Nga Adriatik Doçi
Si sot 10 vite më parë, në 21 Janar 2011, mes institucionit të Kryeministrisë dhe Kuvendit, do të shënohej një nga krimet më të rënda dhe të shumëfishta shtetërore në historinë e pluralizmit në Shqipëri, me protagonist të padiskutueshëm Sali Berishën, ende sot i pandëshkuar nga drejtësia. Garda e Republikës, nën urdhrat verbalë dhe jo verbalë të Sali Berishës, qëlloi rreth 500 herë mbi dhe drejt protestueseve, duke vrarë të pafajshmit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, si dhe plagosur Sokrat Gode, Fatos Mahmutaj, Ilia Papa, Erald Bisha, Ilia Qesku dhe Artes Dybeli.
Një krim po aq i rëndës është konsumuar më pas, duke nisur që nga nata e 21 Janarit në zyrat e Kryeministrisë ku u fshinë pamjet filmike, në Ministrinë e Brendshme dhe Gardën e Republikës ku u zhdukën urdhra dhe u manipuluan regjistra, dhe gjatë viteve në vazhdim në sallat e gjyqit, ku vrasjet e u shpallën si pakujdesi, thua se ishin vrasje gjatë një ‘gjuetie’ në pyll. Zëvendësimi gjatë natës i armëve të zjarrit, tentativa për të blerë familjarët e viktimave, kërcënimi i gazetarit të plagosur, tentativa për t’ia faturuar vrasjet opozitës, kërcënimi i kryeprokurores dhe Presidentit, kërcënimi me jetë i kundërshtarëve politikë, mbajtja e vrasësve në Kryeministri, refuzimi për të zbatuar urdhër-arrestet e Prokurorisë, sajimi i grushteve imagjinare, sajimi i thikave me helm, çadrave-pistoletë etj., janë vetëm një pjesë e panoramës kriminale pas 21 Janarit 2011.
Që nga pasditja e 21 Janarit 2011 dhe deri pak ditë më parë, Sali Berisha, ka sajuar rreth 30 alibi për krimin, të cilat i ka modifikuar dhe ndryshuar me kalimin e kohës, sipas rrethanave dhe provat që e nxirrnin zbuluar. Alibitë dhe deklaratat kontradiktore të Sali Berishës për 21 Janarin, të cilat po i sjellim sot në vëmendje, janë një sfidë për SPAK. Menjëherë pas vrasjeve, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se protestuesit ishin vrarë nga brenda turmës. Në funksion të këtij versioni, doli edhe një mjek i Spitalit Ushtarak, i cili tha se plagët e viktimave ishin shkaktuar nga afër. Por, vetëm disa orë më pas, kur u shfaq videoja e vrasjes së Ziver Veizit nga gardisti Agim Llupo, Berisha pranoi vrasjes, por shtoi se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit.
Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha tha se një prej protestuesve ishte vrarë me plumb rioshet, ndërsa për të tjerët nuk kishte autor. Alibinë e rikoshetit e ka shprehur në 7 shkurt 2011. Pjesë e alibive ishte edhe sajimi i puçit të shtetit dhe ngritja e komisionit hetimor, menjëherë pas vrasjeve. Gjithashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Urdhrin e ish-kryeprokurores Ina Rama e konsideroi si pjesë të planit B të puçit. Në fakt, grabitët nuk u dorëzuan për një arsye tjetër, për të fituar kohë për të koordinuar dëshmitë para prokurorëve dhe për t’i përgatitur ata që të mos jenin asnjë informacion sa i takon urdhëruesve.
Edhe për urdhrat ndaj Gardës së Republikës, Sali Berisha ka shpikur një alibi, sipas të cilës garda nuk merr urdhra për të vrarë, por urdhri i saj është rregullorja, e cila në asnjë rrethanë nuk parashikon vrasjen e protestuesve, edhe nëse futen brenda rrethimit. Dyshimet janë të forta se urdhri është dhënë verbalisht, bashkë me premtimin e mbrojtjes nga ndëshkimi ligjor.
Pamjet filmike të serverit të Kryeministrisë, si prova kryesore për të zbardhur ngjarjen dhe për të ngritur akuzën për përgjegjësit e vrasjeve, u zhdukën natën e 21 Janarit në ambientet e Kryeministrisë. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Për zhdukjen e pamjeve filmike prokuroria akuzoi shefin e IT, Armando Kasa, por ky i fundit i shpëtoi drejtësisë, siç i shpëtuan edhe vrasësit. Për t’u shfajësuar për fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë, në orën 01:00 të natës, duke u gdhirë 22 Janari, Berisha deklaroi në 23 Janar se kishte urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm Gjergj Lezhjan që t’i vinte pamjet në dispozicion Prokurorisë.
Kur të gjitha alibitë i ranë, Berisha jo vetëm pranoi vrasjet nga Garda në bulevard, por deklaroi se mund të vriteshin edhe 30 apo 300 protestues. Pesë vite pas krimit, pikërisht në vitin 2016, Berisha, i bindur se drejtësia tashmë nuk do të vepronte më, hoqi krejtësisht maskën teksa deklaroi planin për të vrarë edhe Edi Ramën në 21 Janar. Sipas tij, nëse kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sot kryeministër nuk do të tërhiqej, sot nuk do të ishte gjallë.
Alibitë e Sali Berishës për 21 Janarin
21 Janar 2011, pasdite
“Të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura”.
Natën e 21 Janarit 2011
“Opozita organizoi një skenar puçist, e paralajmëroi atë, organizoi skenarin tunizian. Përgjigje opozitës i dhanë familjarët e njërit prej viktimave, i nxorën jashtë ata: “Dil jashtë kriminel, na vrave vëllanë”. Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe të mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur nga afër me armë të lehta”.
Natën e 21 Janarit 2011
“Mund t’ju bëj një pyetje: Ju që ishit në të katër anët e kësaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arritët të filmonit njërin prej tyre. Si nuk arritët ju të filmoni qoftë dhe njërin prej tyre? Çfarë ndodhi me kamerat tuaja?”.
Natën e 21 Janarit, mohon plagosjen e gazetarit
“Ju i keni dhënë të gjitha, madje unë dëgjova një telekronist tuajin që tha se më ka marrë plumbi, pastaj doli se nuk e kishte marrë plumbi. Ndjeva keqardhje, por fatmirësisht doli se nuk e kishte marrë plumbi dhe tha se më shtynë.”
22 Janar 2011
“Unë shoh një media që po me një tjetër çakall të Sigurimit bën po atë që bëri çakalli i Ramës me videon tjetër dhe përpiqet të bëjë dhe gjykatësin, dhe prokurorin dhe të gjitha. Kjo është zgjedhja e tij”.
23 Janar 2011
“Tentove më (Ramës) të rrethosh Kryeministrisë do gjesh vetëm atë që meriton banditi. Ky është qëllimi im para çdo shqiptari, morali im nuk pranon kurrë që unë të hedh gurin dhe te fsheh dorën, nuk kam kurrë një trashëgimi të tillë, nuk do të mund të tentojë më kurrë. Puçisti do të trajtohet si puçist dhe do të marrë përgjigjen e merituar”.
23 Janar 2011, pasdite
“Një javë më parë, nga kjo platformë, përfaqësuesi i minorancës u ka bërë një thirrje patetike të rinjve shqiptarë, pensionistëve shqiptarë, mësuesve shqiptarë, mjekëve shqiptarë, nënave, baballarëve, grave, burrave: Bashkohuni në puçin tonë!”.
23 Janar 2011, pasdite
“Pjesën e dytë të videos, ku paraqiteshin manipulime të tjera, të dashur qytetarë dhe qytetare, e manipuluan më fort se të parën. Në pjesën e parë u implikua Kryeministri, në pjesën e dytë duhej bashkëshortja e Kryeministrit dhe aty ku ishte Llambi, që e thoshte qartë: Llambi, në shirit, në rreshta shkruhej Lili, se mund ta hanë shqiptarët”.
23 Janar 2011, pasdite
“Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi dhe lejtnantë të tjerë të tij ndanin paratë nga të katër anët. Udhëzonin ndarësit e parave. Paratë ndaheshin, një zarf për transportin rrugor, zarfi tjetër për dhunën. Zarfi i transportit kishte 10 deri në 20 mijë lekë, sipas distancës; zarfi tjetër kishte 200 – 300 mijë lekë për gurin, eksplozivin etj”.
23 Janar 2011, pasdite
“Garda e Republikës, e cila është e vetmja që ka të gjithë përgjegjësinë për mbrojtjen e territorit brenda gardhit, ka qëlluar në ajër. Nuk ka mbetur njeri i vrarë. Edhe pse hynë njerëz brenda territorit, fatmirësisht, nuk mbeti njeri aty. Më vonë u shpall nga organizatorët se ka të vdekur. Nga Spitali Ushtarak u informova për viktimat. Puçi dështoi”.
23 Janar 2011, pasdite
“Kryeministri i vendit ishte në karrigen e tij. Fluturonin plumbat mbi seli, por unë s’mund të largohesha. As nuk e kisha ndër mend. Ndaj, ndiej një keqardhje të madhe për tre të vrarët. Nuk do të donim asnjë. Kush i vrau? Si u vranë? Gjëja e parë që kam bërë, u kam shprehur ngushëllimet e mia familjeve. I kam kërkuar Prokurorisë së Shtetit hetim të plotë, për të zbardhur të gjitha rrethanat”.
23 Janar 2011
“I kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e Kryeministrisë. Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos policia. Kamerat tuaja ishin të plota. Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat”.
23 janar 2011
“Tani, me qenë se jam këtu, para familjeve të viktimave (sepse njëra nga ato familje përfaqësoi të gjitha familjet, e përzuri nga dhoma njeriun e PS-së duke i thënë: “Kriminel, më vrave vëllanë! Ik!” dhe ky as u skuq e as u zverdh, por doli para mediave dhe tha: “Shqipërisë i duhen dëshmorë”, është e regjistruar), dua t’u them atyre familjeve se në mënyrë absolute do të bëhet një hetim më i plotë dhe më i mirë. Se çfarë përgjegjësie i vini ju Edi Ramës që ftoi njerëzit tuaj për në grusht shteti, është në tagrin tuaj. Përgjegjësia ime është që të bëhet një hetim i plotë”.
24 Janar 2011
“Zonja që liron njeriun që u vërsul me pistoletë drejt gardistëve, të cilët e mbrojnë, duhet të ketë të qartë se ka hyrë në ujëra shumë të gabuara. Ndonëse puçistët vazhdojnë skenarin e tyre, ne do të vazhdojmë detyrat tona si qeveri”.
24 Janar 2011
“Në një grusht shteti mund të mos vritet asnjë, mund të vriten 3, 30 apo 300. Grushti i shtetit nuk mund të kalojë. Kjo është absolute. Forca e institucioneve të një shteti demokratik është e hekurt. Mjerë ata që e provojnë!…”
25 Janar 2011
“Urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjashtë drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, nuk do të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të Kodit të Procedurës Penale”.
25 Janar 2011
“Një gjë është e sigurt, në atë oborr ai që shkel apo guxon të shkelë, në rast se nuk largohet me të shtëna paralajmëruese nuk do të mund të largohet kurrë me këmbët e tij më. Ky është rregulli i çdo vendi demokratik. Shko ti shtyja portën një institucioni të huaj dhe do shohësh cili është reagimi, cila është përgjigjja që merr”.
2 Shkurt 2011
“Dua të theksoj edhe njëherë atë që theksoi Komisioni parlamentar, që një hetim parlamentar për tre-katër gazetarë nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë e tyre dhe unë ju garantoj për këtë, por ka lidhje me implikimet direkte, në urdhra direkte, të dhunës dhe puçit”.
7 Shkurt 2011
“Mirë njëri që ishte nga rikosheti, siç e botojnë vetë në media, po të tjerët. Jemi të interesuar për një hetim të plotë e të gjithanshëm të rrethanave në të cilën humbën jetën katër qytetarët. Kush ishte dora e zezë?”.
9 Shkurt 2011
“Pasi unë kisha ftuar ndrikullën e puçit të vazhdojë hetimin, tre orë mbrapa, kjo marrëveshje u shkel me urdhër që mori zonja Rama. Natyrisht, e bëri këtë me urdhër”.
19 Janar 2012
“Ka mundësi të kenë qenë plumbat rikoshet të Gardës Kombëtare, e cila ka përdorur armë në kushte të ligjshme mjaft strikte”.
21 Janar 2012
“Pati 4 viktima, dhe asnjë prej tyre nuk u shkaktua nga policia. Jo! Kjo është një provë e pastër si kristal. Ka mundësi të kenë qenë plumbat rikoshet të Gardës Kombëtare, e cila ka përdorur armë në kushte të ligjshme mjaft strikte”.
21 Janar 2012
“Sa për dijeni, truprojat e mia janë vartës së Komandantit të Gardës. Duhet ta dinë qytetarët se Komandanti i Gardës i ka në varësi të gjithanshme truprojat e mia. Komandanti i Gardës është Gjeneral, kështu që nuk merr urdhra nga asnjë person i vetëm, nuk mund të marrë urdhër nga asnjë person për të përdorur armën e zjarrit jashtë kushteve ligjore”.
9 Shkurt 2013
“Përgatiti një fjalim dhe mori një megafon me vete, u instalua në kullat për karshi, duke besuar se do mund të përshëndeste kryengritësit e tij. Pati 4 viktima. ishte përpjekje për të përmbysur një qeveri të zgjedhur me zgjedhjet të lira. Por, dështoi”.
21 Janar 2016
“Persona të pajisur me mjete dhune sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e Kryeministrisë. Pra në këtë puç, u vranë 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama luajti me zjarrin me qëllimin që të merrte pushtetin”.
21 Janar 2016
“Ju komandantin e grupit që kishte armët e zjarrit në rrethin e kryeministrisë ju sot e keni kryetar të PS-së. Ka qenë oficer i rëndësishëm në Gardën e Republikës. Pasi iku nga detyra ju e zgjodhët kryetar të PS-së të një rrethi të veriut. Unë absolutisht nuk besoj se ju e keni përdorur atë për të dhënë urdhër për të qëlluar. S’kam pse ta besoj një gjë të tillë, sepse pastaj më duhet të them se ai është një kriminel. Por nuk kam asnjë të dhënë që ky oficer garde ka qenë i tillë. Komandanti i grupit që mbante kallashnikovët. Ka ligje shteti, ay ku është sot? Tani jepu përgjigje ju familjarëve ae shtytë ju atë të japë urdhër që të vriten njerëzit?”.
12 Dhjetor 2016
“Qëndrimi i tij më 21 Janar ka shënuar një pikë kthese në qëndrimin e jetës time sepse nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Unë deri atë ditë nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Por, të nesërmen, në qoftë se ai nuk do të përmbahej, ai nuk do të ishte më. Kjo ishte. Dhe ky do ishte vendimi më i dëshpëruar i jetës time”.
23 maj 2019
“Garda e përdor në të gjithë botën. Ka një ligj, që ia kanë bërë socialistët. Jo unë! Nuk kishte asnjë urdhër për Gardën. Garda ka ligjin”.
10 dhjetor 2020
“Policia nuk vrau njeri në 21 janar, i vrau garda, që është ushtri dhe jo polici”.
10 dhjetor 2020
“Nëse Edi Rama do të afrohej të nesërmen e 21 janarit pranë kryeministrisë dhe nëse vetëm një gjethe do të prekej, 5 snajperë do ta qëllonin. Ishte Thomas Countryman me të cilin i përcolla mesazhin Ramës. A e keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thotë poshtë e lart se shërbimet sekrete i kishin thënë se Rama do të vritej, unë isha. I thashë diplomatit të huaj se po të lëvizte edhe një gjethe në territorin e kryeministrisë ai (Rama) do ta kishte në lule të ballit nga 5 snajperë”.(Shqiptarja.com)
Ku eshte ndryshimi Rama-Berisha?
Njeri bie ne prite njerezit e vet, tjetri i vret.
Organizatori i mitingut te dhunshem vjen ne pushtet, as e rruan fare per te vene drejtesi dhe te denoje vrasesit, por njerin syresh e ben dhe kryetar bashkie.
Njesoj jane, njesoj o popull idiot qeju beson akoma symbyllur!
jane pyetje te thella kto per ty. nuk i kupton dot ti.
Ky Monstra Berish eshtë Përbindësh i cili duhet të gjykohet e të nënshkohet me së pku varje , për të mos thënë se meritontë ta Rrepin së gjalli për edhe mijëra të vrarë e vdekur edhe sot me armet e depove të vitit 1997 . Përfundimisht sot Shqupi duhet çertifikuar si Seli Teroristësh , Vrastarë , Zjarr Vënësash , kobë ndjellësa , varë mjhësash , shëmbëthtyra Kaniballsh .O Zot ver dorë e meri largoji më gjithë Covin 19 , këta gjerpërinj helmues që bartin gjithë të zezat e ketij populli . Ju shoftë nami e nishani . jo më të pretendohet për marje pushteti .?!
Adriatiku ka harruar kercenimin ne foltoren e Parlamentit: “Do t’ju a bej sic jua bera me 21 janar!” Pra Berisha ka pranuar se ka bere dicka. Edhe ne ate po themi
Rama do shtet te se drejtes! Saliu do kanunin! Por kuptohet per Ramen Saliu do te ishte denuar dhe vdekur ne buirg tani bashke me Liken! Por dihet qe Shqiperia dhe shume vende te Ballkanit jane republika bananesh qe udhehiqen nga nderkombetaret qe ne emer te stabilitetit,i thencin, jane gati te bejne dhe te mbyllin syte per c’do krim!
O laraman karagjoz, je pjestar i grupit te zjarrit apo kandidat per deputet, i pa moralshem.
ESHTE E QARTE ,SEPSE NUKE BEJNE PLUMBAT RIKOSHETE NE GJETHET E PEMEVE.KETA KRIMINELA DUHET TE ISHIN NE BURGE TASHE 10 VJETE PARA.NUKE JANE SEPSE BEJNE PAZARE ME JETEN E NJERZEVE FUKAREJ .
PERSE NUKE FUNKSIONOJNE PUNTORE OPERATIVE PRIVAT?KURE SHTETIN E KA ZAPTUAR MAFIA ORDINERE???TIPIKE VEPRIMTARI MAFIOZE SHTETERORE ,NE FILLIM TE VRETE ,PASTAJE TE BENE DESHMORE I ATDHEUT.TAMAM SI AZEMI E KOMPANI QE E ELIMINUAN.
njesoji i sateme sheqeres breshke e shperfytyrosur ne vetendotje
njesoji i sateme plere e mbaruar
O popull! Me te gjitha keto te zezaqe ka bere Sali Berisha me partine e tij Fashiste,a i jepet vota ne 25 Prill? Kurrer,kurre.Mjer populli shqipetar po erdhen edhe njehere keta ne pushtet.Shqipetaret nuk mund t’i harrojn kurre te zezat dhe mashtrimet, dredhit e Sali Berishe dhe PD-ke qe e mbron.Nuk eshte aspak e vertete se Rama beri nje proteste te dhunshem,ajo qe shume paqesore,por ne mesin e socialisteve u futen njerez te PD-ke te paguar nga Saliu, qe te qellonin me gure e te benin rremuj si fature per Edi Ramen.Sali Berisha edhe varjen ne litar e ka pak,atij i duhet vene flak i gjall e t’i ripet lekura.Na vjene keq per SPAK-un qe rri e bene sehir.Nuk ka drejtesi ashtu siç nuk ka patur.
Duke më konsideruar ashtu siç jam, pjestar i thjeshtë i popullit Shqiptar, po i bëj thirrje popullit që ta kenë një mendim dhe një lutje në heshtje, e një gjykim me zë të lartë, për 4 të vrarët dhe 6 të plagosurit e 21 janarit 2011, të vrarë e të plagosur nga qelbesira shpellare, nga kopili serb, agjenti i UDB-së serbe Sali Ram Berisha nga Viçidoli i Tropojes i parashutuar nga sigurimi dhe Ramiz Alia në krye të levizjes demokratike Shqipetare të 1990, që drejtoj Shqiperinë në 2 qeverisjet e tij, me metodat e një kolonizatori absolut e gjakpirës, me dhunë, me vjedhje, grabitje, trafik njerzish, trafik droge dhe vrasje të shumta të kryera në të gjithë Shqiperinë. Ky personazh i degjeneruar dhe i shitur tek armiqt shekullorë të Shqiperisë, ka vepruar dhe është sjellur 1000 herë më poshtersisht e anti-Shqiptarisht se Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha së bashku. Të gjith ata që kishin një autoritet dhe ngritën zërin apo protestuan protestuan kunder ketij qelbesire, janë vrarë, janë rrahur, janë zhdukur pergjithmonë ose kanë emigruar. Ju kerkoj falje atyre që kanë protestuar dhe janë masakruar nga banda e çetnikve të UDB-ashit Sali Berisha, por shumë herë bëhem perpleks duke menduar për të gjetur një kalifikatif për popullin tim !! Si është e mundur që një popull i rrahur, i shtypur, i vjedhur, i shitur, i poshtëruar moralisht dhe i vrarë nga i njëjti person që 30 vjet, ta degjojë apo edhe të votojë per zagarët dhe kolaboratorët e tij prap !!? Si ka mundesi që një KRIMINEL ANTI KOMBËTAR si Sali Berisha të qarkullojë prap në sferen politike Shqiptare. Nuk gjindet në evropë, por as në Afrikë një shembull i tillë, që një kriminel e hajdut i hapur si Sali Berisha, të jetojë prap…, ose do të ishte në burg që kur. Çfarë populli jemi ne Shqiptarët, që durojmë thiken deri në kockë dhe nuk bertasim !!?? Çfarë populli jemi ne Shqiptarët që e duam xhelatin tonë, që duam atë që na prishi karakterin, mentalitetin dhe krenarinë që kemi patur që në shekuj të qënurit SHQIPETAR. Gjysmë serbi Sali Berisha nuk e shikon dhe nuk e ka problem degjenerimin tonë si komb, sepse kjo është misjoni i tij si agjent i serbisë, i rusisë dhe i francezve ta prishin dhe ta plagosin per vdekje në mënyrë që kurrë të mos riparohet shpirti i paster e patriotik SHQIPTAR. Po tju spjegojmë të gjithë doktorrve të botes simptomat se si sillet populli Shqiptar me torturuesin e tij Sali Berisha, do të na diagnostikojnë si një popull i prekur nga sëmundja psiqike që e ka emrin “sendroma e Stokholmit”, ku i burgosuri ose pengu e rrespekton me deshirë torturuesin e tij. Gjithkush mbi tokë bën gabime ose humb në një bast, ashtu si amerikanët me Trumpin, por në të parin rast e fshijnë nga historia. Popullin tim të dashur më shumë e torturon më shumë të don. Ky armik i betuar i Shqiperisë dhe i Kosoves, duhej ta kishte zhdukur populli nga ekrani politik Shqiptar që në vitin 1997. Edhe në Afrikë , një kriminel rrenacak dhe i poshtër si Sali Berisha, me provat e fajsimit që ka populli kunder tij, ai meritonte dhe meriton denimin me vdekje. Vrasjet që kanë ndodhur në Shqiperi që në vitin 1990 e deri sot e kanë burimin të afert apo të largët tek krimineli Sali Berisha. Tradhëtinë që i ka bërë Shqiperisë e Kosoves, mbjelljen e kultures kombetare të korrupsionit, rolin urdherues dhe nxjerrja në pritë për ta vrarë spihun-qelbesiren tjeter Azem Hajdarin, të gjitha denoncimet e shumë personave me prova të pa-kundershtueshme si akuzat që i bën ish-bodigardi i tij Izet Haxhiaj, vrasjet që ka bërë me qellim për të fshehur vjedhjet dhe korrupsionin e Gerdecit, vrasjet dhe zhdukjen e shumë personave që e pengonin në punen e tij si agjent apo vjedhjet e tij, vrasja e pa-falshme e 4 qytetarve të pa armatosur para k/ministrisë, ku krimineli Berisha e ka pranuar dhe është mburrur edhe në T-Vizion që i kam bërë ato vrasje dhe donte të vriste atë ditë edhe shefin e opozites EDI RAMA, janë krime të tmerrshme të një drejtuesi shteti në mes të Evropes, por megjithse keto krime të kryera nga ai nuk krahasohen me tentativen që bëri në vitin 1997 si anti-shqiptar që është, për ndezjen e luftes civile mes Shqiptarve, Shqiperia e veriut kunder Shqiperisë së jugut dhe Vlores në veçanti, ku pararoja e ushtrisë ishte e përbërë nga batalioni me kriminela gjaku, hajdutë, perdhunues femrash, xhepista, pedofila të liruar nga burgu me urdher të Sali Berishes, qellimisht dhe do të shperbleheshin si piratët që mund ta mbanin plaçken, mallin që do grabisnin dhe femrat që do perdhunonin aty ku kalonin në qytetet dhe fshatrat e jugut. Ky qelbesirë-kopil serb ka tentuar të bëjë vetem, atë që nuk ka arritur ta bëjë asnjë nga pushtuesit e Shqiperisë që 2000 vjet, dmth ndezjen e luftes civile mes vellezerve Shqipetar . Kjo tentativë nga ana e tij meriton denimin me vdekje nga drejtesia shtetërore, apo denimin me vdekje nga vendimi popullorë Shqipëtar. Tani ju drejtohem familjeve të 4 të vrarve të 21 Janarit 2011 : Megjithse nuk ju njof, do kisha dashur të vij per t’ju ngushëlluar per fatkeqsinë e tmerrshme që krimineli Sali Berisha ju ka shkakatuar, por sot po ju prezantoj nga zemra ngushllimet e mija, dhe marr pjesë në dhimjen tuaj. Drejtesia dhe Zoti ju forcoftë.
Me gjithë këto gjëra sa kemi dëgjuar për Saleh plehun dhe kur shikojmë se asgjë nuk po ndryshon por Saleh serbi vazhdon dhe vjell vrer dhe kutërbon dynjanë, mund të thuhet pa frikë se ai vend nuk bëhet më..
EDI esht nji frikacak qe nuk e ka shokun HONGRI DRU SA ZHDEP nga sala dhe akoma ka frik .ta hedhi ne gjyq .EDI ESHT BURR MUTI.
Më vjen shumë shumë keq që në ketë koment do t’ju kujtoj familjeve të 4 deshmorve të 21 Janarit, atë gjë që ata në brendsinë e tyre dijnë që në vitin 2011, që gjakun e njerzëve të tyre të ekzekutuar me qellim nga Sali Berisha, kurrë nuk do të riparohet zyrtarisht nga drejtesia shtetërore Shqiptare. Serbi shqip-folës Sali Berisha Eshtë sjellur si pronari i pa-diskutushem i tokes Shqiptare, dhe si skllavopronari me sklleverit e vet që ishin Shqiptarët. Ai ka perdorur të njëjten metodë që ka perdorur Ramiz Alia me Sali Berishen, dmth e kan mbajtur të lidhur si qenin duke ja kujtuar aktivitetin e tij si spihun i sigurimit dhe agjent i UDB-së serbe, prova keto të futura në dosjet e sigurimit komunist. Sali Berisha duke mos njohur taktikë tjeter per të ushtruar shantazh mbi të tjerët, ka grumbulluar dosje mbi të gjith ata që sillen ose lodrojnë në fushen politike Shqiptare, dhe kanë rënë dakord që të shahen mes tyre por kurrë mos të kafshojnë njëri-tjetrin. Sali Berisha ka komprementuar edhe disa politikanë të degjeneruar të huaj me zarfa me euro, që nuk guxojnë ta krikojnë as sot. ( nqse ju kujtohet një ish-euro-deputete… që lavderonte Berishen, dhe e ka mbrojtur edhe per 21 janarin e zi, dhe më vonë ju gjeten disa konta bankare të fshehura në Panama, dhe tha nuk di gjë unë, nuk janë të mijat, janë të burrit tim ). Kujtohuni me thashethemet që qarkullonin per zarfin 1 miljon-eurosh që thuhej që Sali Berisha ja ka dhënë Sarkozit per fushaten e tij elektorale. Tani duke parë per çka e akuzon drejtesia franceze Sarkozin , jam më shumë se i bindur, që kjo thashetheme është e vertetë. Sali Berisha ka perdorur metoden më të thjeshtë të spihunazhit Rus dhe Serb per rekrutimin ose komprementimin e personave që deshiron, ku kryesorja metodë është me kurva ose me para. Ketë e provon së fundi edhe arrestimi nga Franca keto kohët e fundit të një oficeri të lartë francez, me post në një bazë të NATOS në Itali, që shiste të dhëna Rusisë për para. Pra ju familjet, të gjitha familjet, që krimineli, trafikanti, agjenti serbo-ruso-francez, bastardi shqip-folës Sali Berisha ju ka vrarë, ju ka torturuar, ju ka zhdukur, ju ka vjedhur tokat dhe nderin, ju ka poshteruar etj etj etj, ju dhe avokatët tuaj, meqse nuk ka shtet dhe drejtesi të vertetë në shqiperi, ju duhet të depozoni të gjitha letrat që dispononi per hallet tuaja vetem në ambasaden AMERIKANE, dhe të rrini ditë e natë para asaj ambasade duke kerkuar ndihmen e saj per zgjidhjen e problemit tuaj, sepse një gjë është e sigurtë per Ambasaden AMERIKANE që ajo është e pa komprementuar nga korrupsioni i Sali Berishes. Të jeni të sigurtë që heret a vonë, veç AMERIKA do i japin denimin e merituar kriminelit dhe spihunit serbo-rus shqip-folsit Sali Berish. Atyre familjeve ju kerkoj falje, që kam marrë guximin me ju dhënë mend. Jam i bindur se nuk kanë nevojë per mendet e mija, por jam me ta me gjithë zemer. — Zoti dhe shpirti i të vdekurve tuaj ju ndihmoftë–
Kur ambasadori amerikan i tha Berishës pas vrasjes së 4 qytetarëve se je “Burrë shteti” vështirë të besojmë se Berisha nuk i ka shërbyer dhe Amerikës? ndaj dhe nuk e prek njeri por e lënë të zhytet në krime…dhe të shijojë miliardat.
Ti me pseudonimi “Avni Rustemi” nga jugu besoj e ti “Malsori” nga veriu, ju bashkon e me te drejt urrjetja e merituar ndaj ANTISHQIPTARIT me te kobshem Sali Berishes. Ju bashkon dashuria per atdhen atehere flisni me popullin, nga jugu ne veri, hapjani syte se nje pjese nuk kane faj qe akoma votojne PD partin naziste shqiptare. Shikoni me kujdes kush e perkrah nga populli PD, njerez me arsim te cunguar, te verfer te padale, hallexhinje qe genjehen lehtesisht. Te keta te shkoni te flisni. Keshtu i sherbejme atdheut, keshtu i shperbejme te ardhmes se Shqiperise. Une per vete, jam emigrante e kam folur me shume bashkemigrante nga Shqiperia centrale e te them te verteten jam shtangur kur degjoja se c’mendim kishin per Saliun. Me qetesi, fakte, argumente u hapa mendjen dhe syte. Te gjithe duhen te bejne kete detyre. Atdheu me shume se kurre Ka nevoje per patriot. Bindni njerezit se kush eshte Sali Berisha dhe PD dhe detyren e keni kryer. Vetem keshtu shkulet e keqja.
Te gjithe e dim se c’mut esht Sa-haleja e c’na ka ber e c’i ka ber ketij vendi, duke filluar nga shkaterrimet dhe djegiet prej barbaresh ne vitet e para pas renies se sistemit komunist, piramidat me te cilat i shkaterroi shqiptaret, trafikun e naftes qe furnizonte makinen ushtarake te Miloshevici qe vriste vellaznit e motrat ne Kosove , shkatrrimin e sistemit te drejtesise me gjyqtaret e e shkolles se Plepave me ne krye Gjin Gjonin, tragjedine e Gerdecit, Rrugen e Kombit, te vraret e 1997-1998 qe gati u kthye ne nje lufte civile, 21 Janarin etj etj… Te gjitha keto krime ne i dim shume mire se i kemi perjetuar, biles jane dhe te faktuara me deklaratat e vet Sa-hales ne shtyp, jan te incizuara me ze dhe video pohimet nga vet krimineli, por prap, sistemi yne i drejtesise duke perfshire edhe SPAK-un e hales, qe s’eshe gje tjeter vecse nje fasade mashtruese e krijuar enkas per te dhen pershtypjen se do behej nami ne luften kunder korrupsionit dhe te korruptuarve, biles dhe ndertuan nje burg te posacem per peshqit e medhenje, qe akoma eshte i boshatisur, mbetet nje komedi. Dhe politikaret tane perpiqen te n’a e shesin si nje arritje te madhe me ndryshimet qe po kalon. Asgje s’ka ndryshuar dhe asgje s’do behet deri sa ne pushtet do te jene keta halabak e hajdut. Palloshi thote qe s’mund te nderhyje se prokuroria dhe gjykatat duhet te bejn punen e tyre. Shume drejt e ka, se ato jane dhe duhet te mbeten institucione te pavarura. Por Rama si kryetar i qeverise mban pergjegjesi per njerez te paaft qe i ka ne Qeveri, mban pergjegjesi per prokurorin dhe gjykatat, Ministrin e Drejtesise, qe jan mekanizmat e mefsht qe s’funksionojne. Pra shkurt muhabeti, pa u hequr qafe nga Sa-haleja, Lululka, Like Floriri me Pallosh e te gjithe brezin e politikarve te korruptuar, s’mund te flitet per drejtesi dhe as Shqiperia s’behet.