Do të kandidojë në Elbasan, Rudina Hajdari: Nuk përfshihemi në koalicione as pas zgjedhjeve, beteja sapo ka nisur

14 Janar 2021, 14:54Politika TEMA

Në skenën e subjekteve të reja të panoramës së përgjithshme të këtyre zgjedhjeve, padiskutim që kanë spikatur me protagonizëm, të mbledhurit e rinj në listën e Nismës Thurje. Si janë planet? Çfarë është menduar për programin dhe formulën e garimit? Për këtë foli në Ditarin në A2, deputetja aktuale, Rudina Hajdari, e cila bëri publik lajmin se do të kandidojë në qarkun e Elbasanit.

“Nuk ka ardhur si surprizë, pasi kam shumë kohë që punoj në Elbasan. Ky është një qytet problematik sa i përket krimit të organizuar dhe ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Kam bërë zgjedhjen e duhur që të bashkohem me sa më shumë të rinj e të reja. Shumë të rinj kanë vendosur të largohen nga Elbasani, qoftë duke ikur nga Shqipëria, por edhe duke zgjedhur një rrugë tjetër. Elbasani është shumë afër Tiranës dhe ka një potencial shumë të madh ekonomik”, u shpreh Hajdari.

Më tej, Hajdari foli edhe për figura të tjera të Nismës Thurje dhe qarqet se ku ata do të kandidojnë. “Pano Soko do të kandidojë në Tiranë dhe zoti Shabani, po ashtu. Zonja Loku do të kandidojë në Lezhë. Kemi kandidatura në Gjirokastër dhe në Shkodër. Ne mundohemi të afrojmë sa më shumë ata njerëz që duan të kontribuojnë në këtë nismë, por që nuk kanë një të shkuar të përlyer në politik”.

Por sa i lehtë është depërtimi në këtë skenë të vjetër politike? “Beteja është mes të resë dhe së vjetrës, sapo ka nisur. Po hedhim hapat e para që të shembim sistemin e vjetër, të largojmë politikanët që vetëm grabisin nga mëngjesin deri në darkë. Sfida është e madhe, por beteja ka filluar. Ne i kemi hedhur hapat e para. Duhet të bashkohemi të gjithë për ta bërë këtë ndryshim realiteti. Mendoj se koha do ta tregojë që këta do të dalin nga skema politike. Çdo formulë që ata të ndërmarrin përsipër, tashmë qytetarët i kanë njohur këta politikanë që synojnë të ndryshojnë maskën. E vërteta është parë”.

Por, për sa mandate janë ambiciet e Nismës Thurje? “Kjo varet nga njerëzit se sa do të dalin të votojnë. Duhet të nxisim njerëzit të votojnë. Ka një demoralizim për të votuar. Duhet të kemi një ndryshim dhe të mos qëndrojmë në gjumë, ku ia lëmë stafetën dikujt që nuk bën asgjë, por e përdorin atë post për të fuqizuar këtë grup oligarkësh”.

Për Hajdarin, Nisma Thurje nuk do të bëjë koalicion as para dhe as pas zgjedhjeve.

“Dera është e hapur për qytetarët, por jo për të bërë kompromise për t’u futur në parlament me çdokush. Ne kemi në mendje që të qëndrojmë besnikë ndaj votuesve tanë dhe mbështetësve tanë, për këtë duam të jemi të qartë, duke mos pasur as koalicione parazgjedhore dhe as paszgjedhore. Kjo është një betejë që ne e kemi ndaj politikanëve që nuk kanë bërë asgjë tjetër veç këtyre makinacioneve”.

6 komente në “Do të kandidojë në Elbasan, Rudina Hajdari: Nuk përfshihemi në koalicione as pas zgjedhjeve, beteja sapo ka nisur”

  1. Jari says:

    Sa te mbarojne zgjedhjet menjehere po su zgjodh deputete me vrap e ne amerike, keta e duan sa per te mjel Shqiperine si mami dhe babi i saj, me fjalet qe thot i bie qe te shkateroj sistemin qe kontribuan prinderit e saj qe u katandis keshtu.

  2. Hasan says:

    Ishim shumë të shqetësuar se ku do të kandidonte zonjëza në fjalë, tani jemi më të qetë?. “Demokracinë” në Shqipëri dështoi ta sillte Hajdari, por pinjollja nuk heq dorë kollaj në Hajdarizmin si kauzë në vetvete…Por, zonjëz do të ishte më mirë të rrinit në qoshen tuaj e të shijonit milionat e vjedhura nga familja për mirëqenien tuaj, sesa të shfaqeni vazhdimisht në publik duke i kujtuar të njëjtin fakt shqiptarëve: se paratë e vjedhura po shërbejnë për karrierën, ambicien dhe lartësimin tuaj.

  3. Znj.Ju uroj Fitore! Por, nuk shkohet ne gare me old slogans, etc. Krijo dhe beji funksionale ekipet, grupet e punes zgjedhore!

  4. Patrioti says:

    Rudina kam besim se do te fitosh kundra asaj bajges te LSI . Rudina mos shiko cfar thone ajdutrit e LSI ece perpara se ti je shpresa e te ardhmes..pac fat suksese.all the best.

  5. Une says:

    Zj. Hajdari, pasi mora vesh që po prezentoheni para popullit të Elbasanit me jau kerkue besimin dhe voten për ti perfaqsuar në kuvendin popullorë si deputete. Një kuriozitet i madh më detyron ( pa patur aspak deshirë ) të bëj një diskutim të thjeshtë me ju. Megjithse çdo njeri pergjigjet për vehten e vet e jo për të tjerët, me ty duhet të shikohen gjërat më hollë duke parë pik-synimin tuaj. Babai juaj, gjyshi juaj e xhaxhai juaj kanë qënë spihunj hapur të sigurimit. Babai juaj Azem Hajdari ka qënë burri më i lig dhe më i poshter i Tropojes. Kur sigurimi në Tiranë në vitet 90 e urdheroi të vishte një pardesy ngjyrë qumshti si gestapoja në filma, dhe të bertiste më shumë se të tjerët në turmen e studentëve, ai i zbatoj urdherat e sigurimit me shumë zell. Pse po të permendi të pa-ndjerin babain tuaj, sepse edhe ai dhe Pe-Derasti Berisha ( e kjo është ironia e shekullit ) i detyronte njerzit që kerkonin punë, në emër të Partis-Demokratike, të plotsonin një leter auto-biografike dhe të bënin radio-skopinë e familjes për të kallzuar a kishin apo jo në familje persona komunista. Pra edhe ti duhet të bësh një leter auto-biografike kush je, veprimtaria jote e babait, e gjyshit e nënës etj etj. Pra ti duhet të zbatosh rregullat që babai jot i vendosi. Plehu Azem Hajdari, babai juaj, kur u nis për në universitet e bëri kerkesen për tu pranuar anëtar i PPSH, ku kerkesa e tij do shqyrtohej nga vellai i tij Rasimi dhe sekretari i parë Rakip Balla. Ai ishte dhe qendroi një spihun dhe i pa-besë. Difektin e madh që kishte sepse kujtoj që në politikë po se po, por edhe në fushen e banditizmit i kishte shpatullat e gjëra dhe brinat e buallit, dhe e sulmoj Sali Spihun Shugaren pas shpinde, ku shpejt e kuptoj gabimin por ishte vonë dhe kjo gjë ja kushtoj jeten. Pra populli i Elbasanit, deshiron ti bëjë një radjo-skopi familjare kandidates që don me i perfaqsue në kuvendin popullorë të shtetit. E ti zonjë, kush je ti ! Pse gjithnjë që ke mundesi na nxjerr pjesen e jetes tënde që ke bërë në Amerikë, ku paske punuar në një ministri por si fshesaxhi gjë e cila nuk të ndihmon aspak. Do tregosh që je aktualisht një deputete e pa nënshtruar ! populli e din që ti je e parashutuar dhe nëna juaj u emërua si gjyqtare nga xhaxhi Sali Pe-Deri per të larë mut me shurrë e ju mos të bëni kurrë pyetje per zorraxhinë Azem. Nëna jote e ka paraqitur si provë para trupit gjykues që pasurinë që ka ( keni ) ndër të tjera dhe një borxh i madh që ja ka dhënë Berisha vetë. Një proverb thotë që “kush është i varur ekonomikisht, është i varur edhe politikisht “, pra ti dhe familja jote jeni dhe keni për të qënë skllever të Sali Shkerdhates dhe familjes së tij. Si ke per tu zotuar se do luftojsh kunder korrupsionit, kur babai jot ka qënë një person i korruptuar, nëna jote me “diplomë plepash” është një person i korruptuar deri në fyt. Pra mbi çfarë suksesesh personale do paraqitesh para popullit të Elbasanit. Kur t’ju pyesin pse deklarohesh në Elbasan e jo në vendin tënd të origjines në Tropojë, çfarë do t’ju thuash ! Përveç një grushti zagarësh , bij e bija të familjeve më të poshtra të tropojes që 200 vjet, ku babai juaj është idoli i tyre, nuk voton njeri per ty dhe nuk kanë votuar kurrë as per babain tuaj. Mos e perziej shumë e shpesh ameriken me punet tuaja, sepse amerika ju njef krejt kush jeni ju si familje dhe Pe-Deri Sali Berishoviçi. Mos e merr popullin e rrespektuar të Elbasanit per budallenj.

  6. Malsori says:

    Ti moj Zj.Rudina nuk je fare intelektuale.Nuk ke
    fare asjne exsperienc.Ti je njesoj si Kopacet LSI-se trala la nga mendja.Nga nena
    dhe baba ke nje imazh shume te keq.Nena me shkollen e PLEPAVE gjykatse qe kontrolli e nxori hajdute dhe mashtruse,babaj nje trafikant armesh,spiun i sigurimt.Ti Rudina je nga Tropoja,pse nuk e ve kanditaturen ne Tropoj,apo se atje te njohin me rrenje e dhemball ty dhe baban tend per bemat qe ka bere.Une e di qe ty Rudina nuk te zgjedh njeri deputet se popullin e Elbasanit nuk ka lene mendja .Kthehu sa me pare ne Amerik dhe fillo punen si KASHIERE sepse vjen koha dhe mbarojne parat qe ka vjedhur nena dhe babaj yt.Rudina te fala Sypeshkaqenit.Masori Boston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje