjese nga bashkebisedimi me kreun e bashkise Vlore:
Leli: Në bulevard, investimi ka funksionuar dhe po funksionon. Jemi kujdesur që gjatë momenteve që ka shi të kemi të gjithë skuadrën në bulevard dhe në pikat më nevralgjike të qytetit. Mendoj që me këtë projekt të ri të përfundojmë problematikën e përmbytjeve në Skelë dhe problematikën që shkaktohet nga reshjet në bulevardin “Ismail Qemali”.
Rama: Kjo çështja e përmbytjeve të përkohshme është e lidhur me faktin që akoma s’është mbyllur i gjithë cikli i kanalizimeve që do të garantojë që s’do ketë përmbytje në rast se s’do ketë reshje intensive. Sepse reshja shumë intensive përmbyt edhe Parisin.
Ajo që desha të theksoj sot këtu për vlonjatët dhe ata që Vlorën e shohin si shkak ku mezi presin për të nxjerrë gjuhën, është që Vlorë kemi 3 projekte akoma, që do mbyllin gjithë ciklin. Reshjet në këta ditë ishin test se çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji në territor.
Leli: Do të vendosim bokse betoni, që do të ndërpresin ujërat. Gjashtë vjet më parë, sistemi i kanalizimeve ishte kalbëzuar, ndërsa sot sistemi i kanalizimeve është llogaritur nga inxhinierët.
Balluku: Me fondin e akorduar, nis nga puna edhe vendosja e bokseve të betonit, që të marrë fund përmbytja e çdo mënyre. Një fond tjetër është përgatitur sa i përket ujësjellësit.
Rama: Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka me kapacitetet që kemi sigurisht. Duhet durim që të bëhen të gjitha. Të fundit kanalizime kanë qenë në vitet 1980, pastaj nuk ka pasur më në demokraci. Ujë në Vlorë do ketë 24 orë në ditë, që të jemi të saktë.
Asht permbyt Parisi?
Dhe JO vetem se permbytet Parisi por pothuaj se çdo vit ka edhe te vdekur,une personalisht ka vite qe jetoj ne France dhe vetem pak jave me pare ne disa qytete ne jug te Frances kishte mbi 15 te vdekur apo te zhdukur nga vershimet,ajo qe dallon me fatkeqesite ne shqiperi eshte se ne France qeveri,opozite dhe popull ne dite te tilla Jane te bashkuar,perdallim me shqiperine apo edhe kosoven qe bejne politike dhe perpiqen te perfitojne ne fatkeqesite e rastit, mua personalisht me bejne te vjelle kur degjoj apo lexoj sali berishen qe akuzon Ramen edhe per covid-in nderkohe qe mbronte vrasjet ne shesh apo ne Gerdec, bile bile pa fije turpi deklaronte se nuk e njihte as baxhanakun e vet qe u vra aty,apo mohonte se i biri i tij ishte shef ne ate krim aty, prandaj shqiptar te dashur edhe Parisi permbytet por vjen nga natyra kurse ajo qe vjen nga njeriu ne Paris e paguan, vetem per nje fyerje ndaj policise kryetari i nje partie z, Melanchon perfundoi ne gjykate dhe tash eshte ber qengj,apo ish Présidenti Sarkozy u gjykua dhe u denuar per nje “dhurate” nga gadafi kurse basha ne vend te pergjigjet per gadafin dhe veqmas muzinin rus akuzon Ramen se edhe me gadafin edhe pagesat e muzinit i ka marre per Ramen!
Keto gjana ndodhin vetem ku ka shqiptar per tmos thene vetem ne kulubin e sali berishes-PD.