Pagë "faraonike", arsyet pse drejtuesit e Partizanit nuk po bien dakord me Ferhan Hasani

23 Janar 2021, 14:47Sport TEMA

Ferhan Hasani ende nuk e ka caktuar skuadrën e ardhshme. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut është në mëdyshje për skuadrën e re, pas largimit nga Helsinki.

Disa oferta nga Shqipëria dhe një nga India mbajnë varur 30 vjeçarin e sulmit, që dje ka qenë prezent në Tiranë.

Në një foto të publikuar nga Panorama Sport, Hasani dhe menaxheri i tij shihen në një tavolinë me drejtorin e Partizanit Olsi Rama, por që dhe pas takimit ende nuk ka diçka konkrete nëse sulmuesi do firmosë me “demat e kuq”.

Mediet në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se Buba kërkon 14 mijë euro në muaj, për të kaluar në kampionatin tonë.

Lojtari, sëbashku me përfaqësuesit e tij ka takuar drejtuesit e Partizanit, teksa ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Sportmedia.mk” tregon se më herët ai u lidh me një kalim te Tirana apo Shkëndija. Ende nuk dihet nëse Partizani do bëjë këtë sforco ekonomike, me Hasanin që kërkon një “pagë faraonike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje