Parlamenti grek votoi pro zgjerimit me 12 milje në Jon, paralajmëron Turqia: Mos guxo shtrirjen në detin Egje

20 Janar 2021, 22:53Rajoni TEMA

Pas votimit në Parlamentin helen pro zgjerimit me 12 milje të Greqisë në ujërat e detit Jon, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Zëdhënësi i ministrisë Hami Aksoy tha se “Turqia ka të drejta dhe interesa jetësore në Detin Egje, ku prevalojnë rrethanat e veçanta gjeografike.

Qëndrimi i Turqisë që ujërat territoriale në Detin Egje nuk duhet të shtrihen në mënyrë të njëanshme duke kufizuar lirinë e lundrimit, si dhe qasjen në det të Turqisë apo vendeve të treta, njihet nga të gjitha palët.

Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar”.

Shtrirja e ujërave territoriale në Detin Jon nga Greqia, në 12 milje detare, arrin deri në Jug të Gadishullit Peliponezit dhe nuk prek Detin Egje në asnjë mënyrë”, theksoi ai.

Pas afro 6 vitesh Turqia dhe Greqia pritet të rinisin të hënën bisedimet eksploruese, që do të hyjnë në raundin e tyre të 61-të.

Gjatë debatit të zhvilluar sot në Kuvend, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përsëriti qëndrimin e tij se Greqia është në të drejtën e saj të zgjerojë ujërat e saj territorialë.

Me votën e 284 deputetëve, ligji jep dritën jeshile për zgjerimin e ujërave territoriale në Kretë dhe zona të tjera “në kohë dhe në kushte”, siç tha kryeministri, “që qeveria zgjedh“. Votën pro ligjit e dhanë edhe pesë parti opozitare duke dërguar, sipas vëzhguesve politikë, një mesazh të solidaritetit kombëtar.

3 komente në “Parlamenti grek votoi pro zgjerimit me 12 milje në Jon, paralajmëron Turqia: Mos guxo shtrirjen në detin Egje”

  1. LEON says:

    Kur gjen Kodoshe te vendit te vet pse mos te zgjerohet deri ne Surrel?

  2. xhemal says:

    po gazeta eshte zedhenese e parlamentit grek ?apo ben lajmetarin e nacionalisteve..se nuk ka si te ndodh ndryshe ne nje kohe qe shqiperia eshte ne kerkim te nje zgjidhje te drejte te ceshtjes se.detit me greqine…shqiperia eshte nje hap para greqise per detin..eshte zgjeruar sipas te drejtes nderkombetare me 12 milje
    …problem do jene ngushticat e pjeset rredh ishujve ..besoj gjykata nderkombetare do vendos drejte per te ruajtur paqen e prespektiven e popujve tane..me greket jemi te *denuar *te jetojme ne miqesi

    1. Sufllaqe per te gjithe says:

      Shqiperia eshte ne kerkim te nje zgjidhje te drejte te ceshtjes se detit, me gjyq…..thote tuafi . Ti e ben si ai gomari qe thoshte , hajd se jam ne enderr, nderkohe luani po e hante. Ju rrofte Edi Rama juve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje