Më 23 prill 2018, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë dhe ka dekoruar me dekoratën e lartë “Nënë Tereza” një nga “mafiozët” e përmendur në përgjimet e “Ndraghetës”, senatorin Pier Fernando Casini.
Në përgjimet thuhej se “Ercole D’Alessandro iu turr biznesmenit dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment: “së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BRUTTO!
Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”!
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kreut të shtetit, në ceremoninë e organizuar në Presidencë iishin te pranishëm edhe ambasadori i Italisë, Cutillo, kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë.
“Mirënjohjen e sinqertë këtij politikani të shquar italian dhe evropian. Casini ka mbështetur fuqishëm zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj euroatlantik. Mirënjohja jonë është veçanërisht e thellë për këtë politikan të moderuar simbol i dialogut, shembull i tolerancës e civilizimit.
Casini përfaqësues europianist i bindur në vlerat e lirisë, drejtësisë e solidaritetit. Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane. Casini ka ndikuar dukshëm e vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, është shprehur Meta.
Ai tha se senatori Casini ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë. “Casini ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri, avokat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe rajonin dhe një nga mbështetësit më të palëkundur të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë”, vijoi mes të tjerave Meta në atë kohë.
Pas viteve 90’, tha Meta, Italia mirëpriti dhjetëra mijëra emigrantë të dëshpëruar, ndërsa sot atje janë të mirë-integruar mbi 500 mijë shqiptarë të cilët japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
“..Duke ardhur si politikan i shkollës së Alcide De Gasperit dhe Demokracisë Kristiane nga Republika e Parë Italiane deri në ditët e sotme, z. Casini përfaqëson një nga politikanët evropianë me më shumë përvojë.
Ai ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e iniciativave të ndryshme parlamentare italiane në dobi të forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë.
Ai ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri.
Po kështu ai ka qenë një avokat i vazhdueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe rajonin tonë.
Gjithmonë ka qen një mbështetës i palëkundur të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit.
Ndaj dhe nëpërmjet ceremonisë së sotme dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë më të thellë për Italinë e në mënyrë të veçantë për Senatorin Casini, e përkushtimin e tij personal për forcimin e miqësisë italo-shqiptare, duke i akorduar dekoratën e lartë që mban emrin e shenjtores “Nënë Tereza”.
Jemi të bindur se Senatori Casini edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kontribuojë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe miqësinë e pandashme të dy vendeve tona”, deklaronte Meta me 23 prill 2018!(TemA)
4 kg ar 22 karat i ka konsumuar me dekorata.,Meta.
Ja ku i keni Mafiozet + pergjimit ktu jane te ilustruar
me Foto dy surratet e Mafies !
Tani un s’e kuptoj perse gjitheajo Furtune ne Meide dhe cuditerishte edhe KM ,
per ta shuar kre Zjarr Mafiozesh te Ndragheta-s qe tregohen Lidhje te qarta me
Presidentin por edhe me ishqeverrine berisha vet dhe kllounin basha qe
i rrinte pas si lolo shpellarit !!!!!!!!!!!!!!
Cfar loje luan Mafia Nderkombetare ne kte Shtet ?!
Kjo Maskarade nuk mundet te kaloj lehte per shqiptaret .
Ju nuk mundet t’na thoni neve tani ,
qe i shikoni ju kto Foto takimesh me Mafiozet Italiane ?
ne i pergjigjemi :
Po qarte i shikojme !
JOooooooo thot Media e Politika .
Nuk eshte presidenti muta ky ne foto eshte nji Dordolec qe e ka bere Rama
dhe i ka bo foto!
Kaq te ndyre jeni ju maskarenje .
Po mediat e opozitës kanë shkruar për këtë? Po Grida Duma ka ndonjë koment?
O debila Ferdinando Casini ka qene kryetar parlamenti dhe ka 30 vjet qe eshte deputet ne Itali.
Eshte drejtues i shume komisioneve parlamentare.
Casini eshte dekoruar ne shume vende Evropjane.
Mos krijoni konfuzion.
KY NUK ESHTE MAFIOZ, MORE GAZETAR, SE LATE KOKRREN E NAMIT. ESHTE NJE POLITIKAN I NDERUAR.
Casini nuk eshte mafioz ore jeni ne vete ju? Rrezikoni tu kerkoje demet.Nje gje eshte tu refereohesh pergjimeve ku ne asnje rast nuk behet fjale per Casinin mafioz,dhe tjeter gje eshte,ti japesh damken e mafiozit,pa nje vendim gjykate pastaj,kujdesTema se e hani,nuk eshte Rama ai qe duron c’fare do lloj akuze.
Po pse e ka ditur ai që është mafioz. Tani pra doli nga përgjimet. Pse gjithmonë mbuloni m.. me sh.. duke bërë diversion ju të Temës. Kryetari i bashkisë ka bërë korrupsion me këta njerëz dhe e ka ditur sh mirë kurse ju doni t’a ulni . Hani m.. hani
eshte nje lajm i rreme .kazini nuk eshte nen hetim..po shkruani kot genjeshtra..eshte i qendes djathte demokristian.nje tjeter senator eshte nen hetim..po kjo ne itali nuk ndikon shume ne politiken e pergjitheshme .
perdite shikohen ne lajme politikane lokale e qendrore qe hetohen jepet lajmi e kaq nuk behet si ne shqiperi ku merret neper goje gjithe mileti..eshte drejtesia qe informon jo truste informacioni genjeshtrash..dhe ligjet per disinformimet jane te rrepta .partite politike mbajne qendrim ndaj fenomeneve kaq.skam degjuar te behen kallzuese ne prokurori sic behet ne shqiperi.. cdo dite me akuza e kunderakuza..sa me te verteta te jene lajmet aq me mire i sherbehet njerezeve paqes e zhvillimit
Kujdes Tema se po te hodhi ne gjyq Kasini se lan dhe po te shitesh komplet…po te ishte keshtu Rames qe I dolen nja 30 deputete e bashkuake te denuar duhet te ishte zhduk me kohe…..
O Mero….Vertet Casini eshte nje perfaqsues i qendres se djathte italiane,por gjithesesi ne 30 vitet e fundit eshte nje nga politikanet me te rendesishme te Italise.D he duhet te jemi serioze,edhe pse eshte aleat me Bashen dhe mik me Berishen,gjithmone ka qene perkrahes i rendesishem i Shqiperise dhe shqiptareve,pavaresisht kush qeveriste ne Tirane.Dhe realisht politika italiane kurre nuk ka nderhyre ne politike e brendesheme te Shqiperise,megjithe ndihmen e madhe qe ka dhene Italia,pervec faktit qe ne kete vend jetojne e punojne te barabarte me shtetasit italiane mbi 500 mije shqiptare..Prandaj megjith ,,thonjzat,nuk eshte normal nje trajtim i tille i Casinit..Aq me teper qe eshte politikani me afer qendrimeve te Vatikanit….Rama ua dha pergjigjen sot konferencen e shtypit dhe nuk ndihmohet,perkundrazi demtohet me artikuj te tille.
ore po këta kapitalistêt tê gjithé “kasinêr” qënkérkan!!!! Mos vallê e kemi ne kabim qê méndojmê si kamunista?!
Ky shkrim nuk qendron. Te tjerat kuptohen.
Me tregonte nje shok vlonjat , ish inxhinier e sot ne pension .Nga emigrantet e pare ne Itali ku dhe vazhdon te jetoje atje .Me nje koleg po dhe komshi i tij italian qe i kishte shfaqur deshiren te shihte Shqiperine , e bie ne Vlore me traget per nje vizte te shkurter .Sa zbresin i pari vlonjat qe e njohu ne port i therret ; po ku je o mafioz , shyqyr qe u kujtove te vish .Italiani shqetesohet se kupton vetem fjalen mafioz .Shoku mundohej ta sqaronte qe ketu e perdorin me kuptim njeri i zgjuar dhe i shkathet , po aha italiani se mori veten nga tronditja .E per te ardhur ne kohe sot , me falni per fjalorin por kete popull e ka grryer MUTI per themel , themi ne tironcit . Kur jane skandal politikan ,profesor e intelektual , llogarit te pa arsimuarit . Popull qe si do njeri ne planet .
Une nuk besoje te jene Foto Origjinale .Jane te montuara ,. edhe ajo Vidio 7 %. doli nga Ekspertiza se eshte e sajuar…
Besimi ne Sovrsnitetin e z.President ..
AI nuk shkele mbi kushtetuten e Shqiperise .
AI pa dashje ,ka shkelur mbi Djersen e Popullit ,,Floririt te Rezervave e te gjithe Shqiptareve ..
Per kete le tja leme Drejtesise ne vijim.
Gomari i Cepanit me gjithe Ujkun e Vicidolit dhe mezi Lulushe per te vetmen gje qe kane shkelqyer eshte si te pasuroheshin me shpejtesi dhe si ti kthenin njerezit ne skllever. Mendoj se per 30 vjet kane arritur mire. Dekoratat i kishin si kembora qe i vihet bagetive. Se kur do zgjohet ky popull qe i duhet atyre vetem diten e votimit se me pas gjithcka iu duket e vetja ku mund te bejne cte duan. Zvarranik dy thundrak te rrezikshem.
Ti Mero klloun ke qene dhe klloun do mbetesh . Ti kujton se po te shkruash nga keto pacavure je i besueshem ? Te flasesh per ngjarje te kaluara qe na paska dekoruar nje senator italian perpara 7 muajsh qe sot paska dale bashkpuntor i mafies eshte pa kuptim . E para ate e mbante vendi i vet ne detyren me te larte dhe e dyta nuk diheshin punet e pista. Ne qofre se ti Mero ke dokumenta bashkpunimi eshte mire ti nxjerresh po ben mire te thuash edhe dy fjale per qeverine e sotme