Partia Republikane në zgjedhjet e 25 prillit në rast se nuk do të arrijë një marrëveshje për të qenë në koalicion me Partinë Demokratike, do të garojë e vetme.
Mediu, ka folur në lidhje me marrëveshjen e paarritur ende me Partinë Demokratike për të dalë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas tij, marrëveshja mes PD-së dhe PR-së është ende te ideja “çfarë do”, që Mediu nuk mund ta pranojë pas ii duket jo normale.
“Qëllimi i PR është për të ndërtuar një koalicion funksional. Shpresoj të përfundojë sa më shpejt marrëveshja me PD-në. Kur mua më thua “cfarë do”, nuk më duket normale, kur më thua “hajde përcaktojmë kriteret” mua më duket një negociatë e drejtë.
Deri tani jemi akoma te ideja “cfarë do”. Bashkëpunimi nuk fillon nga ideja se kush është më lart dhe kush më poshtë.
Kam 30 vite jetë politike dhe njoh lidershipin politik të PD, ndaj mendoj që secili nuk duhet të shikojë se ku e ka qoshen e vet”, tha Mediu në Vizion Plus.
Pjesë nga intervista në Vizion Plus!
Alban Dudushi: Dukej si një demosntrim force kjo… që edhe po nuk ramë dakord, unë dal i vetëm …
Alban Dudushi: Po në rast se dilni vetëm, janë kostot më të mëdha për ju, apo për PD-në dhe opozitën?
Fatmir Mediu: Edhe për PD-në, edhe për PR-në. E kam thënë, për mua është më mirë, më pak mandate për Partinë Republikane dhe të iki Rama si kryeministër, se sa të ketë 20 mandate dhe të rrijë Rama kryeministër.
Nuk po bëj pazar. Kam një qëllim për t’i shërbyer, sepse …. Po ju them diçka. Ajo që më bën të ndihem mirë sot, është marrëdhënia me demokratët dhe republikanët kudo që janë.
Ata më kanë ngritur në një status tjetër social, politik dhe shoqëror. Unë u bëra kryetar partie, u bëra deputet, disa legjislatura. Edhe ministër dy herë, për shkak të besimit të atyre njerëzve.
Dhe për mua është shumë e rëndësishme që të mos e prish atë lloj besimi dhe atë lloj marrëdhënie. Dhe për këtë jam krenar që marrëdhëniet tona kanë qenë shumë korrekte.
Medi Gërdeci, jashtë politikës.
Drejtësia duhet të veprojê .
Keta janë 5 – 6 gjashtë ” koka të mëdha ” , ah më i hengër mortia , një orë e më parë këta .! Do bëjmë shtet ,de more de , lum ti Sahli e Lul që ne na ke . Brumb o krush me nje Rrotë presh ?!
Po dole vetem si parti,ske per te fituar asgje se je fetyra me e urryer e kombit shqiptar.
Ti e ke vendin ne burg,jo ne parlament.
Limon i shtrydhur , s’i duhesh me baces , kot kercenon .
Perderisa thua qe kam peshe , PESHOHU !
Medi po na can trapin. Nqs je aq trim dil e garo ne zgjedhje e mos llap kot. Por sigurisht e di mire se qytetaret i njohin mire hajdutet dhe kriminelet dhe prandaj nuk merr vota. Nuk keni fare turp e as seder, i ngjiteni pd si m… pas kepuces. Behuni burra merrni guximin e garoni per zgjedhje, ose gjeja me e thjeshte qe duhet te beni shperndani partickat dhe po deshet merruni me politike personalisht. Na lini rehat.
Ky është minus jo vetëm për PD…por edhe për frymën e parazitit politik që ende kërkon të mbijetojë për të ngrënë nga taksat e shtetit…
Po mirë , ti budalla je ? Kur tjetri të pyet çfarë do – ti i thuaj se do që të bëhesh ministër i mbrojtjes kur të fitojmë , se për atë ke eksperiencë … Ah sikur të kishte dhe bombë atomike Shqipëria , se shqiptarët do kishin fatin të shihnin edhe kërpudhën …
Nuk po i ze bytha vend Mediut se e di se pa imunitet deputeti veren qe vjen do dali para drejtesise per krime dhe trafiqe.