Horror në fshatin pranë Tiranës: Ndjek me sëpatë komshinjtë dhe masakron lopët që ishin futur në tokën e tij

14 Janar 2021, 15:06Kronika TEMA

Një burrë, i moshës 56 vjeç u arrestua nga policia e Tiranës pasi ndoqi këmba-këmbës për t’i vrarë me sëpatë dy komshinj, sepse lopët e tyre kishin hyrë në livadhin e tij. Kur nuk i arriti dot fqinjët, A. T sipas burimeve të gazetës Si qëlloi me sëpatë pesë lopë duke i gjymtuar dhe i plagosur ato, çka solli vënien para përgjegjësisë dhe nën akuzë jo vetëm për kanosje, shkatërrim prone dhe armëmbajtje, por edhe për veprën e keqtrajtimit të kafshëve.

Ngjarja ndodhi në Priskë tregoi për gazetën Si zyrtari i policisë që bëri inventarin e lopëve të gjymtuara me sëpatë dhe që sipas asaj që u shkrua në procesverbal, kafshët kishin plagë në kofshë e kurriz të tilla që konsiderohen të pashërueshme.

Si nisi sherri?

I arrestuari A. T. rezulton si shtetas i dënuar në vitin 2011, për akuzën e vrasjes të mbetur në tentativë. Së fundmi, ai doli nga kontrolli për faj të kafshëve. Policia u vu në dijeni të ngjarjes nga A. M që kërkoi ndihmë.

“Më njoftoi punëtori që po ndiqej me sëpatë këmba-këmbës. Më tha po më ndjek A. me sëpatë dhe ndërkohë po gjuan dhe lopët. U nisa ta sqaroja, por sapo më pa dhe unë po e pyesja çfarë dëmi i kisha bërë  ai më ndoqi dhe mua”.

Shtetasi A. M tregon se komshiu ndërkohë e kërcënoi se do t’i vriste të gjithë. “Me sa kuptova, lopët e mia ishin futur në tokën e tij dhe kjo gjë e ka revoltuar shumë dhe ndaj ka zbrazur nervat te lopët duke i qëlluar me sëpatë.

Policia thotë për gazetën Si se nga këqyrja rezulton që lopët kanë plagë të thella rreth 15 centimetra dhe janë të gjymtuara.

“Dëmi mund të jetë rreth 4 milionë lekë”, shton më tej kallëzuesi në polici.

Burimet shtojnë se kanë kërkuar si dëshmitar edhe punëtorin e shtetasit A. M, që punon si bari.

“Dola për të futur lopët në stallë dhe kur u ktheva pashë disa lopë që kishin hyrë në livadh. Hyra për t’i nxjerrë, por u ndoqa me sëpatë nga A.T dhe vrapova sa munda për të shpëtuar. Njoftova pronarin që të vinte në fermë”, dëshmon 47-vjeçari.

Bisedën mes pronarit dhe të arrestuarit e ka riprodhuar edhe bariu, i cili shton “pashë pronarin që i tha, çfarë po bën hajde flasim, por ai u nxeh dhe e ndoqi dhe atë me sëpatë”.

Policia shton se pasi siguroi një avokat kryesisht ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga i arrestuari, i cili ka refuzuar me frazën “nuk kam asnjë shpjegim për të dhënë, nuk njoh asnjërin nga personat që më kanë kallëzuar”.

6 komente në “Horror në fshatin pranë Tiranës: Ndjek me sëpatë komshinjtë dhe masakron lopët që ishin futur në tokën e tij”

  1. GENTI says:

    Po shume mire ka bere. Ne shqiperi albanistanet nuk e njohin pronen e tjeterit. Cfar ka bere ai ? Ka kthyer reston nje njeriu qe nuk i ben pershtypje se i prish pronen tjetrit.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Unë propozoj t’i hiqet sëpata
      si armë e ftohtë,
      simbolike
      i zien ndër djeje nëntëdhjeteshtata
      t’i jepen të dy kodet
      e një bombe atomike!

      1. D.Didani says:

        Ku ishe o “Gopisti NSHRAK-ut” se na bere merak!..Na ke munguar per dy tre jave
        Mos e tepro me kete fshatarin e nevrikosur: Ti japesh atij Codet dhe Bomben Atomike ???Na hedh globin ne eree!

  2. Koli says:

    Cfare thua more Genti po eshte sjellje prej te cmenduri te ndjekesh njerez e kafshe me sopate.Cfaj kane kafshet e gjora.Po te kishte femije aty perreth do te mbeteshin te traumatizuar.Ai njeri duhet te izolohet ne psikiatri se nuk eshte normal.

  3. Taulant says:

    Ai ka qen i denuar per vrasje dhe nuk ka bere denimin sepse nuk funksionon drejtesia.
    Si person i rrezikshem mund te bej cfare te doje sepse nuk ka drejtesi.

  4. Kim été says:

    Xhelozi ose lakmi pasurie.(mund të mos jetë hera e parë që lopët e tija bëjn bajgë te ai.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje