Analisti Dritan Hila: Nëse ka marrëdhënie të mira me Athinën dhe Ankaranë, Ramën e votojnë grekofonët dhe turkofilët

13 Janar 2021, 08:52Politika TEMA

Gazetari Dritan Hila thotë se angazhimi i kryeministrit Edi Rama në rinisjen e dialogut mes Turqisë dhe Greqisë, bëhet edhe për përfitime elektorale.

Hila tha se ka dy fasha votuesish, grekofonët dhe turkofilët, që zgjedhin të votojnë Ramën nëse ky i fundit ka marrëdhënie të mira me Greqinë apo Truqinë.

“Është një fashë elektorale që është e interesuar, është fasha grekofone që ndikon.

Nëse ka marrëdhënie të mira me Athinën, pjesa e minoritetit voton për Ramën.

E njëjta gjë edhe për një fashë turkofile, që për shkak të traditave e tjera…Rama bën të vetën”, deklaroi Hila në emisionin “Open”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje