Nis ndërtimi i apartamenteve, Rama me Pacollin inspektojnë punimet në Thumanë: “Baca” vuri në dispozicion 1 milion euro, pjesa tjetër me buxhetin e shtetit

15 Janar 2021, 12:12Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama dha lajmin se sot do të nisë puna për ndërtimin e apartamenteve në Thumanë. Kreu i qeverisë njohu me ecurinë e punimeve Behgjet Pacollin, i cili ka vënë në dispozicion të rindërtimit në këtë zonë 1 mln euro.

Rama deklaroi se pjesa tjetër e rindërtimit do të bëhet me buxhetin e shtetit.

“Lajm i mirë është që sot nisin apartamentet, fillon me fondacionin. Sic e dini Baca Behgjet ka vënë në dispozicion të rindërtimit të Thumanës 1 milionë euro. Më ka thënë që ajo pjesë që unë do të marr do ta ndërtoj. Me buxhetin e shtetit nderojmë pjesën tjetër.

Këtu kemi shkollën që është e kombinuar edhe me kopsht. Në pjesën këtej kemi edhe njësitë administrative.

Pra këtu me buxhetin e shtetit do të ndërtojmë njësinë administrative Thumanë, do të vendoset administrata e bashkisë, qendra shëndetësore dhe një qendër komunitare. Ky bëhet një qytet i ri”, u shpreh kryeministri.

Rama tha po ashtu se ka filluar puna edhe me banesat individuale.

“Kemi gjithë zonën që do të ndërtohet me vilat. Faza tjetër është tek ajo pllaja e pjerrët. Ka në gjithë zonën hapësira të gjelbra dhe një park qendror.  Ndërsa në pjesën këtej do të ndërtohen pallatet”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje