Habit Fatmir Mediu: Rama e ka hallall edhe një mandat të tretë. Kam raport absolut me Berishën, edhe familjar!

16 Janar 2021, 10:11Politika TEMA

Një nga qëllimet parësore për opozitën është shndërruar tashmë ndër vite, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe qëndresa ndaj çdo tentativë për manipulim.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, teksa Mediu u pyet për këtë shqetësim i cili përsëritet gjithnjë në periudhë zgjedhore, tashmë prej vitesh, kreu i PR-së u shpreh se në analizën e tij, Rama nuk kërkon vetëm një mandat të tretë, se atë ia bën hallall, por kërkon të jetë përjetë kryeministër.

Alban Dudushi: Në të gjitha zgjedhjet e mëpasme, opozita një nga shqetësimet dhe frikërat kryesore kishte manipulimin. Do manipulohen zgjedhjet nga pushteti. Dhe të njëjtën gjë thoni dhe tani dhe keni të drejtën tuaj për ta thënë. Mund ta akuzoni Ramën për çdo lloj historie për t’i mbajtur dhe një herë dhe natyrisht Edi Rama e do edhe një herë të tretë.

Fatmir Mediu: Ta donte për herë të tretë hallall, por e do përjetë.

Alban Dudushi: Atë nuk e dimë, por për herë të tretë është e sigurt që e do.

Fatmir Mediu: Ashtu si e analizoj unë…

Albani Dudushi: Për herë të tretë është e sigurt që e do.

Mediu rrëfeu dy prej emrave të cilët në historinë politike, meritojnë vlerësimin e tij. Kreu i PR-së zgjodhi të veçonte Sabri Godon, themeluesin e Partisë Republikane Shqiptare, si mësuesin e tij në politikë, e më tej ish-kryeministrin Berisha për lidershipin.

Fatmir Mediu: Në historinë time politike ata që vlerësoj pamasë, i pari është Sabri Godo, i cili ka qenë mësuesi im në politikë dhe shpresoj ta kem justifikuar sadopak, dhe në qoftë se ka ndonjë gjë që s’ka shkuar edhe pse nuk jeton sot unë i kërkoj ndjesë.

Padyshim lidershipin e z.Berisha si kryeministër që ofroi një partneritet të jashtëzakonshëm që Partia Republikane të ishte bashkëpunëtore, kontributore, sidomos në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një moment historik i Shqipërisë

Alban Dudushi: Ju mungojnë këta dy njerëz në këtë moment?

Fatmir Mediu: Sabri Godo më mungon shumë dhe herë pas here përpiqem të kujtoj ndonjë fjalë të mençur të Sabri Godos, për shembull ai thoshte ‘nuk lidhet pylli me një litar’, ‘berberi i ri e mëson dorën në kokën e fukarait’. Kishte disa shprehje të cilat unë përpiqem t’i vendos ndonjëherë vend e pa vend.

Berisha, absolutisht, unë vazhdoj të kem një raport jo vetëm respekti absolut, karshi atij si lider politik, por sidomos kemi ndërtuar një raport njerëzor edhe familjar që domenthënë vlen shumë për të qenë i drejtë me veten dhe nuk kam parë ndonjëherë te Berisha që të sillet si lideri me vartësin, por gjithmonë në një partneritet i cili ka arritur sidomos nga viti 2001 deri në vitin 2005 të bënte disa lëvizje të cilat janë një mësim, udhëzues shumë i mirë se si opozita duhet të funksionojë dhe duhet të bashkohet.

7 komente në “Habit Fatmir Mediu: Rama e ka hallall edhe një mandat të tretë. Kam raport absolut me Berishën, edhe familjar!”

  1. Kelyshi [email protected] says:

    Shko mor çam hajdut ordiner, vrases halabak, njeri pa origjine, pa familje, pa histori. Kelysh kurve tranzicioni, perfitues i felliqte

  2. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Vet foto tregon se cfare zagaresh jane.
    Edhe prinderit e tyre nuk i mbajne ne kete menyre.
    Kur shikon keta lapanjo,te neveritet politika dhe keto qenie.

  3. pjeter says:

    E kush dyshon per raportin qe ke ti me Sali beun? Qe te dy jeni vrases ne Gerdec,keni shume kufoma te perbashket. Habitem si nuk ti ngatertojne kembet andej nga Amerika.Mehdiu eshte njeriu me pa vlere ne politiken Shqiptare.Mehdiu vetem ne nje vend si Shqiperia mund te ciceroje sikur eshte i rendesishem,sepse ne nje vend tjeter,ky duhet te pergjigjej per vrasje masive.

  4. Redi says:

    Po ik o legen, ta paskan vene kufirin te thana dhe kerkon te besh presion!
    Smund te kerkosh pushtet ne tavolin o fatkeq, pavaresisht presionit qe po ben. Ti ske vota o zotri, ca kerkon? Ke vota, dil dhe ke per ta pare bythen!!

  5. Haka Tekizoti says:

    Miqësinë me Berishën e ka farkëtuar kovaçi sypeshkaqen, kështu që pohimi është plotësisht i besueshëm, se Mediu me sypeshkaqenin, në vend që të pinin gjak nga gishtat e njëri-tjetrit për t’u bërë vëllamë, pinë nga të punësuarit e tyre në Gërdec, madje, duke ua pirë të tërë gjakun mbi 26 vetëve, vëllamërinë e çimentuan fare, aq sa edhe vdekja nuk i ndan dot, në ndryshim nga ata që vënë kurorë martese, të cilën vdekja nuk e lejon të vazhdojë.

  6. Velo says:

    Legen burrë, krahason Sabri Godon me Sali Berishën.
    Sabriun e përmend se dihet nga të gjithë që ai e mori për dore dhe e vuri aty ku është tani. Saliun e përmend se e shpëtoi nga krimi në Gërdec. Ky është një çiban në qafën e popullit shqiptar. Një njeri i pa moral në politikë dhe në jetë. Një llafazan si pllakë gramafoni që ka të rregjistruar një tekst tërë jetën e tij politike. Një lëtyrë.

  7. Aq0 says:

    Po mor po……ju lidhi Gerdeci ju gjakpires te ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje