Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n!

26 Janar 2021, 19:51Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze, e njohur me emrin “Ndrangheta”, politika opozitare shqiptare u sul të nxjerrë përfundimet. Është e kuptueshme pasi tetë vjet larg pushtetit, të bie sheqeri dhe nuk ke nerva të bësh analizë serioze në mënyrë që të kesh kauza të qëndrueshme dhe mbrojtje të besueshme. Përndryshe mund t’i binin numrit të ndonjë ndërtuesi.

Dhe me dy minuta ky do t’ju shpjegonte pse ekonomikisht ndërtimi mund të ketë qenë rentabël mbase në Italinë e Jugut për veprimtarinë mafioze, diku nga vitet ‘60-70, në kushte të caktuara, por tashmë jo në Shqipëri dhe jo për të pastruar paratë. Pasi lapsi nuk del. Dhe ja arsyet!

Së pari, çdo ndërtues duhet t’i paguajë bashkisë që sa të shkojë të kërkojë lejen, 8% të vlerës së shitjes së investimit. Pastaj 3% si taksë për të pastrehët. Pastaj 1% për përpunim dokumentacioni; një tjetër 1% si sigurim tërmeti; nja 3% arkitektit dhe ja ku jemi tek 16% para të fluturuara ende pa ngulur një kazmë. Pra nëse do të investoni 1 milion euro, shteti ju mori 160 mijë. Vazhdojmë me pronarët që duan 35-50% të sipërfaqes që ndërtohet, e kështu me radhë.

Në fund ai ndërtuesi i zanatit do t’ju thotë se prej 4-5 vjetësh ndërtimi nuk futet te sipërmarrjet me rentabilitet të lartë. Ka kaluar në vendin e dytë, pas turizmit si sektor i ekonomisë dhe norma e tij e fitimit shkon diku tek 10-15%. Çdo ndërtues serioz shqiptar e di se normat shqiptare të fitimit nuk janë oreksndjellëse për mafien dhe jo vetëm: Nuk është e mundur t’i shmangesh kontrollit pasi brenda 72 orësh nga momenti i shitjes së një objekti, ai dhe noteri duhet të deklarojë në Drejtorinë e Pastrimit të Parave vlerën e objektit dhe burimin e parave. Le të vijmë te kullat. E shumta që mund të ndërtohen janë edhe rreth dhjetë të tilla.

Mesa duken bathët, nuk do të mbarojnë as edhe për 20 vjet pasi katër që janë bërë prej tyre, kanë më shumë sesa 8 vjet dhe ende nuk kanë mbaruar ose të jenë rentabël. Sesi mund të bësh kullë dhe mos ta shesësh, por ama pastron paratë, këtë e dinë vetëm shqiptarët. Gjithsesi edhe në rasti më të mirë, dhjetë kulla sikur të kenë edhe 20.000 m2, me një fitim prej 1.000 €/m2, bëjnë gjithë nja 200 milionë fitim që duan nja 20 vjet që t’i marrësh. Dhe duke llogaritur jostabilitetin politik të këtushëm, ku çdo qeveri kërkon gjobën e vet, imagjinoni sa ndjellës është ky treg.

Vijmë tek ana politike. Nisur nga rrëfimet e të zalisurve shqiptarë, Lali Erit duhet t’i kemi frikën. Është i vetmi në këto dy shekuj që paska gjobitur “Ndranghetën”. Dhe jo pak, por me 20%. A ju kripsha trutë! Me gjithë vullnetin për të kryqëzuar Erion Veliajn, puna është që mafia nuk pranon ortakë, nuk mund të gjobitet dhe nuk pranon të kërcënohet. Ndrangheta kalabreze nuk është lacat shqiptarë dhe as sipërmarrësit e trembur që gjobiten nga policë dhe politikanët. Historia e saj është një histori suksesi e sipërmarrjes kriminale. Janë të vetmit nga raca e bardhë që kanë mbijetuar, që bëjnë trafik në të pesë kontinentet dhe investojnë në qendra metropolesh. Rekrutojnë financierët, menaxherët, politikanët më të mirë. Kush u zë rrugën, e paguan me kokë.

Suksesi i saj vjen nga struktura e mbyllur klanore dhe kodi pothuajse mesjetar i nderit. Nëse mafia siciliane apo ajo napolitane u shpërbënë nga tradhtitë, historitë rozë, homoseksuale, nga vaniteti i kapove, “Ndrangheta” është një shoqëri hermetike ku ende forcat e ligjit italiane nuk kanë mundur të çajnë. Ikni dy ditë në Cosenza apo Catanzaro, ose në fshatrat e Reggio Calabrias dhe do të kuptoni udhëtimin në një botë tjetër ku persianet mbahen ende të mbyllura, ku nuk mund të ngacmosh femrat në rrugë dhe ku lupara ende të merr jetën për shumë më pak sesa t’i gjobisësh.

Dhe qershia mbi tortë, është rrëfimi i një kapteri finance që thotë se mund të takojë kryeministrin shqiptar ose ministrat! Këtë përfundim mund ta arrijë dikush që ende ka mbetur me mend në fshatin nga ka ardhur apo tre fakirë nga Catanzaro. A pastrohen para këtu? Patjetër. Por këto janë para të kriminalitetit shqiptar, pasi tregu shqiptar ashtu si shtypi apo politika, është kot, pa fe interesi për një sipërmarrje serioze si mafia italiane. Vetëm se nuk hapin gojë se aty e ngjyejnë edhe ata, opozita./dritare.net

22 komente në “Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n!”

  1. Vari saliun says:

    Nuk kane cfare ti bejne mafias se lalzit dhe meren me ca qe mburren se njohin kete e ate.
    Po jua mbajti gjeni dhe demaskoni se ku i gjeten paret mafiozet e lalzit qe kane vila luksoze me banjo floriri per macen.
    Vilat jane rrjesht sipas rangut mafioz,fillon vila berishovic,e dyta (prane e prane) e familjes meta monika me parti familjare ,muli,medi gerdeci,ndrea prendi etj etj.
    Dhe saliut me lulashin qe vret e pret i vjen keq per ndrageten(ne se eshte e vertete)se po ju meren paret e pista..

  2. Petrit says:

    Nje bravo te madhe.
    I ke thene te gjitha.
    Por nuk na tha diçka.
    Meqenese paska kaq pak interes biznesi i ndertimit perse te lekët e droges dhe krimit investohen ne ndertim????
    Pse bahet gjithe kjo lufte per te ndertuar e sidomos ne tiranë.
    Ata njerëzit e Ndranghetas qe thone se nje meter katror ndertim kishton rreth 510 euro dhe shiten 3-4 mije euro.
    E ti na thua se fitimi eshte vetem 10-15 %.
    Po per lekun e pisët edhe sikur 1 % te jetë fitimi atyr atyre ju intereson pastrimi.
    Ke disa dite qe je qepur propagandes me bukë ne strajce.
    Nuk ke faj se paguhesh per ketë .
    Por lodheni kot. Rilindja ka hik per lesh.
    Te vetmin investim serioz qe mund te beje rilindja eshte te rregulloje pak burgjet sepse do te futen vetë mrena.

    1. ILYRIA says:

      O Petrit Lulo…..po sikur ke qene Kengetare o tu mbyllte……
      Degjo Petrit dhe mos e harro kete………sa kohe ben hije mbi dhe Sal Ram Berisha dhe nja 100 si puna e tij do degjosh shume Historira me Partizane e Gjermane………..Koha do e tregoje ……..me mire shiko punet e hallet e shtepise….ajo eshte shume me e rendesishme per ty Petrit……te tjerat do i marressh vesh te gjitha……..

  3. Astrit says:

    Eshte e vertete qe lali Eri eshte gjobitesi me i madh i indstrise se ndertimit duke i ritur gjobat ndaje ndertuesve dhe kete e dine te gjithe .Me lali Erin ndertuesit filluan te paguanin me shume,por jo gjobe qe shkone ne xhepin e tije,paguajne me shume taksa te cilat ne menyre te ligjeshme kalojnene bashkine e tiranes ne iteres te qytetarve te saje.

  4. genti says:

    what a douche ….

  5. Cipini says:

    Analize “profesionisti”.

  6. Berati says:

    Ky Dritani nuk ishte ai qe thoshte se avionet piper nuk mund te uleshin ne Gjader se u çpoheshin gomat? Apo qe transporti i hashashit me piper nuk ishte fitimprures pasi ngarkesa ishte e vogel dhe kostot te paperballueshme? Çoç i duket vetja dhe ka filluar ti beje fresk Rames qe e flaku per bythe.

  7. Ms says:

    Ti s paske marre vesh gje fare. Ndrangheta nuk investon ne Shqiperi qe te fitoje. Por qe te pastroje parate. T u jape nje çertifikate virgjerie. Edhe po dolen me humbje nuk u dridhet qerpiku se i mbulojne me fitime te nxjerra gjetiu.

    1. Erion says:

      Më rob i trashë së ky Hila nuk bëhet. E lexoj vetëm për të qesh.

  8. Ms says:

    Ti s paske marre vesh gje fare. Ndrangheta nuk investon ne Shqiperi qe te fitoje. Por qe te pastroje parate. T ‘u jape nje çertifikate virgjerie. Edhe po dolen me humbje nuk u dridhet qerpiku se i mbulojne me fitime te nxjerra gjetiu.

  9. Predatori says:

    Sa të ethshëm për të mbrojtur Lali legenin. Po ndoshta as ai dhe as Lideri Suprem mund të mos kenë bashkëpunuar kësaj rradhe me mafian italiane, por që politikanët tanë të të gjitha krahëve janë të korruptuar, këtë vetëm naivët, budallenjtë dhe pit bullat e sulmit të gazetës së Ymerit e besojnë.

  10. Dori says:

    Po si s’ke turp e thua budallalleqe te tilla me dashje? Edhe ju e dini fare mire si eshte e vertete.
    1) Mafia perfshire ‘ndrageta korrupton zyrtare duke i paguar ne menyre te majme. Mjafton te lexosh Savianon (s’po te them te ndjekesh Gratterin) per te mesuar qe mafiet futen ne territore te reja duke paguar. Madje edhe Kalabri, kur ‘ndrageta do nje lokal, bie fjala, e blen, nuk kercenon me. Kshu qe po, Veliaj fare mire mind ti kerkonte 20% ‘ndrangetas.
    2) Mafiet duan ti pastrojne parat, jo ti fusin ne biznes per te nxjerre fitim, kete e di gjithkush, pervec autorit normalisht.
    Fitimi vjen nga shitja e kokaines, shume here me rentabel se ndertimi.
    Madje pastrimi i parave sjelle nje kosto. Perseris, kete e dine edhe femijet.

    Artikull shume i dobet.

    1. tema says:

      Kèto fakte i di ti Svianoja qe si ka thene dhe luli me tre calbrezet terron! Nuk i di as europa asnje gazet investigative europiane a aerikane dhe asnje zyrtar ne italy a gjetke ,,apo te gjth me edi ramen dhe coza nostren !!!!

  11. Gop says:

    Po atehere si shpjegohet qe po ndertohet apo per qef….Hila ja ke fut kot po kot fare…ke ajo llog harrove bakshishin 30%….. kjo llog ka bere qe ndertuesit normale te dalin nga tregu e te punojne vetem ata qe kane leke jo gjaku…..e ca ish basketbollista…..

  12. Dikur kisha rrespekt .
    Por te lexosh te tilla idiotizma ke kalu cdo kufi.

  13. Agim says:

    Te lumte z.Hila.Shkrim shume I sakte, bindes, I qarte ,logjik dhe I shkruar mjeshtërisht. Mos u trisht nga llapaqenet, ata jane pjella dhe apostuj te se keqes.
    Nderime ju dhe punes suaj!

  14. Plugu says:

    Bravo zoti Hila.Nje analize shume e mire.Mos degjo ata qe te kritikojn se nuk ke shkruar ne interes te tyre, prandaj u je bje hunda ne mut.

  15. pjeter says:

    Zoti Dritan fjala “rentabel” ne shqip si shkruhet? Eshte e veshtire per ty te shkruash me/pa rendiment ? Apo te duket me “TRENDY ” “rentabel” ???????

  16. Kozmo says:

    PJESEN E MBROJTJES SE 20%, E KA MARRE VETE NE DORE LALI ERI, DUKE E PADITUR, TE PADITUREN GRIDA DUMEN, E CILA NE VEND QE TE FSHIHET DHE MOS TE DALE FARE NE SKENE, PER TE GJITHA SKANDALET E SAJ,AJO MERR GUZIMIN TE BEJ DHE AKUZA . ?
    NUK KE SE CFARE TI BESH GRIDES, I KA PLASUR CIPA. TANI AJO PERDORET NGA VARTESIT E SAJ, SI MARIONETTE. ?‍♀️

  17. laramani njengjyresh says:

    Parate e zeza nuk lahen e shpelahen ku ka rendiment te larte o avokat i Rames qe te ka vene shkelmin dhe ti i pergjerohesh per besnikeri qeni. Parate e zeza pikerisht ne sektoret jo-rentabel investohen, aty ku interesi eshte i vogel, kryesorja eshte te ligjerohen e jo te shumfishohen o idiot!

  18. Shpiragu me vija says:

    Hila e di qe keto jan dokrra, por thot hajde mo se ndoshta genjehen nga 2-3 vet plus militantet

    Ore po si sju ven turp dhe mbroni dokrra te tilla. Ju gazetaret Duhet te jeni ata qe informoni njerzit e thjesh, po ju jeni ber ca majtas e ca djathtas ehe na tregoni perralla. po lepijani bythen rames dhe bashes se dicka do fitoni

    sikur Edhe 1 gram llogjike te kesh do kuptosh qe leket e bera me pislleqe Duhet te legalizohen ne nje menyre apo nje tjeter, dhe rruga me. elehte eshte investim ne ndertim

  19. I larguar por shqiptar says:

    Nuk mund te presesh gje tjeter nga nje ndyresire si ky sahanlepires i rilindjes . Nuk ka fitim ne ndertim thote ky legen! Uroj qe mafia kalabreze ta coje deri ne fund misionin qe ka filluar e ti presi koken ketyre bastardeve qe e moren ne qafe ate vend te bukur dhe ate popull te vuajtur e te fjetur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje