"Rënie pikiatë e largime masive nga LSI"! Kryemadhi 'rrëzon' sondazhet: Jemi e vetmja parti në rritje. S'bëjmë, më kushton fytyra pazare

26 Janar 2021, 23:08Politika TEMA

Sipas disa sondazheve të publikuara, parashikohet një rënie “pikiate” te LSI, por Monika Kryemadhi mendon ndryshe.

Sipas Kryemadhit, LSI është e vetmja parti në rritje në Shqipëri, përfshirë dhe partitë e mëdha, duke i “rrezuar” te gjitha sondazhet, të cilat zbuluan se LSI ka humbur mbështetjen e qytetarëve.

Madje në Berat u shkri dega e Gjerovenit me 140 anetarë, ndersa i jane larguar emra te rendesishem te lidership;it te partise si Nasip Naço, Lefter Koka, Elez Gjoza etj.

Por paravësisht rezultateve të sondazheve dhe largimeve të figurave të njohura të LSI-së, Monika Kryemadhi pretendon se partia që ajo drejton është e vetmja parti në rritje në Shqipëri.

Debati në emisionin “Real Story”:

Murati: Pavarësisht se morët rezultat të lartë në 2017, çfarë ka ndryshuar sot?

Kryemadhi: Asnjë parti politike…, të gjitha kanë pasur luhatje. Vetëm LSI është në rritje, madje dhe në 2017 me të gjitha partitë e mëdha kundra, dhe bandat kundra.

Murati: Programi apo kandidatët më të mirë?

Kryemadhi: Nuk gjykoj se është më i mirë as se 2005, 2009, 2013 apo 2017. Është më i thjeshtë dhe emergjent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje