Partizani, prezantohet sulmuesi Ferhan Hasani: Kam pasur dëshirë që të luaj në Shqipëri

26 Janar 2021, 10:58Sport TEMA

Ferhan Hasani është prezantuar tek klubi i tij i ri, Partizani.

Sulmuesi i njohur ka firmosur një kontaratë që do e mbaj të lidhur me “demat e kuq” për 18 muaj.

Ferhan Hasani ose “Buba” siç njihet ndryshe, është një nga goditjet e bujshme në këtë merkato janari për Partizanin, ndërkohë që më herët tek ky ekip u prezantuan dhe Murataj me Junior.

Gjatë prezantimit të Hasanit që do mbajë të veshur fanellën me numër 24 ishte dhe drejtori i përgjithshëm i klubit Olsi Rama.

“Kampionatin e di mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndej edhe me shumë.

Për sa i përket anës sime se nuk kam ndeshje në këmbët. Unë do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap më të mirën për të arritur formën. Si do shkojë nuk e di, atë do e tregojë koha. Unë nuk do jem ndryshe, do jem si futbollistët e tjerë.

Edhe Rama e tha më herët. Kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë, që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur dëshire të bashkohesha me Partizanin”, ishin fjalët e para të Hasanit si lojtar i Partizanit.

(TemA)

1 komente në “Partizani, prezantohet sulmuesi Ferhan Hasani: Kam pasur dëshirë që të luaj në Shqipëri”

  1. Www says:

    Edhe ky shkrim është përkthim me google???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje