731 milionë $ në 29 vite, ose 546 milionë $ menjëherë: Zgjedhja e vështirë e fituesit të lotarisë

21 Janar 2021, 11:29Lifestyle TEMA

Të mërkurën, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati vetëm një fitues në lotarinë Powerball, që do të thotë se fatlumi bëhet personi që ka fituar çmimin e katërt më të madh në histori që është dhënë nga kjo lotari.

Bileta është shitur në Merilend dhe fituesi i ka kapur të gjashtë numrat, duke fituar shumën e katërt më të madhe që ka dhënë ndonjëherë Powerball.

“Fatlumi ka dy zgjedhje: ose do të marrë 731 milionë $, të ndara në 30 këste, që do të paguhen për 29 vite; ose do të marrë menjëherë 546 milionë dollarë”, lexohet në komunikatën e Powerball.

1 komente në “731 milionë $ në 29 vite, ose 546 milionë $ menjëherë: Zgjedhja e vështirë e fituesit të lotarisë”

  1. Ilir Çiban Meta says:

    Merri përnjiherë, dhe jepi me fajde, se njësoj tl del.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje