Skandali me pastruesen që hiqej si infermiere dhe mori 8 mln lekë nga një paciente, MSH kërkon shkarkimin e sanitares dhe hetim për rastin

12 Janar 2021, 21:40Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë pas publikimit të skandalit në emisionin investigativ “Stop”, ku sanitarja Tire Alldervishi hiqej si infermiere dhe i mori vajzës së një gruaje të infektuar me Covid-19, që më vonë ndërroi jetë, një shumë parash.

Në njoftimin e saj lëshuar për mediat mbrëmjen e kësaj të marte, Ministria e Shëndetësisë thotë se i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” që të shkarkojnë menjëherë nga puna sanitaren Tire Alldevishi. Ndër të tjera kërkohet nga autoritetet kompetente që të hetohet rasti i korrupsionit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares Tire Alldervishi, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi”  shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares Tire Alldervishi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për t’i shkuar deri në fund”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë falënderon emisionin investigativ “Stop” për denoncimin e rastit në fjalë dhe thotë se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e qytetarëve për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon.

Aktin e sanitares Tire Alldervishi, Ministria e Shëndetësisë e konsideron si një rast të izoluar të një punonjëseje të papërgjegjshme, që sipas tyre “nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë”.

Në emisionin “Stop” u publikua mbrëmjen e kësaj të marte rasti i korrupsionit të sanitares Tire Alldervishi. Ajo ishte hequr si infermiere ndaj një vajze, nëna e të cilës ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose siç njihet Covid 2, dhe në këmbim të parave pretendonte se kujdesej për të sëmurën.

Denoncuesja tha se i ka dhënë 8 milionë lekë sanitares që të përkujdesej për të ëmën, por edhe të paguante pjesën tjetër të stafit shëndetësor. Por ndryshe nga ç’pretendonte sanitarja, e ëma e denoncueses disa ditë përpara se të humbte jetën është ankuar për shërbimin.

“Mos më le me vdek, jepi lekë ndonjë tjetri. Jam bërë hekur në gojë. S’kam doreza e gërshërë të vogla me pre pampersin se pastrohem vetë”, është një prej mesazheve që gruaja ka komunikuar me vajzën para se të ndërronte jetë.

4 komente në “Skandali me pastruesen që hiqej si infermiere dhe mori 8 mln lekë nga një paciente, MSH kërkon shkarkimin e sanitares dhe hetim për rastin”

  1. Haka Tekizoti says:

    Nëse shëndetësia dëshiron të mos njolloset duhet të përcaktojë qartë rregullat mbi personat që duhet të informojnë rregullisht të afërmit e të sëmurëve, oraret dhe çfarë lejohet të marrin për llogari të pacientëve. Duhet të ketë zyrë informacioni dhe personel informues. Rasti të bën të dyshosh se këto ose nuk janë ose nuk funksionojnë qëllimisht për të nxitur korrupsionin. Kjo nuk mund të jetë një ngjarje e izoluar. Si ka mundësi të veprojë kështu sanitarja pa u dalluar nga personeli mjekësor? Po gjendjen e pacientes e shqetësimet e saj shëndetësore e sanitare, si mund të mos i dinë? A e ndjekin ata në vijimësi gjendjen e pacientëve? Ndofta numëri i lart i vdekjeve lidhet edhe me kujdesin e ulët ndaj të sëmurëve. Edhe ata të shëruarit e kënaqur nga shërbimi që na i nxjerrin në ekrane ka të ngjarë që përdoren qëllimisht si reklamë për të mbuluar pisllëqet. Sikur të mos ishte kështu!!…

  2. Toni says:

    Haha sa e Forte shkarkone pastrusen Kure ne te gjith e dime se po nuk ju dhe lek Doktorrit te pakten 20 mi lek veq me te pa dhe me arrdhe teke kervati nje here nuk te vet as nuk te she me sy nje infermjer done 5 mi lek per me ber nje gjylper dhe me te ardhme nje her Tek kervati per keto gjera duhet protostuse Jo Kure te thrrasin hajdute si ilir meta Sali berisha e Lulzim basha me djalin e sali lushees te nje hajduti pulashe ajo nena e ngjora mundet te kishte qen Nena e kuj do prej nesh se pse nenat e hajdutve politikane ikun jashte shteti dhe ne spitalet private Zoti pafte e gjykofte

  3. Kjo ngjarje ta kepute shpirtin says:

    Kjo ngjarje ta kepute shpirtin imagjinonin se si e poshtrone njeriu keta njerze edhe ne moment e fundit te jetes po te ishte ne shqipri do kisha dale me protostuse e jo kur na thrrasin hajdute qe e Ka katandisur shqiprine ne ket gjendje qe prej 30 viteve

  4. timo says:

    Mesa lexova nga shkrimi i mëparshëm problemi shkon përtej sanitaires. Është mirë që hetimi të bëhet më i thellluar për të mos ndotur gjithë tjerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje