Ambasadorët e BE, konferencë me ministren e Jashtme! Olta Xhaçka: E ardhmja është anëtarësimi në BE, i kemi mbushur kushtet. Mbani fjalën

21 Janar 2021, 09:51Politika TEMA

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë, kanë zhvilluar një video-konferencë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ministrja Xhaçka shkruan se, e ardhmja e vendit është në BE, dhe sipas saj, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet.

“Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së me mision në Shqipëri. Mirënjohje ambasadorit Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Falënderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis, për kornizën negociuese dhe për datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare gjatë 2021”, shkruan Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje