Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Kejvina Kthella: Një natë para ngjarjes fjeta me Redjanin. Përgjimet e vjehrrës së Rrajës: Kanë dalë llafe se shkonte me njërën

14 Janar 2021, 14:56Politika TEMA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Kejvina Kthella: Një natë para

Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles Kejvina Kthella, e cila është pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.

Ajo tregon se më datë 1 nëntor 2019 (ditën kur ndodhi atentati), ka komunikuar në telefon me Redjanin dhe i ka thënë se ishte në Durrës me disa miq. Ndërsa alibia që Rraja kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë deklarimeve ka thënë se Redjani ndodhej në Belgjikë. E po kështu, edhe një përgjim i vjehrrës së tij me një mikeshë, është cilësuar me shumë interes për hetimin.

DESHMIA E KEJVINA KTHELLES

Hetimet e deritanishme kanë provuar se i hetuari Redjan Rraja, në orët e para të paradites, ka vajtur në qytetin e Durrësit. Sipas deklarimeve të shtetases Kejvina Kthella (datë 05.11.2019), e cila thotë se:

“… Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.

Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon,  Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit.

Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjeshtë kemi bërë bisedë normale. Unë komunikoj nëpërmjet telefonit tim, me numër 06924 XXXXX, Redjani disponon numrin e telefonit 06920 XXXXX”.

DESHMIA E RRAJES

I pyetur në cilësinë e të ndaluarit, më datë 05.11.2019 (në prani të mbrojtësit të zgjedhur Besnik Çerekja) shtetasi Redjan Rraja ka shpjeguar ndër të tjera se:

“… Unë kujtoj që më datë 01.11.2019, kam qenë në Tiranë, në mëngjes dhe rreth orëve të paradites kam ikur në Durrës me automjetin tim tip ‘Audi A8’, me targë AA 005 XY dhe kam qenë i vetëm. Kam kaluar në autostradën Tiranë-Durrës dhe kam shkuar te kolaudimi, te Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për të bërë dokumentacionin e automjetit. Pasi kam mbaruar dokumentacionin, kam bërë një xhiro në qytetin e Durrësit, në qytet, gjithnjë me automjetin tim dhe në kohën që kam bërë targat kam qëndruar në Durrës rreth 4 orë, por nuk e mbaj mend mirë. Gjatë kësaj kohe, nuk më kujtohet të kem takuar dikë të njohur.

Nuk mbaj mend mirë, por ndoshta kam pirë kafe në vendin e quajtur ‘Vollga’, Durrës. Jam kthyer për në Tiranë në autostradë rreth orës 5 të pasdites, po i vetëm, me automjetin tim dhe kam ardhur në Tiranë, në shtëpi”.

Këto deklarime të tij vijnë në kundërshtim me deklarimet e shtetasve Astrit L., Agron Ç., Henri Ç. dhe Hatiola B., të cilët kanë shpjeguar se ka qenë i hetuari Ariol Halilaj që ka marrë nga shtetasi Redjan Rraja automjetin e këtij të fundit, me qëllim targimin dhe ka qenë po Arioli, ai që e ka çuar mjetin tek Astrit L., etj.

BASHKESHORTJA E RRAJES

Shtetasja Odesa Rraja, e pyetur si person që tregon rrethana të hetimit më datë 05.11.2019, bashkëshortja e shtetasit Redjan Rraja, gjithashtu rrëzon pretendimet e të hetuarit Redjan Rraja, teksa ndër të tjera ka deklaruar se:

‘Redjani ka numrin e telefonit 06920XXXXX dhe se ai aktualisht ndodhej në Belgjikë. Jam takuar me të para rreth një muaji (para se të ikte jashtë shtetit).

Unë flas përditë me Redjanin dhe ai më pyet për fëmijët. Unë e kam pyetur se ku ndodhet dhe ai më ka thënë se është në Belgjikë dhe lëviz edhe në Holandë…”

PERGJIMI I VJEHRRES SE RRAJES

Shumë interes paraqet biseda e datës 11.11.2019, ora 09:38:12, bisedë që zhvillohet mes shtetases Leonora Shehu (e ëma e shtetases Odesa Rraja që është bashkëshortja e Redjan Rrajës), përdoruese e telefonit me numër 06938XXXXX (lejuar përgjimi me vendimin nr.952, datë 04.11.2019 të Gjykatës) dhe një shtetase të thirrur Vera. Në këtë komunikim paraqesin interes këto biseda:

Leonora: Jo me jo… por kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër mi… jetonte me një tjetër…

Vera: Uh!

Leonora: Ne e dinim se ishte jashtë moj motër, se dinim fare se ishte këtu. Kishte thënë se do vejë jashtë, do bëjmë dokumentet, se do vemi të jetojmë në Belgjikë.

Vera: Dëgjo këtu, motër. Po është ashtu, më mirë një orë e më përpara, të rrijë rehat vajza…

Leonora: Dëgjo, atij ia kanë futur, se nuk është i tillë ai që të arrijë gjer atje. Ai… çfarë nuk bën vaki moj motër. Duhet t’ia ketë futur ndonjëri, po se duhet të ikte andej për jashtë shtetit. Ai donte të ikte pasi familja e dinte se ai nuk ishte fare këtu ai… Edhe gruaja dhe fëmijët e dinin që ishte jashtë shteti…

Nga kjo bisedë del qartë se shtetasi Redjan Rraja, në përpjekje të ndërtimit të një alibie, ka përgatitur si familjarët, ashtu edhe shtetasen Kejvina Kthella se do të ikte jashtë shtetit.(panorama)

14 komente në “Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Kejvina Kthella: Një natë para ngjarjes fjeta me Redjanin. Përgjimet e vjehrrës së Rrajës: Kanë dalë llafe se shkonte me njërën”

  1. kurvari says:

    te dhejfsha Karminen kjo po qe eshte derr gopi

    1. ABC says:

      Hahahahahahahaahaa????????

    1. Refiku says:

      @xhejms ,pse kaq shkurt bre vlla a ban me shtu edhe une ndonji fjale…apo, jo mire e ke, nuk ke cafare i shton apo heq komentit i ke thane te tana .

  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Atentatori Redjan Rraja eshte nipi i Deputetit socialist Rrahman Rraja,por kjo nuk e fajeson Deputetin,tek e fundit çdo dash varet nga kembet e veta.Ramazan dhe Fioralb Rraja,nipat e deputetit socialist Rrahman Rraja,u arrestuan tre Javë më parë nga policia belge në kuadër të operacionit “Atos” ku u sekuestruan 232 kg kokainë.Gjithashtu edhe kjo nuk e fajeson Deputetin,tek e fundit çdo dash varet nga kembet e veta.
    Çfar meritash ka Deputeti i PS Rrahman Rraja qe nuk ka diskutuar asnjehere ne Parlament,dhe nuk e njihte askush deri ne ditën kur Djali i tij u akuzua per përdhunim?
    Dy vite më parë, më 26 shtator 2018, ish-oficeri i policisë në komisariatin e Fushë-Krujës Emiljano Nuhu,akuzoi vëllain e Deputetit Rahman Rraja se i ka vënë pistoletën në kokë,ku kan qenë prezent edhe Deputeti Rraja, Kryebashkiaku Artur Bushi dhe Taulant Balla,të cilët sipas tij ishin në mesin e 10 personave që kërcënuan me qëllim për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste Rahman Rraja.Kjo po fajeson Rrahman Rrajen,por sidomos Taulant Ballen dhe Edvin D’Ramen qe nuk sulmuan banditet,por oficerin e Policise(nje nga me te miret ne Shqiperi) Emiljano Nuhun,te cilin e detyruan te largohet,ashtu si Dritan Zaganin dhe Antonio Nazerajn.
    Ne lidhje me kete ngjarje Taulant Balla humbi gjyqin me gazetarin Basir Çollaku,mbas nje procesi që zgjati dy vite, nga 11 tetori 2018, kur është bërë denoncimi, deri me 12 tetor 2020 në marrjen e vendimit!!!Paditësi, gazetari Basir Çollaku, ka kërkuar përgenjështrimin e deklarimeve të Ballës, të bëra në emisionin Opinion në 27 shtator 2018,ku pretendon se Balla ka shpifur kur thote se “…këta persona kanë inskenuar këtë lloj historie, në këmbim të 10 mijë eurove, për të përfshirë dhe emrin e kryetarit të Grupit Parlamentar. Besoj dhe kam dyshime të qenësishme se, pjesë të deklarimeve të z.Nuhu, i ka shtypur z.Çollaku…”
    Mbasi fitoi gjyqin simbolik,Gazetari Basir Çollaku deklaroi,se ky eshte vetem fillimi i nje maratone gjyqsore qe do e çojm deri ne fund,deri sa te dale ne drite e gjith e verteta,qe veshtiresohet nga mungesa ish-oficerit te policisë së komisariatit te Fushë-Krujës Emiljano Nuhu,qe eshte ne emigrim,ku ka fituar azilin politik.

    1. Nuh koqedashi says:

      Sa mire e ditke historine ti, si me qene vete Emiljano.

    2. PO TI KE XENIN E BABIT…QE ISHTE KRYEMINISTER I ATI KUR HODHI NE ERE 26 PERSONA…E SE RRUJTI FARE SALIU…DHE XENI VAZHDIN TE BEJ QEJF ME PARET E GERDECIT…TI PO FLET PER I COP DEPUTET..QE DUHET TE PERGJUGJET PER NIPERIT…IK E HARDHUC INTERNETI..

  3. Nuk kuptoj se si nje femer vete me kete kokelopen says:

    ….sado kurve te jesh , me mire jepja qenit se te shkoni me peshtirosjen.

    1. Dortomuzi says:

      Si nuk e kupton? Pse ti kujton se shkon me kokelopen per dashuri? Ajo sheh vetem koken e skenderbeut te leket qe merr per gojoret qe i ben dhe asgje tjeter. Madje mos te te duket habi qe qihen dhe me qente e bossave nqs bosat i japin leke mjaftueshem.

  4. Aqif Kapertoni says:

    Te pakten me kete rast vertetohen dhe kurvlliqet qe Kejvina dhe “Kejvinat” e tjera bejne ne kete vend, se kur themi qe qihen me leke me mafioze apo boba thone qe flisni keq per artistet.
    Ja ku keni proven qe Kurvina shqepet me boba (dhe e pranon me gojen e vet), si gjithe kurvinat e tjera qe ne figura publike na shiten si “kengetare”, “kercimtare” apo “modele”. Cdo pjeshke qe shihni ne instagram qe ben “artisten” dhe ska pike talenti ta dini qe shqep bythen me gjithe parate e droges dhe mafies qe vijne ne Shqiperi.

    Ky vend eshte kthyer ne fole mafiozesh dhe kurvash qe ja marrin ne goje ketyre mafiozeve. Njerezit e ndershem jane kthyer ne minorance.

    1. Tur durrsaku says:

      Shum e drejte…kurvlliku modh…kjo vlen dhe ata qe shklyn bythen neper semaforet e italise per vite.dhe tashti ma dalin te rrembyera apo te detyruara…u kan pelqy paret dhe jeta e bukur…vetem se sta ishin icik me demode se keta te sotmet…po e njejta kategori…

  5. Shoferi says:

    Para se sa kish ky rraja e ka pas Franga kte. ju mrzit dhe e hjeki na puna.

  6. Mesues Lleshi says:

    Kthella asht “gjak blue” dmth aristokrate .Ndjek linjen e Forsajt, dhe Berishes ne ViciDoli

  7. vetem idiotlliqe ,funderina rrugesh,prostituta VIP-et e bordellos,
    e pederat e politikes ,nastradinat e botes ,
    pra nji hale publike ?
    e neveriteshme .
    Asnji gjurme qytetarie fuck ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje