Veliaj i përgjigjet akuzave të opozitës: Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin

23 Janar 2021, 14:42Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi për herë të parë akuzat e opozitës lidhur me përgjimet se ka pasur kontakte mes zyrtarëve të bashkisë dhe mafies italiane të Ndragheta-s, duke u bërë thirrje të gjithë demokratëve dhe LSI-stëve të zhgënjyer që të bashkohen me familjen socialiste.

Nga një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, Veliaj u shpreh se: “do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin, lloj-lloj çudirash. Strategjia e Saliut ka qenë përça dhe sundo”.

Veliaj nënvizoi se teksa PD dhe LSI po mundohen të përçajnë e të helmojnë, strategjia e PS është bashkimi dhe puna.

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin, lloj-lloj çudirash. Strategjia e Saliut ka qenë përça dhe sundo. I ka funksionuar në vitet ‘90. Hidhte helmin e vet, përçante veriun dhe jugun.  Përçante myslimanë me të krishterë, përçante fshatin me qytetin.

I funksionoi, por tani shqiptarët kanë parë botë me sy, dinë çfarë janë lajmet e rreme. Ata mund të hedhin helm, ata mund të marrin portale, ata mund të paguajnë rrjetet sociale që vënë gjoba, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Por ne socialistët jemi të fokusuar tek data jonë, te kutia e votimit”, theksoi Erion Veliaj.

“Nëse ka demokratë të ndershëm, të cilët thonë nuk mund të jem me dikë që në opozitë vë gjoba, që braktis protestën e rrugës së Kombit, Astirit sapo merr plaçkën e vet të radhës; nëse ka demokratë të ndershëm si ata që janë bashkuar me ne, u themi mirë se erdhët. Lajmi i parë i mirë i kësaj fushate është që Partia Socialiste është në majë.

Lajmi i dytë i mirë është se një parti familjare, ose më saktë një sh.p.k, e atyre që kanë 30 vite që bëjnë lëmsh Shqipërinë, po reduktohet kokoshi një thelë. Nuk mund të ketë forca politike që në vitin 2021 marrin prokurorë dhe gjyqtarë, që i ka përzënë vettingu dhe janë objekte të OFL-së, e na i sjellin për t’i futur në parlament.

Edhe komunitetit çam të Rrogozhinës, që është bashkuar me PS, u themi mirëseardhët. Ne nuk do ta shesim kurrë detin”, vijoi kryebashkiaku.

5 komente në “Veliaj i përgjigjet akuzave të opozitës: Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin”

  1. xhebar says:

    bote e nendhenshme

  2. qamili11 says:

    burr i mire ky erioni…….

  3. Taulant says:

    Nga pergjimet Italiane rezulton qe Lali Eri eshte person i rendesishem per dhenien e lejeve kundrejt gjobes 20% te vleres se investimit.

  4. ERION Ruspia says:

    ERIJON VELIAJ eshte njeriu me i ndyre ne Tirane ky kurve eshte me dy fytyra nga nje krah ben si i mire qe te mashtroje popullin dhe Ramen dhe nga krahu tjeter nuk po le gje te pa ligjshme pa bere per interesin e tij personal .ky kurve po terorizon dhe po bllokon qytetaret qe duan te zhvillojne proven te ligjshme dhe te investojne ne proven e tyre dhe te hapin vende te reja pune. Njoh shum njerez ne Tirane po skam ndegjuar nje njeri te thote nje fjale te mire per kete skuth ore per te gjithe politikanet kam degjuar fjale te mira dhe te keqija por per kete nje fjale te mire se kam degjuar. Eshte kethyer ne rezik per njerezit e ndershem.

  5. Sara says:

    Nuk jane “cudira joooo…. ish-kryetari i jot i Keshillit Bashkiak t’i ka bere pazaret bashke me Ilir Kullen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje