Teksa prezantonte prioritetet e programit politik të LSI për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi tha se shqiptarët sot po përballen me një qeverisje që nuk ka dëmtuar vetëm shtetin, por edhe ekonominë.
Sipas saj, shqiptarët kanë jetuar më keq se ç’kanë jetuar 4 vite më parë dhe se pjesa dërmuese e rinisë shqiptare po humbet shpresën.
“Sot të gjitha familjet shqiptare po mundohen për të mbijetuar, po përpiqen për të gjetur punë apo për të ulur koston e lartë të jetesës. Ne tashmë e dimë që shumica shqiptarëve janë më keq se 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se 4 vite më parë, çmimet janë shumë më të larta se 4 vite më parë. Pra, shqiptarët përballen sot me një qeverisje jo vetëm që ka dëmtuar shtetin dhe ekonominë e tyre deri në palcë. Arroganca dhe paligjshmëria kanë dëmtuar rëndë institucionet vendimmarrëse dhe të pavarura, edhe duke injoruar dhe shkelur Kushtetutën dhe shkatërruar institucionet e pavarura, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit. Kjo sjellje e Rilindjes ka dëmtuar rëndë besimin dhe shpresën e shqiptarëve dhe kështu dëmtoi edhe besimin tek demokracia e cila ishte frymëzuesja e rinisë shqiptare në vitet 90’ për përmbysjen e diktaturës dhe për të krijuar një sistem të ri. Në këto 4 vite shqiptarët jetojnë më keq se ç’kanë jetuar 4 vite më parë pjesa dërmuese e rinisë shqiptare po humbet shpresën nëse nuk e ka humbur tashmë. Prandaj sot me shumë se kurrë lind nevoja e ndryshimit, i cili vjen me votë por edhe me ndërgjegjësim dhe duke sjellë besim tek njerëzit.”
Mbështetja për familjen është një nga çështjet kryesore të LSI, theksoi me të tjerash Kreymadhi.
“Për çdo fëmijë që lind, ne do të i ofrojmë një garanci prej 1 mijë dollarësh dhe në momentin që ky fëmijë do të ketë mundësinë të krijojë familjen e tij e të bëhet me fëmijë, pas 25-30 vitesh, ai do të ketë rreth 25 mijë dollarë që të ndihmojë dhe krijojë familjen e tij. Ashtu edhe për mbështetjen ekonomike të gruas, fuqizimin e saj e cila është themeli i edukimit të brezit të ri, do të jetë një nga prioritetet tona kryesore.”
Ku i gjete Dollaret !?
oh cfar Genjeshtre !
Votat do ja japim asaj Partie qe Genjen me bukur ?
Deri nashi , LSI-a eshte Forca e Kare .
Un vdes per Genjeshtra si kto .
jepi – jepi – shloqja Krietare
I lexoka librin e perrallave Luli dhe kesaj Bibes. Jetoni me endra femije se pas 25 vjetesh do jeni te pasur. Kur te beheni 25 vjeç do mundeni te filloni jeten e shume enderruar, do hani me lugen e floririt te Metes. C’fare do te thote qe ky femije te mos kete te drejte ta preke kete fond, qe nje dite me kete garanci te paguhen niperit e mbesat e ciftit Meta, se femijet po ja mbajne shqiptaret. Po pse prêt zgjedhjet e nuk investon me fondin e Gjirit te Lalzit familjet qe jane dobet ekonomikisht. Mjaft me poshtersite tuaja te pafundme.
Sa te jete Llotua dhe puna sezonale ne Greqi dhe Itali apo Gjermani jo 1000 Dollaros por shume,eshte si te hedhesh une ne nje fuci me vrima per Arnautistanin “e lashte”.
Erdogan nuk ben me Nena.
Kurse unë do jap 2000 € për mos me ta dhënë votën ty (gënjen ti gënjej dhe unë ?)
Degjoni o shtet i degjeneruar e i ngordhur…ja e zejme qe thate 1 mije dollar e zejm .se ti baxhelle vetem per tr vjedh je po nejse ata e dim ne …po me 1 mije dollar nuk rritet femija o baxhelle…..se 1 mije dollar sa ti morin i kan borxhe Shqiptaret. Oj palace femer ..sepse popullin Shqiptare keto 30 vite e keni shkaterruar ju politikanet e degjeneruar te korruptuar edhe te pa afte .ikni zhdukuni tegjith kriminela
Po pse kjo ka ndermend qe te rroje jashte burgut dhe 30 vjet?! Ku i do i gjeje ato mijra dollare per person, apo nga ato qe ka Kastriot Ismahili ne KOngo ne emer te Ilir Metes? Shiko dhe finoke; nuk thote euro ose paund, por dollare!
Nga i gjete 1000 dollaret per cdo foshnje?!Apo nga parate e pista qe do te te sekuestrohen se shpejti! Hajdutet me cizme premtojne perralla me mbret. Ju meritoni vetem neveritje dhe bojkot total. Ju duhet te zhdukeni nga skena politike, se jeni kriminelet e vertete te ketij vendi. Do deshe shume qe t`i shikoja edhe shume prej ketyre politikaneve si puna e kesaj qe t`i dridheshin duart e kembet perballe nje gjykate ashtu sic pashe gjyqtaret dhe prokuroret e shkarkuar nga sistemi, qe dilnin para komisionit te Vetting-ut dhe ONM-se dhe dridheshin kur duhet te justifikonin pasurite e vena me hajduteri.
Punën burrë e grua e keni filluar para 28 vjetësh, dhe e zemë se keni marrë 1000 dollarë në muaj rrogë, le të themi burrë e grua 24000 mijë dollarë në vit, pa shpenzime. I shumëzojmë me 28 vite punë dhe na dalin 672,000 mijë dollarë. Vetëm vila në Lalëz ju bën 1 miljon dollarë pa llogaritur vilat dhe pallatet e tjera. Duhet ti ktheni lekët e vjedhura popullit dhe populli nuk ka nevojë për ato 1 mijë dollarë të lindjes së fëmijës. Hajdutët më të qelbur të këtij vendi të cilët spo i leni të ardhme këtij populli.
Mona me mire na jep flori nga ai i Krrabes….
Bo bo moj Mona c’na bere filluan pleqte e Laprakes te blejne viagra,