"Ngadhnjim mbi vdekjen", filmi i famshëm shqiptar që kapërceu kufijtë dhe ndikoi në kinematografinë kineze

24 Janar 2021, 15:41Kulturë TEMA

Gjatë viteve ’60 – ’70 të shekullit të kaluar, shkëmbimet politike dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Kinës ishin shumë të ngushta. Ish-kryeministri kinez Çu En Lai bëri tri vizita në Shqipëri, madje një herë ai e festoi Vitin e Ri në Shqipëri.

Pikërisht në bazë të kushteve të njëjta ideologjike, filmat shqiptare me temën e luftës antifashiste, si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “I teti në bronz” etj., dhe filmat kinezë “Vajza me flokë të bardhë”, “Basketbollistja me numër 5” etj., janë bërë kujtimi i përbashkët i një brezi të kinezëve dhe të shqiptarëve.

Në kulm të Revolucionit Kulturor Kinez, filmat e dubluar shqiptarë ishin të vetmet produkte të pastra ideologjike të vlerësuara si të përshtatshme për milionat e spektatorëve kinezë të kinemasë. Versioni i dubluar i filmit ”Ngadhënjim mbi vdekjen” ishte jashtëzakonisht popullor për publikun kinez, duke u renditur si filmi më i suksesshëm edhe në shitje biletash deri në fillim të viteve 1990-të, kur u tejkalua nga filmi hollivudian aksion, The Fugitive, me Harrison Ford dhe Tommy Lee Jones.

Filmi i Gëzim Erebarës dhe Piro Milkanit, një histori e rezistencës partizane, vazhdon të jetë edhe sot një moment historik në Kinë; impakti i madh e i shtrirë në kohë i këtij filmi në Kinë u ritregua në filmin e suksesshëm (blockbuster) të Jiang Xiao-s, Electric Shadows (Hije elektrike) (2004), i konsideruar si një nga versionet kineze të CINEMA PARADISO.

Në ritregimin herë të hidhur, e herë të ëmbël të jetës kineze në kinematë e kohës së Mao Zedong nga Xiao, një punonjëse fabrike, shtatzënë dhe e turpëruar, vendos të mos vrasë veten pasi sheh një skenë filmi ku aktorja shqiptare Eglantina Kume marshon trimërisht drejt vdekjes tek Ngadhnjim mbi vdekjen. Legjendat thonë se byroja komuniste kineze vendosi të mos i shkatërronte kitarat akustike të Kinës gjatë Revolucionit Kulturor, pasi personazhi kryesor shqiptar që luan Rikard Ljarja, mban një të tillë mbi shpatull e këndon këngë partizane gjatë filmit. Kinemaja shqiptare, mesa duket, paska fuqinë të parandalojë vetëvrasjet në film dhe e vetme të shpëtojë kitarën akustike në Kinë.

Si reagoi audienca shqiptare ndaj revolucionit të papritur kulturor kinez? Një gazetar i huaj që vizitoi Shqipërinë në vitet 1960 (duke u shtirur si turist) shkruan: “Filmat kinezë shfaqen në kinematë e shumta të hapura (një vizitor tha në mënyrë ironike se Shqipëria ka ‘filma drive-in për këmbësorë’) dhe në errësirë studentët shpesh bërtasin dhe fishkëllejnë kundër propagandës mbytëse.” E qeshura në errësirë si formë rebelimi.

Pekini siguroi bursa për të rinjtë vendas të cilët nuk mund të merrnin më trainime në Moskë, përveç shumë këshilltarëve kinezë. Të dy vendet filluan të shkëmbejnë delegacionet kulturore më shpesh. Por, për gjithë bisedat për vëllazërinë kino-shqiptare, të mirat kulturore kineze vështirë se mund të zëvendësonin ato sovjetike. Kina ishte e largët, gjuha e saj e panjohur. Kjo paraqiste probleme logjistike, nga pengesat e transportit te problemi i ndërlikuar i përkthimit. Zyrtarët dhe diplomatët e ngarkuar me mbledhjen e filmave kinezë në vitet 1960 shqetësoheshin për këtë distancë kulturore, duke e përshtatur me kujdes në termat e “kuptueshmërisë”. Kur përfaqësuesit shikuan filmin kinez, Daji he ta de fuqin ( Daji dhe Etërit e saj , 1961), për shembull, ata e konsideruan atë që të kishte “një përmbajtje të shëndetshme arsimore”. Por një tjetër film kinez mbi rezistencën kundër Japonisë dukej, siç e thanë ata, “i vështirë për t’u kuptuar”.

Pse filmat kinezë nuk tërhoqën më shumë shikues? Regjisorët kinezë favorizonin «një mënyrë që spektatori vendas nuk është mësuar ende». “Filmat Vietnamezë kanë të bëjnë me armë, filmat e Koresë së Veriut janë qesharake dhe tragjike, filmat rumunë janë romantikë dhe filmat shqiptarë janë krejtësisht konfuzë.” Por është e rëndësishme të kihet parasysh se filmat, qoftë burime konfuzioni apo objekte kurioziteti, ishin vetëm një aspekt i një trafiku shumë më të gjerë kulturor. Të përpiqesh t’i japësh kuptim këtij trafiku do të thotë të fillosh të hartosh kufijtë kulturorë të socializmit jo-Sovjetik, një proces i mbështetur nga shtetet partiake dhe agjencitë kombëtare të filmit, por jo i komanduar plotësisht prej tyre.

As mosmarrëveshjet politike nuk ishin në përputhje me trafikun kulturor: ashtu si filmat e vjetër sovjetikë vazhduan të qarkullonin në kinematë shqiptare pas vitit 1961, kështu që filmat shqiptarë vazhduan të qarkullonin në Kinë edhe kur të dy Partitë Komuniste kishin filluar të konfliktoheshin në fillim të viteve 1970 për shkak të vizitës së Richard Nixon në Pekin. Individë kinezë të një brezi të caktuar jo vetëm që kujtojnë filmat shqiptarë, por ata “gjithashtu mund të këndojnë disa nga këngët nga ato filma.”

Vitet në vijim nuk do të jenë të lehta. Shqipëria ende nuk ka një Kinotekë, e aq më pak një kinema publike. Një kinematografi kombëtare meriton studim, ruajtje dhe admirim serioz.

6 komente në ““Ngadhnjim mbi vdekjen”, filmi i famshëm shqiptar që kapërceu kufijtë dhe ndikoi në kinematografinë kineze”

  1. Kim été says:

    Kina kur pëlqen një film, e xhiron me aktorët e saj pa ndryshuar asnjë presje., ndërsa tani kemi të bëjm me kureshtar.

    1. ben says:

      Nje cift kinezesh, miq te mij prej me shume se 20 vitesh, i njohin filmat shqiptare edhe me mire se sa une qe linda e u rrita ne Shqiperi. Sipas tyre, filmat shqiptare ishin filmat me te prefereuar per publikun kinez. Keto filma shfaqen edhe sot ne kinemate apo televizionet lokale e Kines.

  2. demokrati says:

    Nje pjese nga filmi Njesiti Gueril, ajo e hapjes se zarfit mbi kvone me uje te valuar qe leshon avull, eshte kopjuar ne flimin kinez Lust qe ka fituar cmim te pare ne festivalin e Kanes.

  3. Pekini says:

    Kam qene ne Kine per specializim ne vitet 1971-1972 dhe jam deshmitar okular se ne TV shteteror kinez shfaqeshin te dubluar te gjithe filmat shqiptare pothuaj cdo nate!
    Kenget shqiptare,qe nga Hymni Kombetar dhe te tjera mesoheshin ne cerdhe,kopshte e shkolla,kendoheshin ne shfaqe te ndryshme etj!
    Populli kinez e respektonte si perendi Enver Hoxhen dhe ne shqiptaret e thjeshte na konsideronin si vellezer!
    Cdo prodhim kinez qe ishte destinuar per Shqiperi ishte i nje cilesie te larte dhe me cmimin qe shitej ne Kine me pakice!
    Lajmet nga Shqiperia ishin cdo dite ne faqen e pare te gazetave e Tv,radio etj!
    Kinezet vleresonin shume lart mbeshtetjen qe Shqiperia i dha Kines duke demaskuar tradhetine e Hrushovit ne 1961,lundrimin e vaporreve kineze me flamurin shqiptar,lufta e Shqiperise ne OKB per pranimin e Kines atje dhe perjashtimi i Taivanit etj,etj!Kina e ndihmoi vendin tone disa dhjetra here me shume se sa BRSS !
    Edhe sot,ne se do ishin lidhur maredhenie te mira me Kinen,Shqiperia do ishte bere si Hon Kong-u !

  4. Ray says:

    Filmat Shqiptare kane qene te shkelqyer ,
    Te lozur aq bukur, aq me ndjenje , aq frymezues
    ..
    Edhe vete pelqimi i tyre nga publiku kinez everteton kete fakt me se miri,
    sepse populli kinez eshte nje popull me 5 mije vjet Kulture, si asnje popull tjeter ne Bote,
    dhe progresi qe ky popull po ben keto kohe moderne, por tregon superioritetin e tyre

  5. Maxi says:

    Filmat e Enverit pelqehen edhe sote nga shumica e shqiptareve,ishin vlera artistike.Ku eshte sote Kinematografia shqiptare,me ca zhgarravina pa vlera dhe te pelqyera vetem nga lnjoranca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje