Ilir Meta kthen ligjin “Për taksën kombëtare”, arsyetimi: I sjell 500 milionë lekë dëm buxhetit të shtetit

13 Janar 2021, 10:43Politika TEMA

Ilir Meta ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin “Për taksën kombëtare”.

Sipas tij, ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh

Në arsyetimet e Ilir Metës thuhet se ligji është miratuar pa asnjë konsultim me pushtetin vendor:

“Ligji nr. 151/2020, është miratuar pa asnjë konsultim me pushtetin vendor, që është përfitues direkt i një përqindjeje të të ardhurave nga renta minerare, duke cenuar parimin e decentralizimit dhe autonomisë së këtij pushteti, ashtu dhe interesin publik për të përfituar nga fondet e planifikuara për t`u investuar në disa njësi të vetëqverisjes vendore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje