DEBATI/ Roli i sondazheve, Bushati: Kompanitë gabojnë me qëllim në dëm të opozitave. Haxhiu: Tregojnë çfarë mendon popullata

20 Janar 2021, 22:13Politika TEMA

Dy analistët e njohur, Baton Haxhiu dhe Andi Bushati kanë shtjelluar argumentet e tyre në emisionin “Shock” në Euronews Albania mbi dobinë që kanë sondazhet në “matjen” e pulsit të votuesve.

Gazetari Andi Bushati tha se nuk u beson të dhënave, të cilat publikohen nga kompanitë e sondazheve. Ai për këtë rendit arsyet, që sipas tij, e bëjnë që t’i marrë me rezervë sondazhet që kryejë kompanitë mbi sjelljen votuese.

“Unë tani njihem për skeptizicizmi tim ndaj sondazheve. Unë e them hapur se nuk u besoj, për disa arsye. E para, është për arsye historike, pasi kompani të mëdha kanë dështuar në mënyrë të shkëlqyer. Sondazhet gjithmonë kanë dështuar duke i dhënë fitoren pushtetit.

Pikëpyetja e dytë që unë ngre, është se nën një autokraci, ku njerëzit nuk janë të lirë të shprehin mendimet e tyre është e vështirë për sondazhuesit”, tha Bushati.

Ndryshe nga Bushati, z. Haxhiu tha se e mbështet përpjekjen e çdo kompanie, e cila synon të masë perceptimin e publikut në raport me zgjedhjet.

“Unë jam prej atyre përkrahësve ndaj çdo kompanie, që bën përpjekje për një çështje. Dallimi mes meje dhe Bushatit është se unë besoj që sondazhet janë mënyra më e mirë për të kuptuar se çfarë mendon popullata. Unë besoj tek metodologjia se si bëhen ato”, tha ai.

Duke folur përballë moderatores Bruna Çifligu, gazetari Haxhiu tha se sondazhet e bëjnë atë skeptik vetëm në një pikë: “Jam skeptik për faktin se partitë politike kur porositin sondazhet manipulojnë ato për një qëllim propagande, por jo për finalen e saj, sepse finalja nuk del kurrë nga matematika.

Unë ju besoj, por jam skeptik tek pika që thashë më lart. Sondazhet tregojnë trendin, arsyeshmërinë dhe shqetësimet e popullatës”, tha ai.

Ndërkohë Andi Bushati thotë se kompanitë e mëdha kanë gabuar gjithmonë në dëm të opozitave, dhe kjo gjë shton ai nuk është e paqëllimtë.

“Kompanitë e mëdha kanë gabuar gjithmonë në dëm të opozitave dhe në favor të pushtetit. Më thuaj një kompani serioze që ka gabuar duke favorizuar opozitën. Gabimi këtu nuk është i paqëllimshëm. Nuk mund të ketë sondazhe nën regjime. Në Shqipëri sondazhet i kanë bërë fresk pushtetit”, tha ai.

2 komente në “DEBATI/ Roli i sondazheve, Bushati: Kompanitë gabojnë me qëllim në dëm të opozitave. Haxhiu: Tregojnë çfarë mendon popullata”

  1. Dan says:

    Kür Ti bajne vera me byth ky e beson

  2. Po mire mo Andi , qe ke bere kete zbulim kaq te madh , po ne Amerike sikur nxirnin fitus opoziten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje