U kërkoi të vinin maskat, dy të rinj rrahin barbarisht shefin e stacionit të metrosë në Athinë

14 Janar 2021, 21:35Rajoni TEMA

Shefi i një stacioni metroje në Athinë është sulmuar brutalisht nga dy të rinj, vetëm sepse u kërkoi atyre të vendosnin maskën.

Në pamjet që qarkullojnë në mediat greke duket momenti kur punonjësi qëllohet me shkelma dhe grushta, ndërsa ai qëndron i shtrirë.

Ngjarja është filmuar nga një kalimtare, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin dhe policia është shprehur se arrestimi i tyre është çështje kohe.

Sulmi ndodhi gjatë rrugës nga Anthoupolis për në Omonia, kur punonjësi u kërkoi dy pasagjerëve që të vendosnin maskat.

Dy të rinjtë fillimisht e fyen dhe e kërcënuan përgjegjësin e stacionit Stasy dhe sapo zbritën në Omonia, ata e ndoqën dhe e sulmuan.

4 komente në “U kërkoi të vinin maskat, dy të rinj rrahin barbarisht shefin e stacionit të metrosë në Athinë”

  1. Kim été says:

    Dhunë fizike dhe mendore përjeton Greqia nga kriza ekonomike dhe acarimi çdo dit dhe më shumë me Turqin, ndaj vizita Obamës kishte kuptim.

  2. KuqeZi says:

    Sot grushtin, neser plumbin talibano-komunisteve te Sheriatit te Covi.Diktatures..Dinjiteti, Liria dhe Demokracia do rifitohen dhe mbrohen me Gjak!!

  3. Theatre and drama says:

    djemtë nuk besojnë në kovid prandaj!!!

  4. Theatre and drama says:

    djemtë nuk besojnë në kovid prandaj!!!
    ketu nuk po e zbatojne rregullzbatuesit asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje