SKANDALI i Policisë, që ndjek dy standarte: Si mund t’ia hedhë ky kamikaz, vetëm me një gjobë?

21 Janar 2021, 09:52Politika TEMA

Javën e kaluar ndodhi një aksident shokues tek Ambasada italiane në Tiranë.

Një shofer kamikaze është futur me 150 km, ndërsa semafori ka qenë me të kuqe dhe në vijat e bardha kanë qenë duke kaluar disa kalimtarë.

Për fat nuk pati viktima, por në mënyrë skandaloze, drejtuesi i mjetit, që ka shkelur gjithë rregullat dhe që ishte drejtues problematik, pasi kishte edhe shumë gjoba të tjera, thjesht është ndëshkuar me një gjobë tjetër nga policia.

Edhe pse ai mund të kishte vrarë jo një, por disa njerëz njëkohësisht, Policia është mjaftuar veç me një gjobë.

Skënder Ismaili, shef i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, i pyetur për këtë rast, që për më tepër u mbajt i fshehtë nga Policia, edhe pse shokoi Tiranë, tha:

““Lidhur me ngjarjen përkatëse, në të cilën policia e ka fshehur dhe nuk ka treguar të dhëna. Kjo është në ëeb-in e Policisë, në komunikatën e Policisë së datës 15 Janar.

Nga policia është krijuar grupi hetimor dhe janë bërë veprime procedurale dhe ka pasur një çështje penale.

Në momentin e parë kanë qenë dy persona që kanë shkuar persona në spital. Kush do informacione të tjera të shkojnë të marrin informacion

Këtu është një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, ka qenë i ndaluar nga semafori me të kuqe. Ka qenë me një shpejtësi të madhe dhe ka qenë një shkelësi i përsëritur”, tha Ismaili.

Ndërkohë drejtori i drejtorisë të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja tha se i kishte parë të dhënat për këtë shofer dhe konfirmoi që kishte pasur shumë gjoba.

“Unë i kam parë vetë të dhënat dhe për këtë person dhe ai kishte shkelje që nuk mund t’i merrje patentën përjetë, por është kontingjent i keq i rrugës”,shtoi Gonxhja.

Sipas gazetarit Elton Qyno, “piloti” Stiveljan Dashi që shkaktoi aksidentin e frikshëm, është nipi i kreut të OFL, Arben Dashi.

Stiveljani nuk është i panjohur për policinë për “gjëra” të tilla dhe kësaj radhe ai ja hodhi sërish me një gjobë, për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” pa pasoja.

Tani imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse personi që do të shkaktonte aksidentin, do të ishte një qytetar tjetër, pa mbështetje!

Do t’i hiqej patenta, do t’i vihej gjobë e do të përfundonte në burg.

Sepse të gjithë janë dëshmitarë, si vepron Policia në Tiranë, e cila i masakron me gjoba qytetarët vetëm nëse lënë makinën me sinjal ndezur për dy minuta, jo më të shkaktonin një aksident të tillë.

Për më tepër që, sipas burimeve të gazetës TemA, bashkë me Dashin ka qenë edhe një person tjetër në makinë, i cili pas aksidentit ka dalë direkt nga makina dhe ka marrë një taksi aty pranë, duke u larguar direkt nga vendi i ngjarjes, edhe pse ishte dëshmitar.

Policia nuk e ka raportuar këtë gjë dhe nuk e ka marrë në pyetje personin misterioz, që u largua nga vendi i ngjarjes.

Dyshimet janë që ai mund të ketë qenë një person problematik me ligjin, ndaj dhe është larguar me shpejtësi, për të mos e gjetur policia në vendin e ngjarjes.

Kuptohet që kjo ngjarje do të harrohet, si gjithë të tjerat, por kjo sjellë me dy standarte e Policisë është e papranueshme dhe iu jep shkas edhe të tjerëve, të bëjnë kamikazin në rrugë.

Fundja këtu kanë shtypur njerëz për vdekje dhe s’i kanë futur në burg, se kanë pasur mik.

(TemA)

32 komente në “SKANDALI i Policisë, që ndjek dy standarte: Si mund t’ia hedhë ky kamikaz, vetëm me një gjobë?”

  1. Sqepari says:

    Nje shtet ligjor ben publike kush eshte mbas tij, qe ndikon ne masen e dhene? Vetem demi i kangjellave rrethuese dhe trotuarit eshte disa mijra euro.

    1. Suprise? says:

      E kame then me ikjen e Sander Lleshit Policija do kthehet prap ne qoka politike prandaj ilir hajduti me shume politikane te tjer Ben qdo gje per ta largue Sandrin veq me ba qoka te tilla

    1. Qytetari Tiranes says:

      Edi, Edi, Edi, Edi, Edi…?!?!?!?!
      O Edi Rama, ku je futur o Struci ?
      Edhe per kete nuk ke cfare thua?

  2. Angjelini says:

    Policia qe duam. Ulin brekt perbadhe kriminelve dhe te forteve. Cfare behet keshtu mor jahu? Deri kur keshtu. Gazetaria duhet ti shkoj ne fund ketij skandali. Shoferi duhet te marr denimin e merituar.

  3. turkalvane says:

    kushedi se ke ka ne politike qe i mban shpatullat e ngrohta

  4. beni says:

    Ky eshte nje turp i madh i policise qe ben muuuuuu…
    Korrupsion i gjalle, maskarallik dhe ja ul te gjitha vlerat policise qe gjobit rende per nje tejkalim te lete shpejtesie (dhe mir ben) dhe nga ana tjeter toleron te fortet pse kane frike apo paguajn. Kjo ceshtje nuk duhet mbyllur me kaq se ju diskrititon….

  5. Edi says:

    Po te kishte ndodhur ky lloj aksidenti ne belgjik minimumi gjob 750 euro ,per kalim ne te kuqe ,plus heçjen e patentes minimumi per 2 vjet, dhe duhet edhe nji here kursin prej fillimi .por kür ka rrezikuar jeten e nje ose ma shume personave gjob deri ne 15 mij euro patent kurre ma, plus min nja 2vjet Burg kur eshte perserites.

    1. ana says:

      E ke shume gabim. Kjo qe ka bere ky shofer nuk eshte shkelje e regullave te qarkullimit rrugor, por tentativ per vrasje me paramendim. Kjo eshte akuza qe duhet te ngrihet nga prokororia nese akoma kemi prokurore te vertete!

  6. Viola says:

    Ne gakt duhen denuar aya qe ja kane mbuluar skandalin qe tu behetesim te tjreve.

  7. Lani says:

    E tmerrshme! Per nje shtet qe ben gafa te tilla eshte pak te thuash qesharak, legen dhe pastaj bashkepunetor ne krimin e radhes qe mund te kryejë ky plehra.

  8. Kelti says:

    Policia qe duam.

  9. Komunisti says:

    Te na rroi partia

  10. Din says:

    Mos O shpellare te vicidolit nje komisjon nuk perfaqeson policin e shtetit,tani nuk eshte koha e rrumballes!kush e ka ba e paguan

  11. Shpellari king says:

    Ne 2013 thjesht zevendesuam KUliçin me Dashin…
    E thjeshte.

  12. Na myten says:

    Sipas Frrokerve e ka fajin Franca qe nuk vaksinon kamikazet

  13. Qimi saliut dhe zenit says:

    Pyesni qim peken per keto aksidente…
    E pyesni sa eshte denuar qimi saliut..

  14. Ppp says:

    Hahaaaaaa
    Ofl-ja qe duam … ka shtet ktu
    Pale na e shesin policine si profesionale edhe pse u shkrine tre komisariate
    Eshte polici paratie jo polici shteti

  15. lara says:

    shteti i putanave

  16. ??? says:

    Duhet te dalim para Kryeministrise te protestojme kundra ketyre krimineleve te mbrojtur nga Pushteti!

    Boll me!???

  17. Labi says:

    Ketu pnet nuk mbarojne te aksidenti,te aksidenti fillojne,si ka blere ky nje makine te tille pa punuar kurre ne jete,nese nuk eshte e ti por e nje pronari fasonerie.pse leviz ky dhe ku e gjen guximin te bej gjera te tilla,dhe per cudi puna del te daja qe ndoshta nipin e mban sekser,por perfundimi se ai vend nuk behet kurre,nuk mund te behet deri sa del nje halabak dhe tall shtetin,del nje halabak e ben thirrje te djegi gjithcka dhe shteti hesht. Si munnd te hesht ine kur im vella per shpejtesi ne autostrade denohet rende dhe ky qe pa pik dyshimi eahte kriminel kalon me nje gjobe. Eshte ky shembull qe dhw halabaku Sali vrau kater ne mes te bulevardit e tani tall trapin me boronicat e Zenit.

  18. Lik says:

    Nuk mund te kete vetem nje klasifikim per kalim me semafor te kuq, ku rast duhet trajtuar ndryshe.
    Pse nuk hap hetim policia se ku I ka gjetur parate ky nipi I pushtetarit per te pasur nje makine te shtrenjte?
    Po mediat ku jane? Apo shefat e mediave nuk duan ta prishin me OFL-ne.
    Ah…..sa rruge kemi perpara !

  19. TTT says:

    Imagjino kreu i OFL ka kaluat vetingun me nipin e papune 20 e ca vjec me makine 100 mije euro. Ky vend eshte i pashprese

  20. rexha 10 says:

    PO MINISTRI I MBRENDESHEM CUCI ( kunati i Rames ) c’fare mendimi ka??????????????????PO PER KETE MINISTER ,C’FARE MUNDE TE THOTE KRYEMINISTRI?????SHTETI NUKE NGRIHET ME PARA NGA BANDITET MINISTRA ,PORE NE BAZE TE LIGJEVE QE KA. PO TE ZBATOHEN LIGJET EDHE RAMA SOTE DO TE ISHTE NE BURGE ,PER NGJARJEN E 21 JANARIT. SHTETI PA LIGJE ESHTE SHTETE KRIMINELASH.KU C’DO NJERI BENE C’FARE TE DOJE ME JETEN E TE TJEREVE.

  21. SARAMONTELA DODE PRENGLLESHAJ says:

    Dhe “dashi” STIVELJAN Ahmet,Zef, Mark.Hajdar Dashi nga testosteroni OFL behet “Dem” ……

  22. flori says:

    Po nuk e kuptoj le te jet miku i drejtuesit te OFL e qar pastaj, ky duhet denu me te pakten 10 vjet burg dhe heqje patente per jet
    langaraq ka ble nji makin dhe i duket vetja se çfar esht kokrra legenit esht trim i modh kur plagosen fillojn e qajn ne spital

  23. Olsi says:

    Mos u cudisni fare ,nuk i hyri gjemb ne kembe se ka mbeshtetje nga lart. Kush e kupton mire ,kush shkruan per moral e drejtesi e terci verci,ska kuptuar asgje .

  24. Emiljano says:

    Shtet bananesh

  25. 19 says:

    Dhe ka pas brenda persona me precedente kriminal .po ktu ska shtet .

  26. Ndina says:

    Shqiptare, mos dilni te votoni ne 25 Prill.

    Beni bojkot masiv.

    Ata pak qe te dalin, te votojne pre pakten Nismen Thurrje ose Vetvendosjen si alternativa te reja.

    Kjo eshte per sharlatanet qe kerkojne te bejne dallime midis Edit dhe Sales.

    Keta duhen shfarros nga i pari tek i fundit.

    1. Moisi Golemi says:

      Te dalim e te votojme tet’em. Te10-fsha Nismen dhe VV.

  27. Ard says:

    Se nuk i dha 500 ieke policit per ta mbyllur ceshtjen dhe nuk e denoi SPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje