Memorandumi që firmosi Trump para largimit: Zgjatet mbrojtja e Shërbimit Sekret për fëmijët e tij

20 Janar 2021, 20:52Bota TEMA

Para se të largohej nga detyra, ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nënshkroi një memorandum.

Sipas memorandumit, shtrihet me 6 muaj mbrojtja e Shërbimit Sekret të SHBA-ve për të gjithë fëmijët e Trump-it. Lajmi bëhet me dije nga një zyrtar i lartë amerikan, citon CNN.

Zakonisht, mbrojtja vlen për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, por duke nënshkruar memorandumin, Shërbimi Sekret i SHBA do të mund të sigurojë mbrojtje për të gjithë fëmijët e tij.

Sjellim në vëmendje që Donald Trump mungoi sot në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Joe Biden. Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën tha: “Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë”.

“Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat, një fjalë shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje