INTERVISTA/ Ilir Meta nis fushatën nga Presidenca: Më 25 prill pres një përmbysje të madhe, ndryshe na pret gremina

16 Janar 2021, 18:55Politika TEMA

Ilir Meta ka nisur fushatën nga Presidenca, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thotë se në zgjedhjet e 25 prillit nuk pret thjesht një rotacion, por një përmbysje.

“Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane, dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi”, tha ai në emisionin “Kjo javë”.

Sipas Ilir Metës, fakti që nuk po çelen negociatat me BE tregon se jemi në krize.

“Për mua nuk është më i rëndësishëm rotacioni, sepse ai do të thotë më shumë ndryshim raportesh në qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për një përmbysje, në kuptimin më të mirë të fjalës. Unë, e them shpesh koha e ndryshimit ka ikur që prej katër vitesh. Këto katër vite, që kemi kaluar kanë folur për një përkeqësim të rëndë të situatës, në funksionimin e shtetit të së drejtës.

Kemi parë një përkeqësim të situatës ekonomike dhe sociale, që përpara se të ndodhte pandemia. Ka një rritje të polarizimit shoqëror në vend. Kemi një rritje të jashtëzakonshme të borxhit.

Ndërkohë kemi një rënie të ndjeshme të ardhurave për qytetarët shqiptarë, që do të thotë se ky borxh që është marrë ngrihet në nivele shumë të larta dhe nuk ka shërbyer as për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe as për të luftuar varfërinë.

Ky borxh ka shkuar në interes të grupeve të përzgjedhura të sipërmarrësve, të cilët kanë vazhduar të fitojnë koncesione tepër të dyshimta.

Në këtë drejtim, jemi në një situatë ku vetë mosçelja e negociatave me Bashkimin Europian tashmë për një kohë të gjatë, tregon për krizën, jo thjesht për stanjiacionin. Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane, dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi.

Unë, mendoj, që në tërësi populli shqiptar kërkon një ndryshim të fortë edhe të qartë. Treguesi i shifrave të largimit të shqiptarëve, sidomos i të rinjve nga vendi është alarmues. Mos harrojmë se, është rritur shumë. Sidomos cilësia e qytetarëve dhe e të rinjve që largohen.

Nga Shqipëria po ikën, jo vetëm mosha më aktive e popullsisë, por njëkohësisht edhe intelektualët, të rinjtë shumëmirë të arsimuar apo ata që janë në punë të mirëpaguara dhe me një nivel të mirë të jetesës. Kemi të bëjmë me një mungesë shprese dhe pasiguri, që duhet të marrë një përgjigje përmes 25 prillit”, u shpreh Meta.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të ndëshkojnë me votë ata që i kanë gënjyer.

“E para, duhet të shkojnë të votojnë sepse aty është forca e tyre. Pa pjesëmarrje nuk ke të drejtë të kërkosh llogari dhe t’i ankohesh askujt nesër.

E dyta, është një mënyrë për të ndëshkuar ata, që të kanë gënjyer. Në mënyrë që edhe ai tjetri, që do të zgjidhet nesër, ta kuptojë se e pret ndëshkimi në rast se luan nga premtimet me qytetarin, me besimin, me jetën, me pronën dhe fëmijët e tij.

Jam i bindur, që qytetarët e kanë kuptuar se shpëtimi dhe zgjidhja janë vetë ata”, tha ai.

Pyetje: A e shihni Ju, opozitën të bashkuar, njëzëri zoti Meta?

Meta: Kjo nuk është shumë e rëndësishme. Unë, mendoj, që në tërësi populli shqiptar kërkon një ndryshim të fortë edhe të qartë. Treguesi i shifrave të largimit të shqiptarëve, sidomos i të rinjve nga vendi është alarmues. Mos harrojmë se, është rritur shumë. Sidomos cilësia e qytetarëve dhe e të rinjve që largohen.

Nga Shqipëria po ikën, jo vetëm mosha më aktive e popullsisë, por njëkohësisht edhe intelektualët, të rinjtë shumëmirë të arsimuar apo ata që janë në punë të mirëpaguara dhe me një nivel të mirë të jetesës.

Kemi të bëjmë me një mungesë shprese dhe pasiguri, që duhet të marrë një përgjigje përmes 25 prillit.

Pyetje: Po, por alternativat janë këto Zoti Meta, qeveria aktuale, apo opozita e bashkuar apo jo? Nuk e di sepse nuk e mora ende përgjigjen tuaj, opozita kërkon të vijë në pushtet për ta përmbysur?

Meta: Këto janë pyetje që u takojnë kryetarëve të forcave të caktuara politike. Për mua si President, është e rëndësishme që i gjithë populli shqiptar ta vlerësojë si një referendum 25 prillin, për të ardhmen e tij europiane, që është vënë në diskutim tepër serioz.

Pyetje: Presidenti i Republikës, por edhe si politikan me shumë përvojë, kur shohim këtë atmosferë pak përpara zgjedhjeve, duket se opozita është pak vonë me listat. Cili  është perceptimi juaj zoti President, me një listë bashkë apo me dy lista? A do të ndahej opozita nëse bëhej fjalë për dy lista ?

Meta: Kjo nuk është një çështje aspak e rëndësishme për mua dhe as për qytetarët shqiptarë. Mendoj se mesazhi kryesor është mesazhi i ndryshimit të fortë edhe i rimarrjes së përgjegjësive nga vetë qytetarët e Shqipërisë, për të ardhmen e familjeve dhe vendit të tyre.

Dhe kjo do të ndodhë vetëm përmes pjesëmarrjes së tyre masive në këto zgjedhje, të cilën nuk e shoh si një mision patriotik.

Pyetje: Por populli duhet të zgjedhë apo jo?

Meta: Unë mendoj se populli do të zgjedhë ndryshimin, kjo është e rëndësishme.

Kush e përfaqëson më mirë ndryshimin? Kjo është çështje e alternativave të caktuara. Por,  e rëndësishme është që  qytetarët të shkojnë të votojnë dhe të zgjedhin ndryshimin, të garantojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë,  që  është vënë në pikëpyetje.

Vendi ka nevojë për një ndryshim të fortë.

Pyetje: Shumë kemi dëgjuar të lakohet ndoshta apo për mundësinë e një koalicioni të madh PS-PD, ju do ta përkrahni? Sa është mundësia e një koalicioni të tillë zoti Meta?

Meta: Më duket se u shpreha shumë qartë. Unë, nuk ndërhyj në raportet e forcave politike. Për mua si President, është problem tepër serioz e ardhmja e vendit, që është vënë në pikëpyetje.

Kjo pikëpyetje e merr zgjidhjen përmes referendumit të 25 prillit, përmes garantimit të një ndryshimi të fortë, të rikthimit të vendit në shinat e Kushtetutës, të shtetit ligjor, të demokracisë dhe të rivendosjes së sistemit të llogaridhënies, që janë rrëzuar totalisht vitet e fundit, për shkak të një sundimi njëpartiak.

Pyetje: Gjithsesi kjo duket se nuk është aspak e lehtë, sepse për ta arritur në kushtet që jemi edhe me eksperiencën e asaj çfarë po shohim…me politikanët që kemi, partitë që garojnë Zoti Meta..?

Meta: Prandaj janë qytetarët, ata të cilët duhet t’i japin prioritet vetes së tyre, dhe nuk duhet të presin nga politikanët.

E para, duhet të shkojnë të votojnë sepse aty është forca e tyre. Pa pjesëmarrje nuk ke të drejtë të kërkosh llogari dhe t’i ankohesh askujt nesër.

E dyta, është një mënyrë për të ndëshkuar ata, që të kanë gënjyer. Në mënyrë që edhe ai tjetri, që do të zgjidhet nesër, ta kuptojë se e pret ndëshkimi në rast se luan nga premtimet me qytetarin, me besimin, me jetën, me pronën dhe fëmijët e tij.

Jam i bindur, që qytetarët e kanë kuptuar se shpëtimi dhe zgjidhja janë vetë ata.

Pyetje: Edhe një pyetje lidhur me koalicionet që, thamë pak më parë. Zoti Meta, mund të ketë ndoshta një çedim të ndonjë prej partive të opozitës, pas zgjedhjeve të 25 Prillit?

Meta: Nuk më duket një pyetje e përshtatshme për mua, se çfarë do të bëjë një parti e opozitës. Në rast se një parti e opozitës do të çedojë nga çfarë?

Pyetje: Do të marrë një anë tjetër, gjithmonë për koalicionet flas.

Meta: Në çfarë ane, në anën e ndryshimit apo në anën e greminës?

Pyetje: Kjo mbetet për t’u parë pastaj. Por,  gjithmonë tek bashkimi i opozitës është fjala. Sa e bashkuar është opozita dhe sa mund të çedojë një parti opozitare pas zgjedhjeve të 25 Prillit?

Meta: Unë nuk ndërhyj dot në këtë çështje. Unë, besoj se e ardhmja i takon atyre që janë për ndryshim. Ata, që duan të shkojnë në anën e greminës, mund të shkojnë. Por, nuk e shpëtojnë dot autobusin që është nisur për në fund të greminës.

Pyetje: Zoti Meta, Ju, keni deklaruar  shpesh herë sidomos gjate muajt të hetimit parlamentar ndaj jush, se do të jeni President i Republikës së Shqipërisë deri më 24 korrik 2022. Po pas kësaj ku e shihni veten  zoti President?

Presidenti Meta: Unë, veten e shikoj gjithmonë në Shqipëri. Në mes të shqiptarëve dhe në shërbim të tyre.

Pyetje: A keni vullnet për ta vijuar punën përsëri si kryetar shteti?

Presidenti Meta: Unë, punoj çdo ditë me vullnet maksimal në shërbim të qytetarëve.

Pyetje: Për të qenë përsëri si kryetar shtetit?

Meta: Për të qenë një shqiptarë i mirë në radhë të parë, dhe i përgjegjshëm.

22 komente në “INTERVISTA/ Ilir Meta nis fushatën nga Presidenca: Më 25 prill pres një përmbysje të madhe, ndryshe na pret gremina”

  1. UAS, ???, na ndihmo, të mos i shofim më në politikë fityrat e vjetra.⚖️⚖️ says:

    ?????????

    1. MacGr says:

      Ky flet me fraza te pergjithshme : ”te ngrihet populli” ”te e permbyse populli”etj.CILIN do sjelle populli????… LULIN,MONIKEN, TY,.Mos se na gajase.E pyesin cfare do beje mbas presidences thote “”Do u sherbeje shqiptareve.” vetemme sllogane.NUK po celen negociatat thote dhe do i celi Monika,Po ikin shqiptaret thote dhe do i mbaje LULI.

  2. Lanabregesi says:

    Kur nuk pune tund deren thot populli, dhe u gazetaret me kete interviste kete po beni,Ilir Meta sot eshte nje hic per shqiptaret,prandaj dhe ajo cfare flet nuk ka asnje vlere.

    1. Beni says:

      Te pret ty grimina!

  3. Sabriu says:

    Ca do besh o i korruptuar, do nxjerresh prap minoret ,te thyejne semaforet?Po ik mor legen ,lere rehat kete popull.Nuk u ngope qe mos u ngopsh kurre .

  4. Astrit says:

    I provove te gjitha postet .Vodhe sa deshe.Akoma nuk u ngope, qe mos u ngopsh kurre.Like floriri…

  5. Shqiptari says:

    Prej kohesh Meta ka filluar ne menyre agresive fushaten ekektirale nga presidenca.Duket hapur,ai nuk beson ne aftesite e Mones dhe ne strategjite e Lulit.
    Duke qene njohesbi mire i lojrave politike,shtresave te ekektoratit,fushave ku mund te gjeje mbeshtetes,ai luan.
    Dhe pese nga drejtimet ku ai prej kohesh po godet fort jane:
    Dalja e vendit nga shinat kushtetuese dhe qeverisja e dobet
    Ekonomia e rrenuar.Borxhi i madh publik.Emigracioni dhe zbrazja e vendit nga te rinjte.Nje qeveri per te rinjte.
    Dhe ne te pese keto drejtime,çdo dite,duke pire kafen e mengjezit,Mona merr 4-5 te rinje ne tavoline dhe ciceron tere ato qe ka diskutuar ne darke me bashkeshortin.
    Dihet qe ky vend ka probleme dhe shqetesime me te medha se ato qe ligjeron presidenti.
    Duke qene prej 28 vitesh protagonist me poste te larta shteterore,Meta e ndriti qeverisjen e ketij vendi me bllok ne dore duke i dhene ketij vendi nje qeverisje perfekte,
    Me ardhjen e Rames ne pushtet çdo gje ka degraduar
    Dhe keshtu me radhe ekonomia,borxhet e medha qe ne kohen kur qeveriste Meta,çdo gje shkonte vaj.
    Tereni ku Meta po luan fort eshte emigracioni dhe rinia
    Por per fatin e tij te keq ka statistika dhe tashme fare lehte mund te marresh te dhena rreth emigracionit.
    Deri ne vitin 1995,nga shqiperia ishin larguar ne emigracion te ligjshem dhe te paligjshem rreth 350 mije shqiptare.
    Nga viti 1996-2001 thuhet se jane larguar rreth 700 mije.
    Nga viti 2005-2014, rreth 500 mije shqiptare te larguar dhe ne periudhen 2015-2020 rreth 300 mije,keta pothuaj jane te gjithe me dokumente fale rregullave te reja te punesimit,heqja e vizave dhe kerkesave te larta te vendeve te BE-se per fuqi punetore dhe specialiste
    Ky fenomen nuk eshte vetem per shqiptaret,por per tere vendet e Ballkanit dhe te shume vendeve te BE.Jane 17-18 vende te BE-se qe emigrojne ne Gjermani,France,Belgjike,Holande,Suedi,Danimarke,Norvegji
    Pa folur per Kroaci,Rumani,Bullgari,Poloni,Serbi,Bosnje etj
    Meta dhe tere deputetet,qeveritaret dhe zyrtaret i kane te gjithe ne Amerike,Gjermani,Angli ,Austri dhe gjetke,shqiptaret e varfer nuk duhet te ikin
    Po si te mos ikin kur ketu njk gjen pune?Kur ketu nerr nje rroge 300-400 mije leke dhe ne Gjermani 2-3 mije euro?
    Po perse nuk u gjeti pune Iliri atyre qindera mijera shqiptareve qe kane ikur kur Iliri ishte ne krye te shtetit?
    Persa i takon rinise,tere loja qe luan Meta-Mona,eshte nje tallje dhe fyerje per te rinjte.Sa te rinje do punesojne kjo dyshe?Sa do jene deputete,ministra dhe drejtore?
    Ke do largoje nga dikasteret,kur pjesa derrmuese e administrates kane statusin e nepunesit civil?
    Meta mendon se i ka dhene prioritet te rinjeve duke pompuar disa syreshe,ne kohen kur ministrite dhe dikasteret qe drejtonte LSI ishin kthyer ne zyra pune ku punesonin militantet.
    Loja tashme nga Meta luhet hapur,ne presidence,ne media,ne takime publike dhe ne çdo aktivitet te tij
    Nuk ke ç’ti besh,ky eshte presidenti yne potriot qe vdes per kushtetuten dhe mbron ligjin ne kete vend.
    Frika dhe tmerri e çon kete burre nga Skrapari ne shkelje te ligjit.Po i ka keq shpirti,more te uruar njerez!Çfare te beje?!

  6. Jimi says:

    Mire qe e pohon publikisht! Tere keto vite kete linje ke ndjekur, ate te permbysjes me dhune, pasi ne te kundert fundi yte po dihet. Pas gjithe atyre krimeve qe ke bere, pa tjeter qe do te vije nje dite qe duhet te pergjigjesh.

  7. Loku says:

    Figura me e larte politike Kreu i Shtetit eshte me i korruptuari. Likja ben moral kur e ka vendin ne burg.

  8. Tironci says:

    Gremina te pret ty dhe hajdut te tjer te ksaj politike antipopullore dhe antishqiptare ben vaki , se ne si popull ne gremin kemi ren qekur iku PPSHja ne 92shin , iken MALET erdhen HALET ne krye te kti vendi , ishte kismet nuk e hoqem ne ra sistemi ne te ter lindjen .

  9. "Mrekullia" says:

    O palo president, nuk e kuton qe je bere qesharak. Kush e beson se nje hajdut, mund te jete qytetar i mire, e te jesh ne sherbim te tyre.
    Shqiptaret po presin me padurim qe SPAKU te pershpejtoj punen, per te pastruar politiken nga te korrupruarit, qe nuk jane pak…

  10. arvanitasi says:

    gremina te pret o ndyresire, je i vetmi kusht qe duhet ti plotesohet evropes, futja jote ne burg dhe sekustrim te psurive qe ke vene me ndihmen e grekerve dhe ruseve

  11. Trotski says:

    Bej Gati Torben me ndresa per ne Rec te Shkodres.Atje e ke vendin O Delenxhi i Paskrupullte.

  12. Niku says:

    Problemi je ti Ilir Meta, prandaj nuk hapen negociatat. Kështu është kur bëhet « muti i maces për ilaç »!

  13. Saliu says:

    O shqiptari,si shume rendesi i ke dhene Ilir Metes, ke bere nje koment me te gjate se shkrimi,jep argumenta per nje koke qyp,kur dihet boterisht se niveli i presidentit ton eshte me se ordiner,dhe intelegjencen e tij nuk e mer njeri seriozisht si ti.

  14. Shkodrani pa pune says:

    Do fitosh NOC Rokun thuhet Shkoder

  15. TAHYPI says:

    O Donkishoti Like floriri që lufton me mullijt e erës
    A e din ti ( sigurisht që e din se ta ka tregu Buçja Mona) që në kohën kur kishe ministrinë e Bujqësise me Mond Panaritin, Mona organizonte puhime në Jalë me të rijtë e Lesh e Lisë , u vendoste kushte Drejtorive të Bujqësive që të gjithë shefat e veterinarive tu tmerrnin të gjithë atyre që kërkonin liçenca për import viçash nga dy viça për ti çuar në Jalë. Lëre pastaj parat që duhet të paguante në dorë çdo punonjës. Çfar i thua ti Like kësajë ?? Korrupsion a po çfar??
    Dhe ti flet për Shqiptarër.
    Kurr mos ta pafshim surratin ty dhe Lesh e Lisë
    Skur të zhdukesh ti dhe Partia jote do çlirohet shqipëria.

  16. Dull tropoja says:

    Ky vertet eshte turp i kombit.Na ben te dukemi shume injorante duke e pas President nje te tille.

  17. REALE says:

    Vetem nje gje nuk e tha zoti me nder president gjate intervistes: Kush do e beje ndryshimin, Mazhoranca sot, ish Opozita dje, Opozita sot apo mos e ka mendjen votoni per partine familjare te Ilirit qe qau e bija kur u be president dhe pyeti te emen: mami po LSI-ja tani ?! Dhe e ema u pergjigj: mos qaj se partine do ta marr une! Prape tonen e kemi. Dhe femijet qe largohen nga Shqiperia i shoqeruan femijet e presidentit per ne Londer duke u blere dhe shtepi e duke u paguar dhe 160.000 paund ne vit. KY eshte me nder zoti president i Shqiperise Ilir Meta nga Cepani qe s’ka punuar asnje dit ne detyren qe mbaroi profesionin ne UT; ndoshta edhe s’e ka mbaruar. Kush nuk ben dot pune tjeter ne Shqiperi, behet politikan; u be ILiri dhe ja, frutat: vila ne Lalez me nevojtore per maçet, shqiptare kokepalare dhe qindmijeshe euro ne faqe te popullit duke vjedhur, por edhe SPAK sot qenka i zene me faturat e dritave.

  18. popûlli zgjohu; says:

    Like floriri ; ta ka vene Sala emrin , kur vodhe thesarin, ne tynelet e krrabes; dorzoja popullit arine vjedhun , e tan ça vodhe per 30 vjet ; Hajduta jeni te tane, drejtesia ka mungu per ju ne 30 vet, ne burge, e keni vendin.

  19. fati says:

    Ore mender president, mos fol ne emrin tim, nuk ta ka dhene kush kete te drejte, flit si ilir, ose me thjeshte si like hajduti e krimineli, ashtu sic je. Lere politiken kur te shkosh atje tek vendi per bemat tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje